KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: O’Neil: Soros e zgjodhi Shqipërinë si rast prove për operacionet e tij
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > O’Neil: Soros e zgjodhi Shqipërinë si rast prove për operacionet e tij
AktualeKryesoreOpinionPolitike

O’Neil: Soros e zgjodhi Shqipërinë si rast prove për operacionet e tij

Përditësimi i fundit: 11 Mars, 2025 12:24 pm
126 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në raportimin në Kongresin amerikan për abuzimet me fondet e taksapaguesve, gazetari Tyler O’Neil përmendi edhe rastin e Shqipërisë dhe lidhjen me fondacionin Soros.

Tyler O’Neil, në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, thotë se sipas informacioneve të tij, Shqipëria është qendra e fondacionit Soros për rajonin e Ballkanit.

Gjatë intervistës, Tyler O’Neil përmendi edhe lidhjet e ngushta mes George Soros dhe Alex Soros me kryeministrin Edi Rama.

Blendi Fevziu: Zoti O’Neil, nga i keni marrë këto informacione lidhur me përfshirjen e Soros-it në Institutin e Menaxhimit Lindje – Perëndim. Kryeministri shqiptar ka deklaruar se Soros-i kurrë nuk është përfshirë në shpalljen e zotit Berisha si non-grata.

Tyler O’Neil: Nuk kam prova konkrete për përfshirjen e Soros-it në shpalljen e Berishës si non-grata ajo çka di është që kritikët bëjnë lidhje të tilla dhe këto lidhje janë aty. Për sa i përket financimit të Institutit të Menaxhimit Lindje – Perëndim, burimet vijnë direkt qeveria e Shteteve të Bashkuara. Instituti i Menaxhimit Lindje – Perëndim po ashtu liston Fondacionin Shoqëria e Hapur si një prej donatorëve të saj duke pasur një marrëdhënie shumë të gjatë me njëra tjetrën. Nuk është e vështirë që të bëhen lidhje të tilla duke u mbështetur te këto bazat.

Blendi Fevziu: Sa i madh ka qenë ndikimi i George Soros-it, fondacionit të tij, ose djalit të tij Alex Soros në administratën e Shteteve të Bashkuara gjatë presidencës së Biden-it?

Tyler O’Neil: Ka pasur një ndikim shumë të madh. Jo vetëm që e shikojmë Alex Soros-in në mënyrë të vazhdueshme gjatë fushatës me zv/presidentet Kamala Harris dhe demokratët e tjerë të lartë që garonin për poste por po ashtu kemi parë shumë organizata të ndryshme të financuara nga George Soros-i, nëpërmjet Fondacionit Shoqëria e Hapur, duke bërë thirrje të ndryshme, duke pasur një ndikim në politikën brenda administratës së Biden-it për sa i përket Departamentit Amerikan i Drejtësisë, masave të ndërmarra kundër naftës dhe gazit, hapjes së kufjeve në jug të vendit duke lejuar emigrimin në shifra të larta. Po ashtu pamë se gjatë ditëve të fundit të administratës së Biden-it, Presidenti Biden dekoroj me Medaljen Presidenciale të Lirisë, vlerësimin më të madh civil, George Soros-in dhe Alex Soros-i e mori atë në emër të babait të vetë.

Blendi Fevziu: Alex Soros-i e ka vizituar shumë shpesh Shqipërinë dhe duke menduar rëndësinë e vendit kjo duket paksa e çuditshme. A ka keni ndonjë informacion se pse janë kaq të forta marrëdhëniet midis Soros-it dhe Shqipërisë, Shqipërisë dhe vendeve të tjera fqinjë si Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi?

Tyler O’Neil: Burimet e mia tregojnë se George dhe Alex Soros duket se kanë zgjedhur Shqipërinë si rastin e parë të provës për paratë, operacionet dhe përpjekjet e tyre për të ndryshuar mënyrën se si punon qeveria në Evropën lindore. Shqipëria ka vëmendje shumë të lartë. Po ashtu duhet të keni parasysh që George dhe Alex Soros-i kanë marrëdhënie shumë të ngushtë me Kryeministrinë e Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Mendoni se qendra e Soros-it për rajonin është Shqipëria?

Tyler O’Neil: Këtë gjë më kanë treguar burimet e mia. Po.

Blendi Fevziu: Po përveç Fondacionit të Soros-it, çfarë informacionesh keni për investimet e USAID-it në Shqipëri? Kemi ndonjë hetim ose më shumë informacion?

Tyler O’Neil: Më së shumti lidhjet që gjeta atje janë nëpërmjet Institutit të Menaxhimit Lindje – Perëndim dhe reformat që kanë promovuar në Shqipëri si dhe financimet e kryera nga Soros-i kundrejt këtij Institutit. Megjithatë ka shumë organizata të tjera të cilat kanë qenë të varura financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur dhe grupe të tjera të Soros-it të cilat operojnë aty në Shqipëri.

 

Marrë nga TvKlan

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump ‘godet’ ish-sekretarin Blinken dhe prokurorët e Sorosit
Artikulli tjetër Klima e biznesit në rajon 2020–2023: Shqipëria e fundit, kryeson Kosova

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë
Analize Sociale Sporti Te Tjera 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.