KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Landet përpara zgjedhjeve në Gjermani
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Landet përpara zgjedhjeve në Gjermani
BotaPolitike

Landet përpara zgjedhjeve në Gjermani

Përditësimi i fundit: 16 Gusht, 2024 9:32 am
111 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Shumë gjermanolindorë janë skeptikë ndaj ndihmës për Ukrainën dhe kërkojnë që të negociohet me Rusinë. Kjo temë dominon fushatën elektorale për zgjedhjet e parlamenteve të landeve në Saksoni, Tyringji dhe Brandenburg.

Politika e jashtme prej kohësh është konsideruar si temë, që negociohet në Berlin, pra vetëm në kryeqytetin gjerman. Atje është selia e qeverisë federale e po ashtu edhe përgjegjësia për politikën mbi çështjet e sigurisë dhe të jashtme të vendit si dhe për luftën apo paqen.

Ndaj debate për politikën e jashtme ka pasur gjithmonë vetëm në fushatat elektorale për zgjedhjet parlamentare në nivel federal. Por aktualisht në fushatën elektorale për zgjedhjet në tre lande në lindje të vendit tema e luftës në Ukrainë dhe mundësitë për të negociuar me Rusinë, pra me Putnin, për një aarmëpushim që t’i jepet fund luftës, po dominon garën dhe mitingjet elektorale.

Arsyeja është, se në Tyringji, në Saksoni dhe më vonë edhe në Brandenburg pas pak javësh do të zhvillohen zgjedhje për parlamentet rajonale. Në këto lande çështja e qendrimit të Gjermanisë ndaj luftës sulmuese ruse në Ukrainë dhe furnizimet me armë gjermane në Kiev janë në fokus dhe madje një nga temat më të rëndësishme për momentin.

Edhe çështja, nëse ushtria gjermane (Bundeswehr) duhet të pajiset me armë të reja nga SHBA dhe nëse sistemet e armatimeve nga SHBA duhet të dislokohen në Gjermani. Për të gjitha këto tema popullsia në landet lindore është skeptike. Kësisoj politikanët e landeve po kthehen në ekspertë të politikës së jashtme.

Një votë për luftën dhe paqen?

Edhe më i prerë është pozicioni i Sahra Wagenknecht, themeluesja e partisë që mban emrin e saj “Aleanca Sahra Wagenknecht” (BSW). Kjo parti e re e ish-politikanes së partisë „E Majta”, është themeluar në fillim të vitit dhe tani kryeson në Tyringji pak më shumë se dy javë përpara zgjedhjeve me rreth 20 përqind të votave. Ndaj pas zgjedhjeve fjala e saj mund të ketë peshë në përpjekjet për kirjimin e koalicionit të qeverisë së landit. Wagenknecht në shumë raste së fundi ka theksuar, se BSW do të marrë pjesë në përbërjen e qeverisë, vetëm nëse koalicioni refuzon dislokimin e armëve të SHBA-së në Gjermani duke filluar nga viti 2026.

Edhe pse kjo çështje nuk vendoset në kryeqytetin e Tyringjisë, Erfurt, por në Berlin. Armët duhet të dislokohen në Gjermani nga viti 2026, edhe në sfondin e politikës agresive ruse. Në intervistë me radion kombëtare gjermane “Deutschlandfunk” Wagenknecht nënvizoi madje, se: “Zgjedhjet në lindje janë edhe një votë për luftën e paqen.” Me fjalë të tjera: Kush mbështet Ukrainën, vendin e sulmuar, është për luftën. Zgjedhësit e saj, thotë Wagenknecht, presin që ajo të angazhohet, që të mos rritet rreziku i luftës në Gjermani.

Kretschmer: Kina dhe India duhet të influencojnë tek Putini

Edhe kryeministrat e Saksonisë dhe Brandenburgut, Michael Kretschmer (CDU) dhe Dietmar Woidke (SPD) spikasin me deklarimet e tyre për politikën e jashtme. Kretschmer në sfondin e debateve për buxhetin federal ka kërkuar shkurtimin e ndihmave për Ukrainën dhe nisma diplomatike për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës. Në bisedë me rrjetin redaksion RND ai tha: “Unë bëj thirrje për përforcimin e përpjekjeve diplomatike. Ne na duhen aleanca p.sh. me Kinën dhe Indinë, që mund të influencojnë tek Putini, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për armëpushim.” Ngjashëm u shpreh edhe Woidke.

Sondazhet tregojnë qartë skepticizmin ndaj mbështetjes për Ukrainën

Arësyeja për pozicionimet e papritura të politikanëve rajonalë mbi politikën e jashtme ka të bëjë me skepticizmin e fortë të popullsisë kryesisht në landet në lindje të Gjermanisë lidhur me kursin ndaj Ukrainës që ndjek qeveria e koalicionit të SPD-së, Ekologjistëve dhe FDP-së. Që nga fillimi i luftës në mars 2022 Gjermania e ka mbështetur Ukrainën me rreth 23 miliardë euro, me armë, me ndihma direkte në para, me ndihma humanitare.

Kësisoj Gjermania është pas SHBA-së, mbështetësja me e madhe për Ukrainën e sulmuar. Instituti i demoskopisë Forsa konstaton në landet e lindjes, se: 34 përqind e të anketuarve mendojnë, se Gjermania po bën shumë për ta mbështetur Ukrainën. 32 përqind janë për furnizimin me armë të rënda në Ukrainë, si p.sh. tanke.

AfD dhe BSW kundër kursit të qeverisë ndaj Ukrainës

Ndërkohë që në nivelin federal opozita konservatore CDU dhe CSU në përgjithësi e mbështet kursin e qeverisë ndaj Ukrainës, së fundi dy parti kryesisht në lindje i refuzojnë prerazi furnizimet me armë në Ukrainë dhe kërkojnë që të negociohet me Rusinë: Partia populiste e djathtë “Alternativa për Gjermaninë”dhe “Aleanca Sahra Wagenknecht”.

Ndërkohë që partitë e koalicionit qeverisës si dhe opozita CDU/CSU, duke iu përmbajtur kursit për mbështetjen e mëtejshme të Ukrainës si dhe për dislokimin e armëve të SHBA-së nga viti 2026 gjithnjë e më shumë po humbasin mbështetje në elektorat lidhur me këtë temë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Wizz Air bëhet partner i Federatës Shqitpare të Fubollit

Tri kompani “padisin” Vangjel Tavon, në KPP

FMN: Bota rrezikon të hyjë në recesion, nëse lufta me Iranin vazhdon

Ron Yeffet vodhi ambasadën e Togos në New York dhe i bëri gol avokatëve të Erion Veliajt

Samiti i Diasporës: Efekti propagandistik e tejkalon ndikimin real

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Studimi: Njerëzit plaken në mënyrë drastike në 44 dhe 60 vjeç
Artikulli tjetër Manchester City rrezikon zbritjen nga kategoria, në fillim të 2025-ës, për shkelje financiare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qiratë në Shqipëri u rritën më shumë se mesatarja e BE-së
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 15 Prill, 2026
Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore 15 Prill, 2026
Greqia gati shpimet në Jon/ Në media, hartat e kufirit të pazgjidhur me Shqipërinë
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Kryesore Rajoni 15 Prill, 2026
SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 15 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.