KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Macron i flet popullit francez: Do qëndrojë në detyrë, deri më 2027
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Macron i flet popullit francez: Do qëndrojë në detyrë, deri më 2027
BotaOpinionPolitike

Macron i flet popullit francez: Do qëndrojë në detyrë, deri më 2027

Përditësimi i fundit: 6 Dhjetor, 2024 10:36 am
93 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti francez Emmanuel Macron i është drejtuar kombit mbrëmjen e kësaj të enjte pas dorëheqjes së kryeministrit Michel Barnier, një ditë pas votimit historik të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare që e la Francën pa një qeveri funksionale.

“Do të emëroj një kryeministër të ri në ditët e ardhshme”, tha Macron. “Unë do ta ngarkoj atë për formimin e një qeverie në interesin kombëtar.”

Vet, ai theksoi se do të jetë në detyrë si president i vendit deri në vitin 2027. Ai bëri përgjegjës atë që e quajti bashkim të frontit anti-republikan, për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Michel Barnier.

“E djathta ekstreme dhe e majta ekstreme u bashkuan në një front anti-republikan”, është shprehur presidenti Emmanuel Macron në mesazhin drejtuar popullit francez. “Nuk mund të ketë zgjedhje të reja parlamentare për dhjetë muaj. Dhe në këto kushte Kuvendi [Kombëtar] ka për detyrë të bëjë atë për të cilën është zgjedhur”, ka shtuar ai.

Mocioni i mosbesimit kaloi me 331 vota në Asamblenë Kombëtare, duke e detyruar Michel Barnier të japë dorëheqjen pas vetëm tre muajsh në detyrë – mandati më i shkurtër i çdo kryeministri në historinë moderne franceze.

Macron tha se deputetët që rrëzuan qeverinë “mendojnë vetëm për perspektivën e zgjedhjeve të reja presidenciale”. Kundërshtarët e tij politikë si Marine Le Pen janë kritikuar për përpjekjen për të detyruar zgjedhje të reja, një akuzë e cila është mohuar.

Fjala drejtuar kombit ishte e regjistruar paraprakisht dhe tani ka përfunduar. Ajo ka zgjatur pak më pak se 15 minuta dhe presidenti u bëri thirrje deputetëve në parlamentin e ndarë që të “punojnë së bashku në shërbim të Francës dhe popullit francez”.

Emmanuel Macron është shprehur se qeveria e re do të formohet “në ditët në vijim” dhe do të hartojë një buxhet të ri që do të prezantohet në fillim të vitit të ardhshëm, i cili sipas tij ishte i nevojshëm për të sjellë investime në Francë.

 

Marrë nga Balkanweb.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

A është Trump më keq se Obama? Bomba iraniane

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vdekshmërinë nga grimcat e pluhurit

“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tifozët grekë bëjnë shqiponjën dykrenare në ndeshjen e Euroligës në Beograd
Artikulli tjetër Dritëhijet në garën për kreun e KPP! Si u dhanë pa garë 650 milionë euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Prokuroria: Korrupsioni ka shënuar rënie, gjatë vitit 2025
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 8 Maj, 2026
Projektet “e dështuara” të së ardhmes digjitale
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE-së
Analize Koment Kryesore Politike Sociale 8 Maj, 2026
Avioni më i madh transportues në botë zbarkon në Kosovë
Aktuale Fokus Rajoni Sociale Te Tjera 8 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.