KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ligjvënësit republikanë amerikan me projekt-buxhet për të shmangur mbylljen e qeverisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Ligjvënësit republikanë amerikan me projekt-buxhet për të shmangur mbylljen e qeverisë
BotaPolitikeZhvillim

Ligjvënësit republikanë amerikan me projekt-buxhet për të shmangur mbylljen e qeverisë

Përditësimi i fundit: 8 Mars, 2025 10:13 pm
108 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ligjvënësit republikanë paraqitën të shtunën një propozim për shpenzimet buxhetore që do të siguronte financimin për agjencitë federale deri më 30 shtator, ndërsa pritet që të ketë një përballje të fortë me ligjvënësit demokratë në lidhje me konturet e shpenzimeve qeveritare.

Presidenti Donald Trump tha të shtunën se Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati kanë përpiluar një “projekt-ligj financimi shumë të mirë” dhe u bëri thirrje ligjvënësve republikanëve që ta votojnë atë javën e ardhshme, duke paralajmëruar se demokratët do të “bënin çdo gjë” për ta mbyllur qeverinë.

“Ju kërkoj të na jepni disa muaj që të arrijmë deri në shtator dhe të mundemi të vazhdojmë të vendosim rregullin në ‘shtëpinë financiare’ të vendit tonë”, tha Presidenti Trump në një mesazh në rrjetin social Truth Social. “Demokratët do të bënin çdo gjë që munden për ta mbyllur Qeverinë tonë dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë”.

Projekt-ligji prej 99 faqesh do të ofronte një nxitje të lehtë të programeve për mbrojtjen, ndërsa do të kufizonte programet e tjera nën nivelin e vitit buxhetor 2024. Kjo përqasje ka gjasa të mos pranohet nga shumica e ligjvënësve demokratë që kanë këmbëngulur prej kohësh që shpenzimet për programet e mbrojtjes të lëvizin në të njëjtin drejtim me programet e tjera.

Drejtuesi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries tha më herët këtë javë se grupi demokrat do të mblidhej për ta shqyrtuar propozimin në “momentin e duhur”, por ai përdori një ton më të fortë të premten.

Ligjvënësi Jeffries tha se demokratët janë të gatshëm të negociojnë për një “marrëveshje shpenzimesh dypartiake, domethënëse, që vendos njerëzit punonjës të parët”, ndërsa vuri në dukje se propozimi rrezikon të shkurtojë financimin për programe kyçe, si ato në mbështetje të veteranëve apo familjet me të ardhura të ulëta.

Kongresi duhet të marrë vendim deri në mesnatën e së premtes, për të shmanguar një mbyllje të pjesshme të qeverisë. Republikanët kanë një shumicë 218 – 214 në Dhomën e Përfaqësuesve dhe miratimi me votë mund të mos ndodhë edhe nëse vetëm dy ligjvënës republikanë nuk e mbështesin propozimin. Situata paraqitet edhe më e vështirë në Senat, ku do të nevojiten 60 vota pro, nga 100, dhe ku do të duhet që të paktën shtatë senatorë demokratë të votojnë në favor të projekt-ligjit, nëse të gjithë 53 senatorët republikanë votojnë pro.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria miraton zonat, e gjithë Shqipëria mbillet hashash
Artikulli tjetër Zelenskiy: Ukraina, plotësisht e përkushtuar për dialog konstruktiv me SHBA

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.