KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: OSBE djeg Hasanin, si gënjeu ministri i Jashtëm për kandidaturën e sekretarit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > OSBE djeg Hasanin, si gënjeu ministri i Jashtëm për kandidaturën e sekretarit
FokusOpinionPolitike

OSBE djeg Hasanin, si gënjeu ministri i Jashtëm për kandidaturën e sekretarit

Përditësimi i fundit: 31 Gusht, 2024 1:44 pm
129 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria kandidoi për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së ministrin e Jashtëm, Igli Hasanin. Ky fakt iu bë i njohur opinionit publik vetëm ditën e hënë nga kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të përvitshëm me trupën e ambasadorëve.

Duke i paraprirë rezultatit, që ai e di shumë mirë, Edi Rama si një manipulator i regjur i opinionit publik foli për një shumicë shtetesh në mbështetje të kandidaturës së Shqipërisë. Por djalli qëndron gjithmonë në detaje.

Burime diplomatike i thanë Kapitalit se në një mbledhje që ambasadorët e OSBE kanë zhvilluar gjatë ditës së djeshme në Vjenë, kandidatura e Igli Hasanit është hedhur poshtë nga disa vende anëtare me peshë në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë. Këto vende kanë kërkuar të gjendet një kandidaturë tjetër për këtë pozicion.

Por në dallim nga kryeministri, në një komunikim me mediat, ministri Hasani i pyetur mbi këtë çështje i cilësoi negociatat si shumë delikate.
“është një negociatë që nuk përfundon me votim, por me konsensus të plotë. Kështu që më lejoni të mos u ushgtroj më presion kolegëve të mi që janë duke negociuar dhe shpresoj që rezultati të jetë sa më i mirë për organizatën, jo për individin,” tha Hasani.

Për ta kuptuar një herë e mirë, OSBE-ja i zgjedh drejtuesit e katër institucioneve të saj me konsensus. Pra për një kandidaturë të paraqitur nuk duhet të ketë kundërshti nga asnjë shtet pasi është çështje balancash politike, gjeografike dhe gjinore.

Përkundër propagandës bajate të pushtetit, që kërkon ti paraqitet shqiptarëve si qendra e botës, Kapitali ka mësuar se kundërshti për kandidaturën shqiptare janë paraqitur zyrtarisht nga disa shtete, çka do të thotë se kandidatura e Igli Hasanit për sekretar të Përgjithshëm të OSBE është djegur përfundimisht dhe bashkë me të edhe deliri i shefit të tij, Edi Rama, i cili nuk rresht su përsërituri shqiptarëve se sa e rëndësishmë është bërë sot Shqipëria në arenën ndërkombëtare.

Në fakt edhe vet Igli Hasani e pohon që negociatat duhet të përfundojnë me sukses. Por ajo që fsheh ministri i Jashtëm para shqiptarëve është fakti se kandidatura e tij tashmë është djegur pasi është kundërshtuar zyrtarisht nga disa shtete me peshë në organizatë.

Nuk ka asgjë të keqe të pranosh të vërtetën dhe tu thuash shqiptarëve që ne u përpoqëm, shpenzuam para për lobim dhe funksionin shtetëror, por nuk ja dolëm dot. E vërteta nderon më shumë se mashtrimi i opinionit publik përmes sofizmave.

Për më tepër, këto të fundit nuk e shpëtojnë dot më as kandidaturën e Hasanit dhe as delirin e Ramës, që u tregon shqiptarëve përralla me Shqipërinë si lojtar i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SPAK “bën pis” Portin e Durrësit, shpërthen afera shqiptaro-malteze e kontenierëve
Artikulli tjetër Qeveria shton 150 milionë euro për infrastrukturën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.