KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Norvegjia i frikësohet hakmarrjes së Trumpit, nëse ai nuk merr Nobelin për Paqen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Norvegjia i frikësohet hakmarrjes së Trumpit, nëse ai nuk merr Nobelin për Paqen
AktualeAnalizeBotaPolitike

Norvegjia i frikësohet hakmarrjes së Trumpit, nëse ai nuk merr Nobelin për Paqen

Përditësimi i fundit: 9 Tetor, 2025 8:20 pm
148 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Vetëm pak orë kanë mbetur deri në shpalljen e Çmimit Nobel për Paqen të këtij viti. Gazeta britanike “The Guardian” shkruan se politikanët norvegjezë po përgatiten për pasojat e mundshme për marrëdhëniet SHBA-Norvegji nëse çmimi nuk i jepet Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Nuk është rastësi që Komiteti i Nobelit nxitoi të sqaronte të enjten me një njoftim se kishte marrë tashmë vendimin e tij përfundimtar në një takim që u zhvillua të hënën e kaluar, disa ditë para armëpushimit Izrael – Hamas që u arrit sipas planit të paqes të SHBA-së të Trump.

Shpallja e Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025 është caktuar për të premten, më 10 tetor. Duke pasur parasysh kohën dhe përbërjen e komitetit të pavarur prej 5 anëtarësh, shumica e vëzhguesve dhe ekspertëve të Nobelit e konsiderojnë shumë të pamundur që Trump të jetë fituesi i këtij viti. Kjo ka ngritur shqetësime në Oslo se si do të reagojë presidenti i SHBA-së nëse ai injorohet publikisht.

Kirstie Bergsto, udhëheqëse e Partisë Socialiste të Majtë dhe zëdhënëse e politikës së jashtme, i tha gazetës “The Guardian” se Norvegjia duhet të jetë “e përgatitur për çdo gjë”.

“Donald Trump po e çon SHBA-në në një drejtim ekstrem, duke sulmuar lirinë e fjalës, duke përdorur forca sekrete sigurie për të arrestuar njerëz në mes të ditës dhe duke shtypur institucionet dhe gjykatat. Kur një president është kaq i paparashikueshëm dhe autoritar, sigurisht që duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë”, – tha ajo.

Ajo vuri në dukje se Komiteti i Nobelit është i pavarur dhe se qeveria norvegjeze nuk është e përfshirë në vendimet e tij, por shtoi: “Nuk jam e sigurt nëse Trump e di këtë. Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë nga ana e tij.”

 

Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Wizz Air bëhet partner i Federatës Shqitpare të Fubollit

Tri kompani “padisin” Vangjel Tavon, në KPP

Qiratë në Shqipëri u rritën më shumë se mesatarja e BE-së

FMN: Bota rrezikon të hyjë në recesion, nëse lufta me Iranin vazhdon

Ron Yeffet vodhi ambasadën e Togos në New York dhe i bëri gol avokatëve të Erion Veliajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit
Artikulli tjetër Kosovë, shpenzimet qeveritare para zgjedhjeve nxisin debat për blerje votash

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Samiti i Diasporës: Efekti propagandistik e tejkalon ndikimin real
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Prill, 2026
Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore 15 Prill, 2026
Greqia gati shpimet në Jon/ Në media, hartat e kufirit të pazgjidhur me Shqipërinë
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Kryesore Rajoni 15 Prill, 2026
SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 15 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.