KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar nga zjarri, në një shtëpi pleqsh në Tuzla
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar nga zjarri, në një shtëpi pleqsh në Tuzla
AktualeAnalizeFokusRajoniSociale

11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar nga zjarri, në një shtëpi pleqsh në Tuzla

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2025 12:34 pm
181 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Njëmbëdhjetë njerëz e kanë humbur jetë dhe më shumë se 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që shpërtheu në katin e shtatë të një shtëpie pleqsh në Tuzlla mbrëmjen e së martës, njoftuan të mërkurën autoritetet në kantonin e Tuzlës, në Bosnje.

Sipas të dhënave të fundit të pakonfirmuara, 30 persona janë shtruar në spital në Qendrën Klinike Universitare në Tuzla, ndërsa numri i të lënduarve që deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore është më i lartë.

Viktimat janë banorë të shtëpisë dhe trupat e tyre do të dërgohen për identifikim dhe autopsi, sipas autoriteteve.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, por autoritetet e kanë nisur një hetim në vendin e ngjarjes.

Drejtori i shtëpisë së pleqve, Mirsad Bakalloviç, dha dorëheqje një ditë pas zjarrit.

Në një njoftim zyrtar disa orë pas zjarrit, shtëpia e pleqve konfirmoi numrin e të vdekurve dhe të lënduarve, dhe shtoi se të lënduarit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Tuzlës.

Sipas saj, mes të lënduarve ka edhe oficerë policie, zjarrfikës, punonjës mjekësorë dhe punonjës të shtëpisë së pleqve në Tuzla.

Një numër i madh zjarrfikësish morën pjesë në shuarjen e zjarrit, ndërsa në vendngjarje shkuan edhe policia dhe shërbimet e emergjencës.

Kryeministri i kantonit të Tuzlës, Irfan Halilagiç, i tha shërbimit publik të Bosnjës se po kërkohet një zgjidhje për strehim të përkohshëm për banorët e shtëpisë.

Kryeministri i Federatës së Bosnjës, Nermin Nikshiç, njoftoi për televizionin boshnjak se Qeveria do të marrë pjesë në rindërtimin e shtëpisë dhe kujdesin për banorët e saj.

“Në periudhën e ardhshme, ne do të formojmë një ekip të Qeverisë së Bosnjës që do t’i vizitojë institucionet nën juridiksionin e Bosnjes dhe do t’u kërkojë autoriteteve të kantoneve të bëjnë të njëjtën gjë për institucionet nën juridiksionin e tyre, kur të ndodhë diçka e tillë, në mënyrë që të mos japin informacione të përgjithshme. Sonte dëgjuam shumë informacione nga banorët. Sidoqoftë, duhet të presim për të parë se çfarë e shkaktoi saktësisht tragjedinë”, tha Nikshiç.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’

Basir Çollaku: ‘82 kontenierë me armë u ndaluan në Spanjë’

Arben Ahmetaj paralajmëron: 2 muajt e ardhshëm shqiptarët do shohin çudira

DW jehonë protestës në Tiranë

Një orë seancë mes vezëve dhe përplasjeve të forta jashtë Parlamentit/ Protestuesit bllokojnë rrugët, policia i arreston

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Loja e Ramës me Kushtetuesen, a po përgatit lirimin e Veliajt?
Artikulli tjetër Demokratët fitojnë tri gara kyçe, Mamdani bëhet kryetari i parë mysliman i Nju Jorkut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Zjarret në vend/ 12 vatra ende aktive
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Champions/ Spektakël në natën e parë
Aktuale Analize Sociale Sporti 9 Shtator, 2026
Shpërthim i fuqishëm në një karburant në zonën e Brrylit, plagosen punonjësit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.