KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mblidhet Kryesia e PD-së, pas dënimit të Salianjit, vendimi: Më 6 tetor nisin protestat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Kryesore > Mblidhet Kryesia e PD-së, pas dënimit të Salianjit, vendimi: Më 6 tetor nisin protestat
KryesorePolitike

Mblidhet Kryesia e PD-së, pas dënimit të Salianjit, vendimi: Më 6 tetor nisin protestat

Përditësimi i fundit: 27 Shtator, 2024 6:53 am
96 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Opozita do të nisë protestat më 6 tetor, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg.

Ky ishte vendimi i marrë mbrëmë nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila zgjati për rreth 3 orë.

“Nisje e aksionit në datën 6 tetor, strategjinë e aksionit e ngarkuam në sekretariatin e partisë”, mësohet të jetë thënë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura.

Në mbledhjen urgjente, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka propozoi se duhet të zhvillohen protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore, të porteve dhe universiteteve.

“Protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore, të porteve, aeroporteve dhe universiteteve”, mësohet të ketë thënë Noka.

“Ose të qëndrojmë dhe të justifikojmë besimin e votuesve, ose ne nuk meritojmë të qëndrojmë në këtë karrige dhe të përfaqësojmë demokratët, detyra jonë është të ngrihemi, ky regjim nuk ndalet ndryshe”, tha Noka më parë, gjatë zhvillimit me dyer të hapura të mbledhjes.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në protesta në mbështetje të Salianjit.

Berisha: Prandaj, të dashur miq, të lëmë çdo gjë. Nga mëngjesi gjer në darkë t’i përkushtohemi betejës. Nuk jemi ne opozitë për t’u mposhtur në këtë mënyrë. Nuk jemi ne opozitë për t’u mposhtur nga një kryebandit. Nga një kryehajdut që kombi nuk e ka pasur në histori si Edi Rama.

Nuk jemi ne si opozitë për t’u mposhtur nga bandat e qeverisë. Ndaj dhe të themi ndal tani, është radha jonë. T’i kthehemi këtij regjimi, t’i kthehemi ditë për ditë, t’i kthehemi gjer në fitore. Të lëmë çdo gjë, Salianji është secili prej jush.

Ervin Salianji bëri detyrën që kishin detyrë secili prej nesh. Ervin Salianji që u dënua sot nga Geron Xhafa, prestanom i Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, u dënua në mënyrë që ne të mos çelim më gojën. U dënua që të na thonë se fatin e tij do pësoni po na sulmuat. Atëherë o burra në shesh në një betejë të pandalshme.

Ndaj dhe cilido që mendon ndryshe, do respektohet mendimi i tij. Por një gjë, opozita kaq e fuqishme nuk mundet kurrë të poshtërohet, të nënshtrohet, të pranojë shtypjen. Nuk del kurrë në klandestinitet, por i qëndron dhëmb për dhëmb kriminelëve, bandave, kujtdo.

Çfarë misioni mund të kryejmë ne, kur deputeti ynë shkon në burg sepse denoncoi trafikanti Geron Xhafa? Ndaj dhe, besoj dhe mendoj se opozita do të përmbushë këtë mision me qëllimin më të mirë, opozita në betejën që fillon për mosbindjen civile, ka vetëm një synim, rikthimin e votës së lirë.

Po nuk ka zgjedhje me opozitën në burg. Nuk ka zgjedhje me ndëshkimin e opozitarëve që denoncojnë krimin e kryeministrit. Nuk ka zgjedhje me një kriminel si Edi Rama, që si përfaqësues i krimit shqiptar ndërkombëtar, kërkon të ndëshkojë shtete islamike për të larë miliardat e krimit në bankat e tij.

Shqiptarët duhet t’i zgjojmë, nuk ka më trima, ta harrojë kush. E kanë faktuar në histori. Cilido që i beson historisë, gjen në historinë e këtij populli me 100 probleme, aktet më sublime të trimërisë. Ndaj dhe ju ftoj demokrate e demokratë, ftoj drejtuesit e PD të dalin në shesh të mejdanit. Salianji është secili prej nesh, Salianji është secili prej qytetarëve, secili prej opozitarëve. Kriminelëve nuk u shtrihet kurrë qafa, përkundrazi dhëmb për dhëmb dhe ballë. Shpëtojmë Shqipërinë nga mafia, shpëtojmë Europën nga mafia shqiptare. Shpëtojmë të ardhmen e kombit shqiptar. Është radha jonë. O sot, o kurrë!

Tetë vite nga publikimi i audioregjistrimit që kishte në qendër Geron Xhafajn, vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Gjykata e Apelit dënoi deputetin Ervin Salianji duke e shpallur atë fajtor për akuzën e kallëzimit të rremë.

Për të njëjtën vepër u dënua edhe Fredi Alizoti dhe po ashtu u la në fuqi edhe dënimi për gazetarin Jetmir Olldashi.

Gjykata e Apelit lexoi shkurtimisht vetëm dispozitivin, duke thënë se nuk pranohet ankimimi i Fredi Alizotit, i cili ishte gjetur fajtor nga Shkalla e Parë dhe për këtë arsye gjykata tha se lë në fuqi vendimin e dhjetorit 2019 të shpallur nga Gjykata e Tiranës.

I shoqëruar nga deputetët demokratë, Ervin Salianji tha në oborrin e gjykatës se gjithçka ishte e parapërgatitur dhe se vendimi u dha nga gjyqtarë pjesë e PS.

Gjatë fjalës së tij, jashtë dyerve të gjykatës, ai tha se do ta ankimojë vendimin dhe do të ndjekë procedurat e tjera gjyqësore.

Gjykata ka thënë se gazetari Olldashi duhet të kryejë 100 orë punë me interes publik, ndërsa Salianji për një vit duhet ta vuajë heqjen e lirisë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Europa League, Roma “digjet” në fund, Ajaxi dhuron spektakël përballë Besiktashit
Artikulli tjetër Diddy i arrestuar për shantazh dhe trafik njerëzor, këngët e tij shtojnë klikimet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.