KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pamfleti: Pas krijimit të Ministrisë Anti-korrupsion, abuzimi financiar është shtuar me 30%
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Pamfleti: Pas krijimit të Ministrisë Anti-korrupsion, abuzimi financiar është shtuar me 30%
KomentKorrupsionKryesorePolitike

Pamfleti: Pas krijimit të Ministrisë Anti-korrupsion, abuzimi financiar është shtuar me 30%

Përditësimi i fundit: 19 Korrik, 2024 7:03 am
150 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një raport përmbledhës, i hartuar nga Ministria e Financave, i mbështetur në raportet e auditimeve të brendshme të ministrive, bashkive, prefekturave dhe kompanive shtetërore, ka konstatuar se gjatë 5 muajve të parë të vitit 2024, korrupsioni është rritur me 30% më tepër se në fund të vitit 2023.

Sipas juridiksionit, Ministri i Financave, Ervin Mete, këtë raport për nivelin e korrupsionit, do t’ia dorëzojë kryeministrit Edi Rama, ndërsa sipas detyrimit të bashkëpunimit, duhet t’ia paraqesë dhe agjencive anti- korrupsion, si referencë për veprime ligjore.

Raporte të tilla, janë hartuar 14 herë gjatë 11 viteve të qeverisjes së Edi Ramës, por janë mbajtur të fshehtë e janë lënë në heshtje nga qeveria, duke mos vënë në lëvizje e duke mos lejuar të veprojnë, as strukturat kundër korrupsionit, madje as Drejtoria Anti-korrupsion në Kryeministri.

Prandaj korrupsioni është shtuar vit pas viti, duke nisur nga kryeministria, nëpër ministri, bashki, agjenci qendrore e deri në njësitë më të vogla, që tenderojnë fonde e pasuri shtetërore.

Vetëm sipas raporteve të KLSH dhe auditimeve të brendshme të qeverisë e pushtetit lokal, shifra totale e vjedhjeve në vitet 2014-2023, është 12 miliardë Euro; nga të cilat, 8 miliardë Euro në tenderët e rrugëve, investimet lokale, mbetjet, turizëm, energji, shëndetësi, arsim e bujqësi.

Por treguesi alarmant në raportin e fundit të Ministrisë së Financave, është fakti, se pas krijimit të Ministrisë Anti- korrupsion, korrupsioni është shtuar me 30%, pavarësisht se goditjet e SPAK kanë qenë më të shumta e në çdo nivel të qeverisjes.

Në këtë rast, krijohet dyshimi logjik, se kryeministri Edi Rama me një qeveri të zhytur në korrupsion, krijoi Ministrinë Anti korrupsion, si fasadë për të mashtruar partnerët, sikur gjoja po lufton korrupsionin dhe po plotëson kërkesat e kapitullit të negociatave.

Por korrupsioni po shtohet, ndërsa ministrja Adea Pirdeni, nuk ka asnjë veprim publik kundër korrupsionit, përveç një deklarate broçkull te një takim i PS, ku tha : – Unë jam ministre e anti-korrupsionit. Me mbështetjen e kryeministrit largpamës e reformator Edi Rama, po luftojë korrupsionin sipas direktivave të tij dhe kapitullit të negociatave.

Mirëpo, në raportin e Ministrisë së Financave, është evidentuar dhe një fakt tjetër: vetë ministrja Anti-korrupsion dhe e Administratës Publike, Adea Pirdeni, në këto 6 muaj detyrë, ka bërë “kurban” 10 milionë Euro fonde, me projekte fiktive që u ka dhënë OJF-ve ‘lëpirëse’ të qeverisë, për gjoja luftën kundër korrupsionit dhe trajnimin e administratës.

Marrë nga Pamfleti

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

GJKKO dënon me 4 burg ish-kryebashkiakun e Finiqit

Rrëmbyesit e bosit të Call Centerave janë dy djemtë e pronarit të UBA Bank

Një vit para zgjedhjeve 2027, Bashkia Tiranë rrit pagat

Përplasjet e klaneve shqiptare shtrihen edhe në Zvicër, deputeti i Ramës porositi vrasje

Uji “i pijshëm” vetëm në dokumente

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Në vend të investimeve, stafet e bashkive fryhen me punonjës
Artikulli tjetër Shqipëria duhet të investojë 6 miliardë dollarë për të zbutur dëmet e ndryshimeve klimatike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aeroportet europiane paralajmerojnë probleme të mëdha me fluturimet
Analize Ekonomi Fokus Sociale 14 Prill, 2026
Deputetë dhe banorë në gjyq: Rasti “Gener 2” ngre shqetësimin për presione
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Prill, 2026
Një 18-vjeçar shqiptar vodhi të dhënat e lojës ‘GTA 6’, tre vite më parë
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 14 Prill, 2026
33 tendera me shkelje në Spitalin Psikiatrik të Vlorës
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 14 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.