KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Klima e biznesit në rajon 2020–2023: Shqipëria e fundit, kryeson Kosova
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Klima e biznesit në rajon 2020–2023: Shqipëria e fundit, kryeson Kosova
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Klima e biznesit në rajon 2020–2023: Shqipëria e fundit, kryeson Kosova

Përditësimi i fundit: 11 Mars, 2025 12:28 pm
131 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gjatë 2020–2023, Kosova renditet e para për arritjet dhe përmirësimin e klimës së biznesit, ndërsa Shqipëria renditet e fundit.

Vlerësimet u dhanë nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), e cila, në bashkëpunim me Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike (WIIW), ka zhvilluar një kalendar për konvergjencën ndërmjet rajonit dhe BE-së.

Në një publikim të fundit, OECD vëren se ekonomitë e Ballkanit morën një vlerësim prej 66 pikësh për politikat që kanë të bëjnë me klimën e biznesit. Kjo do të thotë se klima e biznesit në rajon arrin 66% të nivelit të BE-së.

Të dhënat më të detajuara tregojnë se Kosova ka marrë pikët më të larta, 76, ndërsa Shqipëria renditet e fundit me 57 pikë. Kjo do të thotë se klima e biznesit në Kosovë arrin 76% të mesatares së BE-së, ndërsa në Shqipëri vetëm 57% (shiko grafikun e mëposhtëm).

Pas Kosovës, renditje më të mira kishin Mali i Zi dhe Serbia, përkatësisht me 74% dhe 64% të mesatares së BE-së, të ndjekura nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë.

Për klimën e biznesit, konvergjenca ndërmjet rajonit dhe BE-së është ngushtuar me 5 pikë ndërmjet 2023 dhe 2024.

Por, ndërsa rajoni ka bërë hapa përpara në klimën e biznesit gjatë 10 viteve të fundit (dhe disa vende së paku kanë qëndruar në vend), Shqipëria ka bërë hapa pas. Siç tregon grafiku i mëposhtëm, Shqipëria kishte një performancë më të lartë të konvergjencës në klimën e biznesit në periudhën 2014-2016.

Sa i përket klimës së biznesit në rajon, flukset neto të IHD-ve janë zona më e fortë e rajonit në lidhje me përshpejtimin e konvergjencës në BE. Gjithashtu, rajoni ka arritur progres të rëndësishëm në uljen e kredive me probleme gjatë dhjetë viteve të fundit.

Nga ana tjetër, punësimi informal, dobësitë ligjore dhe korrupsioni janë fushat më të dobëta të krahasuara me BE-në.

Normat e larta të interesit janë një pikë tjetër e dobët e rajonit, pasi rrisin kostot e operimit të biznesit në këto vende, në raport me ato të BE-së.

Në fund të vitit 2023, interesat e huave në rajon ishin mesatarisht 1.4% më të larta se në BE, ndërsa kërkesat për kolateral janë më të rrepta.

Bizneset në rajon konkurrohen nga sektori informal ose nga kompanitë e privilegjuara.

Në ekonomitë me produktivitet të ulët të punës, fuqi punëtore të lartë dhe tatim të lartë mbi pagat, bizneset nxisin punësimin joformal.

Kontributet e sigurimeve shoqërore kalojnë 20% të të ardhurave bruto në të gjitha ekonomitë, përveç në Kosovë. Barrierat jotarifore ende kufizojnë rritjen e tregtisë në rajon, ndërsa baza e ulët industriale frenon në mënyrë strukturore eksportet e mallrave.

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor eksportojnë më pak në krahasim me peshën e tyre ekonomike, por pak më shumë se BE-së, ndërsa adoptimi i tregtisë elektronike mbetet ende në nivele të ulëta në shumë shtete.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm O’Neil: Soros e zgjodhi Shqipërinë si rast prove për operacionet e tij
Artikulli tjetër Shqiptarët, më ‘dembelët e Europës dhe rajonit’

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.