KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kush flet në emër të Evropës në tryezën për paqe në Ukrainë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kush flet në emër të Evropës në tryezën për paqe në Ukrainë?
AnalizeBotaOpinionPolitikeZhvillim

Kush flet në emër të Evropës në tryezën për paqe në Ukrainë?

Përditësimi i fundit: 20 Nëntor, 2026 8:50 am
1k Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Diplomacia për Ukrainën është në aktivitet të plotë. Krahas takimit mes krerëve të Kinës, SHBA-së dhe Rusisë, Xi Jinping, Donald Trump dhe Vladimir Putin, këtë të enjte (19.11.2026) në Berlin u mblodh edhe i ashtuquajturi Koalicion i të Vullnetshmëve për të diskutuar për përfundimin e luftës agresore të Rusisë dhe mbështetjen për Ukrainën.

Vetëm javën e kaluar, evropianët ranë dakord për krijimin e një ekipi negociator që do të përfaqësonte kontinentin në negociatat e mundshme të ardhshme të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë. Ekipi përbëhet nga të ashtuquajturat shtete E5: Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Polonia, si dhe nga përfaqësues të Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian.

Marrëveshja u arrit pasi dy negociatorët amerikanë sinjalizuan se Evropa duhej të ishte e pranishme në tryezën e raundit të ardhshëm të negociatave. Në bisedimet e zhvilluara në Abu Dabinë fillim të javës së kaluar, delegacionet e shteteve që janë përzgjedhur tani kishin qenë të pranishme, por nuk ishin përfshirë drejtpërdrejt në bisedime.

Kaja Kallas pa mandat negociues

Përpara takimit, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, e cila shpesh cilësohet edhe si kryediplomatja e BE-së, kishte shprehur gatishmërinë për të marrë rolin e kryenegociatores: “Kur bëhet fjalë për sigurinë evropiane, traktatet janë shumë të qarta. Antonio Costa dhe Përfaqësuesja e Lartë e përfaqësojnë BE-në në çështjet e sigurisë.”

Antonio Costa është presidenti i Këshillit Evropian, organi ku përfaqësohen të 27 shtetet e BE-së. Kallas shtoi, se krerët e shteteve dhe qeverive mund të merrnin tani një vendim tjetër. Por kur në vitin 2024 u vendos se kush do të merrte postet kryesore në Bashkimin Evropian, kishte qenë e qartë se gjatë pesë viteve të ardhshme do të zhvilloheshin negociata me Rusinë.

Kaja Kallas jo fort e gatshme për kompromis?

Sipas traktateve të BE-së, Përfaqësuesja e Lartë drejton politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Unionit. Kjo përfshin edhe përfaqësimin e BE-së në këto fusha diplomatike dhe zhvillimin e dialogut me palët e treta.

Sabina Lange, studiuese në Qendrën për Studime Diplomatike, Ekonomike dhe Juridike në Universitetin e Lubjanës, e mbështet argumentimin e Kallasit. Sipas saj, shtetet anëtare nuk do t’i shkelnin traktatet, pasi në politikën e jashtme ekziston një hapësirë e gjerë veprimi. Megjithatë, ky vendim do të kishte pasoja politike.

Lange sheh disa arsye për qëndrimin e evropianëve. Ato lidhen nga njëra anë me vetë Kaja Kallas dhe nga ana tjetër me institucionin që ajo përfaqëson. Kallas mund të perceptohet si një “negociatore veçanërisht e fortë” dhe pak e gatshme për kompromis, e për këtë arsye mund të refuzohet nga pala tjetër. Ish-kryeministrja estoneze njihej si kritike e ashpër e Rusisë që në kohën e emërimit të saj. Veçanërisht nga Gjermania, estonezja është kritikuar edhe për qëndrimin e saj ndaj Izraelit.

Në nivel institucional, pozita e saj mund të dobësohet nga fakti se ajo është e lidhur me mandatin e shteteve anëtare dhe për këtë arsye nuk ka autonomi të plotë në negociata, thotë politologia Lange.

Dobësohet institucioni i Përfaqësueses së Lartë të BE-së?

Paul Taylor, studiues i asociuar në institutin evropian të analizave European Policy Centre (EPC), përmend krahas arsyeve personale edhe faktin se shtetet anëtare nuk dëshirojnë të heqin dorë nga sovraniteti i tyre kombëtar në një çështje kaq të rëndësishme, ku bëhet fjalë për luftë dhe paqe.

Taylor i konsideron këto zhvillime si një “goditje të rëndë” si për Kallasin, ashtu edhe për institucionin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së. Në një prononcim për DW, analisti politik thotë se Kallas mund ta rifitonte disi pozicionin e saj, nëse do të hartonte së bashku me ministrat e Jashtëm një mandat të mirëfilltë negociues.

E pyetur për përpjekjen e saj të pasuksesshme, Kallas theksoi se vazhdon të jetë e gatshme ta marrë përsipër këtë detyrë. Në të njëjtën kohë, ajo u shpreh e lehtësuar që kjo çështje, të paktën për momentin, është sqaruar dhe se tani vëmendja mund të përqendrohet te përmbajtja e negociatave. “Ka mjaft punë për të gjithë”, tha politikania estoneze.

A do ta pranojë Rusia ekipin negociator?

Ndërkohë, pala ruse po jep sinjale të përziera nëse do ta pranojë ekipin negociator prej të paktën shtatë anëtarësh.

Pas takimit me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin amerikan Donald Trump, kreu i Kremlinit Vladimir Putin deklaroi se përfaqësuesit evropianë mund të vinin në Moskë për të paraqitur qëndrimin e Evropës. Më pas do të vendosej se në çfarë formati do të vazhdonin bisedimet me Ukrainën.

Por as nga këndvështrimi evropian kjo çështje nuk është mbyllur përfundimisht. Është e vështirë të përfytyrohet që në negociatat e nivelit më të lartë të vendosen plot shtatë karrige për përfaqësuesit e Evropës, krahas presidentëve të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës.

Pyetjen se kush do ta përfaqësonte Evropën në bisedime të mundshme katërpalëshe, kancelari gjerman Friedrich Merz e hodhi poshtë javën e kaluar në Dublin si të parakohshme.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Takimi i parë trepalësh Trump-Xi-Putin përmbyllet me deklaratë katërpikëshe
Artikulli tjetër Qeveria gjermane konstaton përkeqësim të lirisë fetare në mbarë botën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.