KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Parlamenti debat për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, për socialistët fajin e ka Saliu!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Parlamenti debat për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, për socialistët fajin e ka Saliu!
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitike

Parlamenti debat për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, për socialistët fajin e ka Saliu!

Përditësimi i fundit: 9 Tetor, 2025 8:59 pm
151 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Seanca e Kuvendit u përshkrua sot nga tension i lartë dhe debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, më 6 shtator.

Seanca nisi me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit, një moment që u mbajt nga të gjithë deputetët, por vetëm për këtë moment ka pasur bashkim. Pas kësaj, atmosferën e pushtuan përplasjet politike.

Opozita akuzon qeverinë për dështim në sigurinë e gjyqtarëve.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, duke e bërë përgjegjëse për sigurinë e ulët në institucionet e drejtësisë. Bardhi dhe deputetja Jozefina Topalli e cilësuan vrasjen si një goditje ndaj shtetit dhe shprehën shqetësimin se me këtë ngjarje është vrarë iluzioni se në Shqipëri funksionon shteti.

“Seanca sot duhet të niste dorëheqjen e ministers së brendshme, e paimagjinuaeshme që një gjyqatar të vritet në sallën e gjyqit. E paimagjinueshme që ministrat të gënjejë që policia e shtëtit nuk ka detyrime që të garantojë sigurinë në institucionet e drejtësisë.

Kjo çështje nuk mund të kalojë si një çështje dite. Kurrë në histori nuk ka ndodhur që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit.

Ministrja e brendshme duht të japë dorëheqje, Rama të vijë dhe të japë shpjegime se për 3 vite nuk i është përgjigjur kërkesës së organeve të drejtësisë për të shtuar masat e sigurisë me punonjës policie në gjykatat e vendit.”

Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se problemi nuk qëndron te individët, por te sistemi i drejtësisë, i cili, sipas tij, sot i ka privuar shqiptarët nga e drejta e procesit ligjor. “Për mungesë vendimesh dhe procedimesh, sot kemi qindra raste vetëgjyqësie. Kjo është pasojë e një sistemi që nuk funksionon,” tha Berisha.

Qeveria lan duart dhe ja faturon fajin opozitës

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, iu përgjigj akuzave duke theksuar se opozita po bën politikë mbi një rast tragjik dhe po përdor gjuhë urrejtjeje ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Të bësh politikë me vrasjen dhe me një rast tragjik dhe të bësh retorikë, politikisht mbi një vrasje është e rëndë, akoma nuk janë bërë të 7. Keni përgjegjësi për gjithë gjuhën denigruese që keni përdorur nga daljet në ballkon, që keni sharë e telendisur  SPAK e SKRAP, çdo të hënë, nga altin dumani, Altin Troplini, këto janë akuzat dhe gjuhet e urrejtjes që keni ngjallur ndaj gjyqësorit. Keni ndërsyer militantët, mos bëj zhurmë, unë flas këtu si përfaqësues i institucioneve të drejtësisë. Nuk e keni lënë prokuror, keni anatemuar parterët startegjikë, ambasadorin e SHBA, Unionit, vetëm se mbështetën reformën në drejtësi dhe keni gojë të flisni. Ca është kjo, s’keni turp, prandaj u kanë lënë shqiptarët aty ku ui kanë lënë”, tha Lamallari.

Ndërkohë deputetja Ina Zhupa akuzoi ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari,  se po mbron vrasësin dhe nuk garanton sigurinë e gjyqtarëve. Ajo tha se ky është një rezultat i reformës në drejtësi dhe keqqeverisjes së institucioneve, dhe kërkoi dorëheqjen e ministres Koçiu dhe të Lamallarit.

Gjithashtu  Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, tha se nuk është përgjegjëse për vrasjen e gjyqtarit dhe e drejtoi gishtin nga opozita, duke e akuzuar për gjuhë linçuese dhe për nxjerrjen e tensionit publik ndaj magjistratëve.

Deputeti Blendi Klosi nga PS-ja tha se ngjarja që çoi në vrasjen e gjyqtarit filloi nga një procedurë korruptive e një zyrtari të lartë të PD-së dhe bëri thirrje që Parlamenti të mos e përdorë këtë tragjedi për sulme politike ndaj Reformës në Drejtësi.

Përplasja mes Nokës dhe Koçiut:

Një debat i tensionuar zhvillua mes ministres së Brendshme, Albana Koçiu, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Pasi ky i fundit ka akuzuar sot Policinë e Shtetit se ka shoqëruar Suel Çelën, të shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, me makina policie nga Elbasani drejt Tiranës.

Ministrja Koçiu u përgjigj ashpër ndaj Nokës, duke thënë se nuk mund të intimidohej nga ai: “Nuk më intimidoni dot. Kjo gjuhë e juaja ka krijuar këtë ngarkesë. Je duke drejtuar me gisht, turp të kesh! Me kaq vite sa ke ti, nuk duhej të flisje kështu. Shkollën e mesme, merr ti shkollën e lartë,” – tha Koçiu.

Nga ana tjetër, Noka e akuzoi ministren për gënjeshtra lidhur me vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, duke e vënë kështu debatin në një nivel shumë të tensionuar.

Në fund, seanca u mbyll pas rreth 2 orësh, me votimin e rezolutave të ditës nga mazhoranca. U votua me 76 vota pro dhe 2 kundër raporti “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)”.

Me 76 vota pro dhe 0 kundër kaloi edhe raporti “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024”.

Po me 76 vota pro u miratuan edhe raportet e Entit Rregullator të Energjisë (ERE) dhe Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2024.

Ndërkohë, raporti “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2024” kaloi me 74 vota pro dhe 1 kundër.

Gjatë procesit të votimit, deputetët e opozitës protestuan në sallë duke u çuar në këmbë.

 

Marrë nga Ata.gov.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

GJKKO dënon me 4 burg ish-kryebashkiakun e Finiqit

Rrëmbyesit e bosit të Call Centerave janë dy djemtë e pronarit të UBA Bank

Një vit para zgjedhjeve 2027, Bashkia Tiranë rrit pagat

Aeroportet europiane paralajmerojnë probleme të mëdha me fluturimet

Përplasjet e klaneve shqiptare shtrihen edhe në Zvicër, deputeti i Ramës porositi vrasje

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi
Artikulli tjetër Si u keqpërdorën 33 milion eurot e BE-së nga fondet IPARD në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Uji “i pijshëm” vetëm në dokumente
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Prill, 2026
Deputetë dhe banorë në gjyq: Rasti “Gener 2” ngre shqetësimin për presione
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Prill, 2026
Një 18-vjeçar shqiptar vodhi të dhënat e lojës ‘GTA 6’, tre vite më parë
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 14 Prill, 2026
33 tendera me shkelje në Spitalin Psikiatrik të Vlorës
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 14 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.