Shtëpia e Bardhë e ka ndryshuar plotësisht funksionin e faqes federale covid.gov, e cila fillimisht ofronte informacion për pandeminë dhe mënyrën për të porositur testet.
Lidhur më këtë ndryshim ka reaguar mjeku Edvin Prifti, i cili thotë se shumë shpejt, SHBA do të distancohet edhe nga vaksinat.
Tashmë Shtëpia e Bardhë distancohet plotësisht nga broçkullat që ju thanë njerëzimit për Covid19. Shumë shpejt do të vijë distancimi edhe ndaj “vaksinave” përkatëse! Shtëpia e bardhe ne website e saj konfirmon gjithshka qe jua kam bëtë të ditur ndër vite, bile edhe emrat dhe mbiemrat e njerëzve që e prodhuan Covid19! Mirënjohje ndaj çdokujt që humbi jetën dhe u persekutua për të arritur në këtë të vërtetë përfundimtare”-shkruan Edvin Prifti.
Marrë nga Top Channel