KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve
AnalizeKryesorePolitikeZhvillim

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

Përditësimi i fundit: 25 Qershor, 2026 2:38 pm
169 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kryetari i grupit socialist, Taulant Balla tha se kërkesa e demokratëve nuk përmbushte kriteret e rregullores së Kuvendit.

“Nuk i njohim si përfaqësues të protestës,” tha ai për mediat pas mbledhjes dhe pretendoi se PD gjithashtu i kishte deformuar kërkesat e protestuesve.

Ndërkohë, ai aludoi pa ofruar prova se protestat apo partitë politike që mund të formohen nga protesta kishin lidhje me shtete që konsiderohen si jomiqësorë me Shqipërinë, si Irani dhe Rusia.

Grupi Parlamentar demokrat kërkoi zhvillimin me urgjencë te një mocioni me debat e konsideruar se protestat e vazhdueshme duhej të merreshin në konsideratë nga parlamenti.

Në kërkesë u jepej zë disa prej pikave të parashtruara nga protestuesit, si dorëheqja e qeverisë, shfuqizimi i kuadrit ligjor për investimet strategjike, “Paketa e Maleve”, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura dhe ndryshimet në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se kërkesa përçonte shqetësimin e qytetarëve për të kërkuar llogari nëse do të adresohen këto shqetësime nga institucionet.

“Protesta e qytetarëve shqiptarë ka marrë vëmendjen e eurodeputetëve në seancën e fundit plenare të Parlamentit Europian. I vetmi Parlament në rruzullin tokësor që nuk i ka kushtuar asnjë vëmendje shqetësimeve të qytetarëve prej 26 ditëve në shesh është Parlamenti i Shqipërisë”- tha ai për mediat.

Konferenca e Kryetarëve po ashtu nuk futi në kalendar të punimeve një tjetër kërkesë të opozitës që kërkonte mocion me debat mbi rezolutën e fundit të Parlamentit Europian ku adresohen problematikat e progresit të vendit tonë drejt integrimit, me një nen të posaçëm që kërkon moratorium për ndërtimet në zonat e mbrojtura dhe anulimin e dispozitave ligjore që mundësojnë këto ndërtime.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Akademikë ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri
Artikulli tjetër Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.