KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Opozita ‘rrëzohet’ në KAS, mbetet në fuqi rezultati për Himarën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Opozita ‘rrëzohet’ në KAS, mbetet në fuqi rezultati për Himarën
FokusOpinionPolitike

Opozita ‘rrëzohet’ në KAS, mbetet në fuqi rezultati për Himarën

Përditësimi i fundit: 26 Gusht, 2024 7:32 pm
164 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

KAS ka vendosur rrëzimin e kërkesës së PD për zgjedhjet në Himarë, të mbajtura në 4 gusht, nga ku rezultoi se Vangjel Tavo i PS-së fitoi postin e Kryebashkiakut me rreth 1500 vota përpara kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.

KAS u njoh me raportin lidhur me hapjen e kutive të materialeve zgjedhore. Sipas raportit të paraqitur, pas hapjes së 36 kutive të materialeve zgjedhore, që përkojnë me po kaq qendra votimi sa kishte Bashkia e Himarës, nuk janë evidentuar mospërputhje.

Lidhur me numrin e personave që janë paraqitur në qendrat e votimit dhe nuk janë lejuar të votojnë për shkak të skadencës së dokumenteve, ka rezultuar se janë vetëm 161 persona.

Përfaqësuesi i opozitës tha se janë rreth 26 % e votuesve me dokumente të skaduara që nuk u lejuan të votojnë, duke zhbërë kështu të drejtën e votës.

Sipas tij, janë të paktën 256 raste kur nga votues është rinovuar karta e identitetit në kohë rekord, 1 apo dy ditë para zgjedhjeve, aq sa nuk njiheshin nga sistemi PEI këto karta.

“Prodhimi i dokumenteve varet nga një kompani shtetërore, ne i qëndrojmë indicies që 311 shtetas janë shtuar në Himarë, 90 shtetas të tjerë janë shtuar pas dekretimit të datës së zgjedhjeve, mbi 560 shtetasve iu mohua e drejta e votës, kemi pasur zhvendosje të zgjedhësve nga një qendër në tjetrën, kemi 88 raste kur votuesit nuk janë identifikuar përmes shenjave”, tha përfaqësuesi i opozitës.

Sipas tij, të gjitha këto shkelje përbëjnë arsyet për shpalljen e pavlefshmërinë e zgjedhjeve në të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë.

Ndërkohë përfaqësuesi i Partisë Socialiste tha se pavarësisht se nuk kishte asnjë bazë ligjore, KAS miratoi hapjen e kutive.

“Shumë mirë që u hapën kutitë, të paktën kështu mbyllet njëherë e mirë debati mbi Himarën. Nga hapja e kutive nuk kemi asnjë shkelje të evidentuar, qendër për qendër”, tha përfaqësuesi i PS-së.

Sipas tij, janë vetëm 161 votues që nuk kanë votuar për shkak të dokumenteve, ndërsa u rrëzua ajo shifra 6 mijë që u tha në fillim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

SPAK mbyll hetimet për Ballukun pa masë sigurie

Protestat në Francë, qeveria shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale dhe internetit celular në disa zona

Ka blerë shtëpi 240 mijë euro? Zegjine Çaushi sqaron komentuesit

PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut, Guvernatorit të Bankës

Zjarri përfshin dy restorante në Librazhd, zjarrfikësit shpëtojnë njërin prej tyre

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bajram Begaj ka kryer plagjiaturë akademike
Artikulli tjetër Autoritetet ruse sekuestruan më shumë se 100 milionë $ nga Google

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ Arrestohet në Deçan Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktuale Fokus Kryesore Rajoni Sociale 28 Tetor, 2026
Ilirjan Celibashi: “Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit, në Tiranë”
HI-Tech Koment Kryesore Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Zgjedhjet, Izrael/ Blloku anti-Netanjahu kryeson, por pa shumicë
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
BE, e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë
Koment Opinion Politike Rajoni Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.