KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mark Carney: Kanadaja e tronditur nga tradhtia amerikane, marrëdhënia me SHBA-tnë ka marrë fund
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mark Carney: Kanadaja e tronditur nga tradhtia amerikane, marrëdhënia me SHBA-tnë ka marrë fund
AktualeBotaKomentPolitike

Mark Carney: Kanadaja e tronditur nga tradhtia amerikane, marrëdhënia me SHBA-tnë ka marrë fund

Përditësimi i fundit: 29 Prill, 2025 9:16 am
255 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i ri i Kanadasë, Mark Carney, bëri deklarata të forta në natën e zgjedhjeve, duke shpallur fundin e epokës së afërsisë strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe duke përshkruar marrëdhëniet me fqinjin jugor si një “tragjedi kombëtare”.

“Kanadaja tani e gjen veten në një moment kyç të historisë,” tha Carney, duke folur para mbështetësve të tij në selinë e Partisë Liberale në Ottawa.

Në një deklaratë që sinjalizon një ndryshim të thellë në politikën e jashtme kanadeze, Carney shpalli fundin e asaj që e quajti integrimi historik me SHBA-në:

“Marrëdhënia jonë e vjetër e integrimit me SHBA-në tani ka mbaruar. E kemi kapërcyer tronditjen e tradhtisë amerikane. Duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

Këto komente vijnë në një klimë të tensionuar mes dy vendeve, pas disa përplasjesh publike dhe politike mes Carney dhe presidentit amerikan Donald Trump, i cili më herët gjatë fushatës zgjedhore kanadeze u akuzua nga Carney për “përpjekje për të shkatërruar Kanadanë për ta sunduar atë.”

“Kjo është një tragjedi, por ne nuk do të qëndrojmë të pambrojtur. Do të mbrohemi me vendosmëri dhe do të rindërtojmë lidhjet tona me botën, në bazë të dinjitetit dhe respektit reciprok, jo dominimit,” tha ai në përfundim të fjalimit.

Deklaratat e Carney-t pritet të ndikojnë ndjeshëm në kursin diplomatik të Kanadasë dhe të formësojnë një politikë të jashtme më të pavarur, ndërsa ai përpiqet të konsolidojë një qeveri minoritare dhe të përballet me sfida të mëdha gjeopolitike.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rikthehet energjia elektrike në Spanjë dhe Portugali, por vijojnë problemet
Artikulli tjetër Fenomeni i rrallë atmosferik shkaktoi ‘terrin’, në Spanjë dhe Portugali

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.