KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
AktualeAnalizeOpinionPolitikeRajoni

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Përditësimi i fundit: 11 Mars, 2025 9:34 am
154 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të formohet pa Listën Serbe, nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i konfirmon rezultatet aktuale të zgjedhjeve të 9 shkurtit, sipas të cilave, një nga dhjetë vendet parlamentare – të rezervuara për komunitetin serb – i ka shkuar Partisë së Nenad Rashiqit për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, thotë Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, për Radion Evropa e Lirë.

Kjo do të ishte hera e parë që Lista Serbe nuk do të ishte pjesë e Qeverisë së Kosovës që nga themelimi i saj në vitin 2013, pasi që, deri më tash, ajo i ka fituar të dhjetë vendet parlamentare, të rezervuara për komunitetin serb.

Me Kushtetutën e Kosovës, një pozitë ministrore në Qeverinë e Kosovës i është rezervuar komunitetit serb, ndërsa një tjetër komuniteteve tjera minoritare joserbe. E, nëse Qeveria e Kosovës përbëhet nga më shumë se dymbëdhjetë ministri, atëherë emërohet edhe një ministër tjetër nga radhët e komuniteteve joshumicë.

Përzgjedhja e këtyre ministrave bëhet në konsultim me partitë parlamentare dhe nëse dikush emërohet prej partive që nuk kanë hyrë në Kuvend, atëherë është i nevojshëm miratimi zyrtar nga shumica e deputetëve të komunitetit, nga i cili është emëruar ministri.

Bazuar në këtë nen të Kushtetutës, Cakolli thotë se një qeveri pa Listën Serbe – nëse konfirmohen rezultatet e tanishme preliminare – sigurisht që do të ishte legjitime në aspektin juridik, por se konsultime do të duhej të bëheshin me të gjitha partitë parlamentare, përfshirë Listën Serbe.

Politologu serb, Ognjen Gogiq, beson se Lista Serbe nuk dëshiron të jetë pjesë e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, ajo ka luftuar për t’i marrë të dhjetë ulëset e garantuara në Kuvendin e Kosovës vetëm që të mund t’i bllokonte disa procese.

“Ata [Lista Serbe] më shumë do të donin të kishin mundësi për të bllokuar zgjedhjen e ministrit serb”, thotë Gogiq për Radion Evropa e Lirë.

Marrëdhëniet mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Lista Serbe nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për qëndrimin e saj sa i përket pjesëmarrjes në Kuvendin apo Qeverinë e Kosovës, përkatësisht nëse do të marrë pjesë aktive apo do të vazhdojë me “politikën e bojkotimit”. Në dy vjetët e fundit, deputetët e kësaj partie kanë shkuar në Kuvend çdo gjashtë muaj, vetëm për të mos i humbur mandatet apo pagat.

Ivan Zaporozhac, nga Lista Serbe, ka thënë për mediat në gjuhën serbe në Kosovë se “Kurti po përpiqet, në çdo mënyrë, ta shtyjë Rashiqin në Kuvend dhe ta formojë qeverinë përmes tij”.

Por, ai ka thënë se shpreson se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë “një qeveri të tillë të paligjshme dhe jolegjitime”.

Kryeministri Kurti, në anën tjetër, ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, në favor të Listës Serbe.

Po ashtu, Lëvizja e tij Vetëvendosje ka bërë përpjekje ta sfidojë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, sepse, përveç tjerash, ajo nuk e njeh Kosovën si shtet.

Mospajtime me Listën Serbe kanë pasur edhe qeveritë e mëparshme të Kosovës.

Për shembull, kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqje në vitin 2019, për shkak se Qeveria e atëhershme e Ramush Haradinajt ka vendosur një taksë 100% mbi importet e mallrave nga Serbia.

Në këtë kontekst, Gogiq thotë se çdo mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës do të tentojë “ta anashkalojë” Listën Serbe. Megjithatë, thekson se kjo parti është përfaqësuesja “më legjitime” e serbëve, marrë parasysh se ka fituar nëntë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lista Serbe ka marrë rreth 38.000 vota dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë rreth 4.000.

“Kjo është një krizë legjitimiteti – ata që kanë më shumë vota, nuk duan të përfshihen, e ata që përfshihen, nuk kanë legjitimitet. Kjo nuk e zgjidh problemin, por e thellon atë”, thotë Gogiq.

Cakolli, nga ana tjetër, thotë se negociatat për formimin e qeverisë, sigurisht që duhet të përfshijnë Listën Serbe, por të kenë një qasje tjetër.

“Të merret parasysh qasja antagoniste e Listës Serbe ndaj Kosovës si shtet dhe kushtetutshmërisë së vendit tonë. Nuk ka gjasa që Lista Serbe të ndryshojë qasje, por Kurti apo cilido mandatar tjetër duhet së paku të përpiqen, të shohin nëse ka pasur ndonjë ndryshim në qëndrime”, thotë Cakolli.

Ai shton se votat e Listës Serbe janë vendimtare për miratimin e ligjeve të rëndësishme apo të ndryshimeve kushtetuese dhe se kjo është një nga arsyet përse kjo parti nuk mund të anashkalohet aq thjesht.

Marrëdhëniet mes Listës Serbe dhe Nenad Rashiqit

Zyrtarë të Listës Serbe, por edhe zyrtarë të lartë të Serbisë e etiketojnë shpeshherë Rashiqin si “serb të Kurtit”.

Më 7 mars, Lista Serbe ka thënë se Rashiq, “falë” Kurtit dhe votave të shqiptarëve, ka siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Rashiq është kundërpërgjigjur, duke thënë se votat për të nuk mund të kontestohen, sepse, në dy vjetët e fundit, ai ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës dhe se me punën e tij, ka fituar besimin e komuniteteve tjera pakicë që jetojnë në Kosovë, e jo vetëm të serbëve.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Rashiq zotohet se do të bashkëpunojë me deputetët e Listës Serbe, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të komunitetit serb.

“Unë kam qenë gjithmonë [në favor të bashkëpunimit] dhe do të jem. Deri më tani, nuk kanë treguar se janë duke bërë diçka në interes të serbëve. Nëse ndryshon diçka, unë jam gati”, thotë Rashiq.

Tash për tash, nuk dihet se kush do të ketë sukses në formimin e Qeverisë së re të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 48 nga 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij planifikon ta formojë qeverinë me ndihmën e votave të komuniteteve pakicë joserbe.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj kësaj deklarate.

“Për herë të parë, Konjufca ka të drejtë, sepse Rashiqin e ka përfshirë si përfaqësues joserb. Kurti e ka ditur se çfarë bën kur me votat e shqiptarëve, duke mashtruar, e ka futur Rashiqin në Kuvend”, ka shkruar Rashiq në rrjetet sociale.

Me Kushtetutën e Kosovës, nga gjithsej 120 vende parlamentare në Kuvendin e Kosovës, 20 janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, prej të cilave 10 për komunitetin serb dhe 10 për komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë.

Megjithatë, edhe me mbështetjen e komuniteteve joserbe, Lëvizja Vetëvendosje do t’i kishte 58 ulëse, të cilat nuk mjaftojnë, sepse për formimin e Qeverisë nevojiten 61.

Partitë aktuale opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë hedhur poshtë mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen.

Këtë qëndrim e kanë shprehur edhe udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Por, kryetari i partisë Nisma, Fatmir Limaj, i cili ka marrë pjesë në zgjedhje në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se nuk ka “vija të kuqe” sa u përket koalicioneve të mundshme, qoftë me Vetëvendosjen apo partitë tjera opozitare.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ukraina kryen sulm masiv me dronë në Moskë
Artikulli tjetër Studentët bllokojnë hyrjet e dy televizioneve, në Beograd dhe Novi Sad

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.