KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mandati i Xhaçkës, kuvendi i kërkon Kushtetueses rihapjen e çështjes
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Mandati i Xhaçkës, kuvendi i kërkon Kushtetueses rihapjen e çështjes
OpinionPolitike

Mandati i Xhaçkës, kuvendi i kërkon Kushtetueses rihapjen e çështjes

Përditësimi i fundit: 9 Korrik, 2024 6:58 am
147 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese rihapjen e çështjes së mandatit të ish-ministres Olta Xhaçka, dhe lidhur me këtë të merret edhe opinioni i Komisionit të Venecias.

Në shkresën e Kuvendit thuhet se duhet të kërkohet një mendim këshillimor nga ana e Komisionit të Venecias, dhe në lidhje me zbatueshmërinë e këtyre parashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtën e një të pestës së deputetëve të Kuvendit për të vendosur në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.

Në kërkesën e Kuvendit po ashtu janë të listuara edhe pyetjet që duhet t’i drejtohen Komisionit Demokraci përmes Ligjit (Komisionit të Venecias) për mandatin e Xhaçkës.

KËRKESA E PLOTË:

Kuvendi i Shqipërisë, me reformën e vitit 2016, ndër të tjera me ligjin nr.99/2016, ndryshoi dhe përmbajtjen e nenit 66, pika 2 e cila tashmë parashikon se “Për shqyrtimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e funksioneve të deputetëve, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të Kuvendit ose të një të pestës së deputetëve”. Kjo dispozitë rezulton që të jetë edhe në fuqi dhe nuk është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Pra kjo dispozitë prezumohet si kushtetuese.

Jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, në këtë rast duket se nuk i ka marrë në konsideratë këto parashikime kushtetuese dhe ligjore.

Theksojmë se një nga rregullat e interpretimit është edhe ai i “Prezumimit kundër inefektivitetit të normës” (Presumption Against Ineffectiveness), sipas të cilit një normë prezumohet efektive dhe jo e pazbatueshme.

Ndodhur në këto kushte krijohet një pasiguri juridike, se përse grupi prej jo më pak se një e pesta e deputetëve nuk mundet që të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, në kundërshtim me rendin kushtetues në fuqi. Për këtë arsye, Kuvendi është i mendimit që duhet të kërkohet një mendim këshillimor nga ana e Komisionit të Venecias, dhe në lidhje me zbatueshmërinë e këtyre parashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtën e një të pestës së deputetëve të Kuvendit për të vendosur në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.

Kërkesa jonë mbështetët në parashikimet e Ligjit nr.8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, e cila në nenin 44/b, parashikon se: “1. Nëse Gjykata Kushtetuese, gjatë shqyrtimit të çështjes, vendos të kërkojë një opinion këshillimor nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, lidhur me zbatimin e të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe protokolleve shtesë të saj ose të kërkojë amicus curia nga organizma të tjerë, ajo vendos pezullimin e shqyrtimit të çështjes. Seanca rihapet menjëherë pas marrjes së opinionit këshillimor nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ose amicus curia. Opinioni i marrë u njoftohet palëve bashkë me datën e seancës”.

Për këtë arsye, kërkojmë që Gjykata Kushtetuese, të riçelë shqyrtimin gjyqësor dhe të vendosë t’i drejtohet Komisionit Demokraci përmes Ligjit (Komisionit të Venecias), me këto pyetje:

Bazuar në parimet e demokracisë parlamentare përfaqësuese, a mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar? Nëse ka përjashtime të tilla, cilat janë ato dhe a kanë lidhje me rastin e mocioneve për pajtueshmërinë e mandatit të një deputetit?

Cilat janë standardet për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit nga organet legjislative të shteteve të ndryshme dhe cili është roli i organit respektiv legjislativ në konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit?

Mbi bazë të cilave standarde do të duhet të interpretohet raporti mes mandatit përfaqësues. jo detyrues që deputetët gëzojnë dhe rolit tyre si anëtarë të Kuvendit në rastin e shqyrtimit të mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit?

Cili është roli i organit legjislativ lidhur me konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit në shtete të tjera dhe a ka një kontroll gjyqësor ndaj vendimmarrjes së tyre?

Nëse po, në ç’raporte është kompetenca që organi legjislativ ka në këtë procedurë, krahasuar me kompetencën e gjykatës përkatëse?

Cili prej këtyre organeve ushtron kontroll thelbësor të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit?

Cili është subjekti që legjitimohet që ta dërgojë çështjen në gjykatën e caktuar?

Cili ës Cilat janë parimet dhe kriteret që do të duhet të merren në konsideratë nga gjykatat për të përligjur ndryshimin e jurisprudencës së tyre?

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Turistët që mbledhin mbeturinat, në Kopenhagen, do të shpërblehen
Artikulli tjetër BIRN: PS po përpiqet ta “kthejë” bashkinë e Himarës, në kampin socialist

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.