KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Media kanadeze: Qeveria shqiptare e trajton vendin si pronë për ta shitur
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Media kanadeze: Qeveria shqiptare e trajton vendin si pronë për ta shitur
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeSociale

Media kanadeze: Qeveria shqiptare e trajton vendin si pronë për ta shitur

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2026 3:17 pm
210 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Mijëra shqiptarë marshuan më 2 nëntor në rrugët e Tiranës, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Protesta, pjesë e një lëvizjeje që ka hyrë në muajin e nëntë, nisi si kundërshtim ndaj projekteve turistike në zona të mbrojtura, por tashmë është shndërruar në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë dhe korrupsionit.

Në një artikull të publikuar nga gazeta studentore kanadeze The Concordian, tre aktiviste të reja shqiptare rrëfejnë zhvillimin e lëvizjes së njohur si “Revolucioni i Flamingos”, arsyet që i nxorën të rinjtë në rrugë dhe përshkallëzimin e protestave.

Jesmina Sengla, 24 vjeçe, studente, aktiviste dhe koordinatore projektesh pranë Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim në Tiranë, thotë se pjesëmarrja e të rinjve nuk lidhet thjesht me dëshirën për t’u mbledhur në protesta, por me një lëvizje që ka nisur që në janar.

Sipas saj, “Revolucioni i Flamingos” lindi si reagim ndaj situatës në zonën e mbrojtur të Nartës dhe Zvërnecit, ku ishte parashikuar një projekt zhvillimi turistik i lidhur me Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.

“Kjo është një nga pjesët më të bukura që kemi në Shqipëri, por në atë moment po përpiqeshin t’ia jepnin këtë zonë të mbrojtur një zhvilluesi për të ndërtuar, i cili ishte gjithashtu i lidhur me Jared Kushnerin”, shprehet Sengla.

Fatma Paja, 20 vjeçe, e cila është pjesë e protestave që prej janarit, tregon se lëvizja nisi me vetëm 20 persona në një plazh. Në shkurt, aktivistët realizuan edhe grafika në rërë, ndërsa në maj u organizuan protesta në zonën e Nartës nga organizatat për mbrojtjen e mjedisit.

Më 31 maj, protesta e zhvilluar në Tiranë mori përmasa të mëdha.Paja thotë se zemërimi i qytetarëve lidhet me faktin se qeveria, sipas saj, është më e përqendruar te projektet që sjellin përfitime për të pasurit sesa te përmirësimi i jetës së shqiptarëve.

“Nuk kemi shërbime të mira mjekësore, nuk kemi një sistem të mirë spitalor, nuk kemi një sistem të mirë arsimor. Na mungojnë nevojat bazë dhe, megjithatë, qeveria jonë është më e përqendruar te ndërtimi i një resorti luksoz”, shprehet ajo.

Të njëjtin shqetësim ndan edhe Livia Dedej, 23 vjeçe, studente e psikologjisë. Sipas saj, investimet në resorte luksoze dhe projekte të ngjashme thellojnë hendekun e pasurisë, ndërsa përfitimet ekonomike nuk rikthehen te qytetarët që kanë më shumë nevojë.

Dedej thotë se kërcënimi ndaj ishullit të Sazanit, Zvërnecit dhe deltës së Vjosë-Nartës u kthye në pikën e kthesës për protestat, duke nxjerrë në sipërfaqe edhe pakënaqësi të tjera të akumuluara ndër vite.

“Nuk është thjesht një protestë për natyrën, biodiversitetin apo korrupsionin. Është një protestë që erdhi pas vitesh shtypjeje dhe mungese të perspektivës për të ardhmen e vendit”, shprehet ajo.

 

Marrë nga The Concordian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Modeli “Himarë”/ Si po prokurohen miliona euro në tendera me tek ofertë, ose garë farsë
Artikulli tjetër Stuhia “Charles” drejt Ballkanit, Shqipëria në alarm

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.