KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët, më ‘dembelët e Europës dhe rajonit’
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqiptarët, më ‘dembelët e Europës dhe rajonit’
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Shqiptarët, më ‘dembelët e Europës dhe rajonit’

Përditësimi i fundit: 11 Mars, 2025 12:35 pm
133 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka bërë një matje të re të indikatorëve të konvergjencës së vendeve të Ballkanit Perëndimor në raport me BE, dhe vërejti se produktiviteti i punës në Shqipëri është shumë i ulët.

Rendimenti i një punonjësi në Shqipëri ishte rreth 25.7% i nivelit të BE-së gjatë periudhës 2020–2023, ndërsa nivelin më të lartë të produktivitetit e kishte Mali i Zi me 48.6% të mesatares së BE-së, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 46% të mesatares së BE-së, Kosova me 41.8%, Serbia me 37.5% dhe Bosnjë me 35.4%.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, regjistron një produktivitet pune që mbetet ndjeshëm më i ulët se ai i BE-së. Indikatori i produktivitetit të punës ne

Rajon arrin vetëm rreth 40% të nivelit mesatar evropian, duke reflektuar sfida strukturore dhe dobësi në aftësitë praktike të punonjësve, por Shqipëria renditet shumë keq në raport me rajonin.

Të dhënat krahasuese tregojnë se edhe pse Shqipëria ka një nivel të lartë të popullsisë së arsimuar, gjithashtu ekziston një pabarazi midis cilësisë së arsimit dhe kërkesave të tregut të punës. Njohuritë teorike në disa raste janë të larta, por mungon cilësia e trajnimit praktik që të përkthehet në një rritje efektive të produktivitetit.

Për Shqipërinë, reforma në sistemin arsimor dhe në programet e trajnimit profesional është thelbësore për të ngritur këtë indikator, thotë OECD.

Gjithashtu, Shqipëria ka akses të kufizuar në financime, norma të larta të taksave dhe procedura burokratike, të cilat ndikojnë negativisht në aftësinë e bizneseve për të investuar në teknologji dhe inovacion. Këta faktorë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si punonjësit mund të përmirësojnë produktivitetin përmes përdorimit të mjeteve moderne që ofron teknologjia.

OECD vërejti se për të kapërcyer hendekun e produktivitetit midis Shqipërisë, rajonit dhe BE-së, janë të nevojshme masa të orientuara drejt reformave në sistemin arsimor dhe zhvillimit të trajnimeve profesionale, që lidhin më ngushtë nevojat e tregut me kurrikulat akademike.

Nevojitet modernizimi i infrastrukturës fizike dhe dixhitale për të krijuar kushte më të favorshme për bizneset dhe për përdorimin e teknologjisë.

Gjithashtu, inkurajimi i investimeve në kërkim dhe inovacion mund të ndihmojë në përmirësimin e produktivitetit të punonjësve. Nga ana tjetër, krijimi i një mjedisi më të favorshëm për bizneset, duke përmirësuar transparencën, reduktuar burokracinë dhe lehtësuar aksesin në financim, rrit rendimentin e punës.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Klima e biznesit në rajon 2020–2023: Shqipëria e fundit, kryeson Kosova
Artikulli tjetër Maqedoni, rritje e konsiderueshme e numrit të divorceve, bie shkalla e lindshmërisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.