KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kushtetuesja shqyrton kërkesën e partive të vogla për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kushtetuesja shqyrton kërkesën e partive të vogla për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
AktualePolitike

Kushtetuesja shqyrton kërkesën e partive të vogla për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Përditësimi i fundit: 4 Dhjetor, 2024 12:26 pm
96 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot ankimimin e disa partive të vogla si dhe deputetëve të opozitës për ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor, të miratuara në fund të korrikut nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

Ata kërkojnë shfuqizimin e nënit 67 të ligjit të “Kodit Zgjedhor”.

Kërkesa lidhet me çështjen e “listave të kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive politike”, i cili me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor parashikon që lista e deputetëve do të jetë pjesërisht e hapur.

Në padi specifikohet se deputetët duhet të vendosen nga qytetarët, jo partitë, ndërsa kanë kërkuar lista të hapura.

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi e quajti iniciativën e tyre përmes ankimimit në Kushtetuese si të domosdoshme për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Ai i kërkoi anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të shqyrtojnë a është e moralshme kjo marrëveshje PS e PD e kthyer tashmë në ligj.

“Ky ligj që është sot i ka të gjithë elementët për të qenë kushtetues. Ju mund ta kaloni, por dhe mund ta ndryshoni. Unë them se Gjykata Kushtetuese duhet të shkojë në thelb të ligjit. Mazhorancat kanë të drejtën e vet të bëjnë ligje.

Në këtë rast kemi një marrëveshjes mes dy mazhorancave, PD e PS, por Gjykata Kushtetuese nuk është thjesht për të mbrojtur mazhorancën apo për t’i dhënë të drejtë, por për të mbrojtur minorancën.

Kështu garantohen të gjithë palët. Edhe zotërinjtë e dy palëve të mazhorancës që kanë bërë këtë marrëveshje që është kthyer me ligj të ruajnë të drejtat e veta që kanë pretenduar por dhe pjesa tjetër e shqiptarëve që mendojnë për ndryshim të kenë mundësi të marrin të drejtat e veta.

Kanë bërë një gardh, kanë rrethuar kundërshtarët e vet që t’ia bëjnë të pamundur të konkurrojnë politikisht”, tha Shehi.

“Si mendoni a mund të mbushë një parti 1/3 e votave që t’i burojë e drejta që të marrë një kandidat nga lista e hapur kjo është e pamundur në të gjithë territorin e Shqipërisë.

A duhet patjetër që të mbash një të tretën e listës që të hyjë dikush prapa që të marrë shumë më tepër vota, sesa ato kanë hyrë në listën e mbyllur është shkelje e parimit, se nuk jemi të barabartë. Janë të gjitha shanset, do i bënit  një nder të madh sensit të shtetit shqiptar.

Në një farë mënyrë jo se do i bënit favor disa parti të vogla, se ato hyjnë në parti të mëdha”, theksoi ai.

Nga ana tjetër Adriatik Lapaj, nga “Shqipëria Bëhet” tha se cenohet e drejta e shtetasit për ta trajtuar votën e tij si të barabartë dhe për të zgjedhur ata që realisht dëshiron.

“Këtu në jemi për të diskutuar a cenohen parimet kushtetuese nga ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

A ka mundësi që në vendin tonë bazuar në këtë ligj të ketë rrotacion politik të shëndetshëm. Kushtetuta në përcaktimin e vet parashikon që jo më pa se 2/3 e listës duhet të jetë të hapur. Kushtetuta në përcaktimin e vet mbylljen e listës nuk e përcakton si detyrim por e lë si opsionale.

Qytetarët mund të zgjedhin ose jo të aderojnë në një parti politike, ligji themelor i partive politike është statuti i vet.

Pjesëmarrja e shtetasve në zgjedhje, dhe mënyra si votohet dhe rezultati që del nga zgjedhjet nuk është një zgjedhje e shtetasve, por një detyrim që shtetasit i vjen nga kuadri ligjor që miratohet nga parlamenti.

Për ketë arsye cenohet e drejta e shtetasit për ta trajtuar votën e tij si të barabartë dhe për të zgjedhur ata që realisht dëshiron”, tha Lapaj.

Konkretisht forcat politike që kanë bërë ankimim janë partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, organizata “Shqipëria Bëhet”, partia “Nisma Thurje”, Lulzim Basha, Orjola Pampuri, Merita Bakiu, Gëzim Ademaj, partia “Aleanca Demokracia e Re”, partia “Lëvizja Demokratike për Ndryshim”, partia “Kombëtare Konservatore”.

 

Marrë nga Oranews.TV

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

A është Trump më keq se Obama? Bomba iraniane

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vdekshmërinë nga grimcat e pluhurit

“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Greqia vendos kufizime të rrepta për dhënien me qira të apartamenteve për turistët
Artikulli tjetër Ministri Hoxha për sulmet kibernetike: Rusia synon destabilizimin e rajonit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Prokuroria: Korrupsioni ka shënuar rënie, gjatë vitit 2025
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 8 Maj, 2026
Projektet “e dështuara” të së ardhmes digjitale
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE-së
Analize Koment Kryesore Politike Sociale 8 Maj, 2026
Avioni më i madh transportues në botë zbarkon në Kosovë
Aktuale Fokus Rajoni Sociale Te Tjera 8 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.