KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Më 4 Gusht, zgjedhjet për kryetar të Himarës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Më 4 Gusht, zgjedhjet për kryetar të Himarës
Politike

Më 4 Gusht, zgjedhjet për kryetar të Himarës

Përditësimi i fundit: 5 Korrik, 2024 8:00 pm
125 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nuk humbi kohë dhe pak orë pasi Këshilli i Ministrave e njoftoi për vakancën e krijuar në Bashkinë Himarë për shkak të konstatimit të pavlefshmërisë së mandatit të Fredi Belerit, shpalli zgjedhjet e reja për kryetar të kësaj njësie vendore. Votimet do të mbahen të dielën e 4 gushtit dhe sipas kreut të shtetit kjo kohë është e mjaftueshme për organizimin e zgjedhjeve dhe për fushatën elektorale.

“Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në bashkinë Himarë, si alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore dhe nevojën për përgatitjen optimale të administratës zgjedhore, me kushtet, rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni turistik për bashkinë Himarë, si njësi bregdetare e qeverisjes vendore”.

Më herët me pranga në duar, Fredi Belerit iu dha leje e posaçme nga Drejtoria e Burgjeve që të ishte këtë të premte në mbledhjen e KQZ, ku iu komunikua përfundimi i mandatit të kryetarit të Bashkisë. Mandat që nuk e ushtroi dot asnjë ditë dhe që nuk arriti të bënte as betimin si kryebashkiak pasi ndodhej në burg me akuzën e blerjes së votave, për cilën u dënua me 2 vite burg.

Si Beleri ashtu dhe përfaqësuesi ligjor i koalicionit opozitar dhe kryetari i partisë që e propozoi, argumentuan se KQZ nuk kishte kompetencë për shqyrtimin e kërkesës për ndërprerjen e mandatit të Belerit. Sipas tyre në rastin e Belerit duhej të zbatohej ligji për vetëqeverisjen vendore ku parashikohet shkarkimi nga kryeministri në rast të dënimit me vendim të formës së prerë.

Argumente që i përballen me përfaqësuesin e Partisë Socialiste, si dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve sipas të cilëve vendimmarrja në këtë rast ishte në tagrin e KQZ.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosova me nëntë sportistë në Olimpiadën e Parisit
Artikulli tjetër Edhe Franca në gjysmëfinale, me penallti

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.