KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Loja e Ramës me Kushtetuesen, a po përgatit lirimin e Veliajt?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Loja e Ramës me Kushtetuesen, a po përgatit lirimin e Veliajt?
FokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Loja e Ramës me Kushtetuesen, a po përgatit lirimin e Veliajt?

Përditësimi i fundit: 4 Nëntor, 2025 8:32 pm
200 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Edi Rama thotë se Gjykata Kushtetuese, pasi vendosi të rrëzojë vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duhet të vendosë edhe lirimin e tij kur të shqyrtojë këtë çështje.

Në një reagim në X, një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Rama thotë me krenari se u vërtetua se ai nuk ka kapur të gjitha pushtetet, siç e akuzon opozita.

Por sa e vërtetë është kjo?! Duket se gjyqtarët kushtetues, nuk bënë asgjë tjetër, veçse pranuan “shkeljen e syrit” nga Rama, i cili nuk kishte ndërmend të bënte zgjedhje në Tiranë. Ata vendosën të mbanin në detyrë Veliajn, që, në fund të fundit, do të thotë që kryebashkiak “de facto” do të jetë Edi Rama.

Kujtojmë se vendimi i trupës kushtetuese, i marrë më 3 nëntor 2025, ishte paralajmëruar më herët nga “Boldnews.al”.

Reagimi i Ramës:

Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo?

2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo?

3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur  parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë, apo jo?

Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë.

Kush fiton nga vendimi i Kushtetueses?

Edi Rama, megjithëse duket paradoksale, është i fituari kryesor nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në favor të Erion Veliajt. Megjithëse, ishte vetë iniciatori i shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës, Rama u duk fare i painteresuar që të vijonte fushatën elektorale për Bashkinë e kryeqytetit.

Kandidatja e tij për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, nuk po shkrepte fare gjatë “fushatës”, ndërkohë që kuotat e Florian Binaj, kandidatit të pavarur dhe të mbështetur nga opozita, po arrinin nivele të larta.

Me “mbajtjen në detyrë” të Veliajt, Rama nuk ka asnjë kokëçarje për të mbajtur Bashkinë e Tiranës me të emëruarit e tij, deri në vitin 2027, kur i përfundon mandati kryebashkiakut të arrestuar.

Erion Veliaj duket se është gjithashtu i fituari i këtij vendimi gjyqësor. Ai arriti të mbajë mandatin e kryebashkiakut, megjithëse besohet se nuk ka asnjë shans për ta ushtruar, përsa kohë mban mbi shpatulla akuzat e korrupsionit për një numër të konsiderueshëm episodesh.

Ndërkohë, vendimi i Kushtetuese në favor të tij, i heq të drejtën Veliajt që t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, ku shpresonte që të merrte një “fitore ndërkombëtare”, për hallin e tij me burgun.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’

Basir Çollaku: ‘82 kontenierë me armë u ndaluan në Spanjë’

Arben Ahmetaj paralajmëron: 2 muajt e ardhshëm shqiptarët do shohin çudira

DW jehonë protestës në Tiranë

Një orë seancë mes vezëve dhe përplasjeve të forta jashtë Parlamentit/ Protestuesit bllokojnë rrugët, policia i arreston

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm KLSH: Shëndetësia e nënfinancuar
Artikulli tjetër 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar nga zjarri, në një shtëpi pleqsh në Tuzla

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Zjarret në vend/ 12 vatra ende aktive
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Champions/ Spektakël në natën e parë
Aktuale Analize Sociale Sporti 9 Shtator, 2026
Shpërthim i fuqishëm në një karburant në zonën e Brrylit, plagosen punonjësit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.