KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Vukovarin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Vukovarin
AnalizeBotaFokusPolitikeRajoni

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Vukovarin

Përditësimi i fundit: 26 Nëntor, 2026 4:27 pm
31 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Parlamenti Evropian ka miratuar sot në Strasburg një rezolutë kushtuar 35-vjetorit të rënies dhe shkatërrimit të qytetit kroat të Vukovarit, duke i bërë thirrje Serbisë të hapë arkivat shtetërore për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës.

Rezoluta, e para që i kushtohet posaçërisht vuajtjeve të këtij qyteti kroat, u iniciua nga eurodeputeti kroat Karlo Ressler nga HDZ-ja dhe Partia Popullore Evropiane (EPP). Në dokument theksohet se kujtesa për Vukovarin nuk i përket vetëm Kroacisë, por gjithë Evropës.

Rezoluta shpreh nderim për viktimat e Vukovarit dhe përmend krimet e kryera në fermën e Ovçarës, në kampet e burgimit të ngritura nga Ushtria Popullore Jugosllave (JNA), si dhe në qendrën Velepromet, ku u mbajtën të burgosur gjatë luftës. Ai përmend gjithashtu fjalimin e Slobodan Millosheviqit në Gazimestan më 1989 dhe konceptin e “Serbisë së Madhe”, si dhe kërkimfaljen e ish-presidentit serb Boris Tadiq në Ovçara më 2010.

Serbisë, sipas rezolutës, i kërkohet të hapë arkivat për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të të zhdukurve. Kroacia ende kërkon 1.725 persona të zhdukur nga lufta, ndërsa në tekstin përfundimtar është përfshirë edhe pritja e familjeve të personave të zhdukur, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare, për të marrë përgjigje.

Parlamenti Evropian në rezolutë gjithashtu ka thënë se dënon fuqishëm çdo formë të mohimit, minimizimit apo glorifikimit të krimeve të luftës. Në këtë kontekst, në rezolutë përmenden edhe nderimet e bëra për Ratko Mlladiqin gjatë varrimit të tij në Beograd në shtator të këtij viti.

Rezoluta u miratua pas tërheqjes së një propozimi alternativ nga grupi liberal, të paraqitur nga eurodeputeti austriak Helmut Brandstatter. Organizatat joqeveritare nga Kroacia dhe rajoni e kishin mbështetur atë version, pasi u bënte thirrje të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë Kosovën, të bashkëpunonin për zbardhjen e fatit të të zhdukurve. Në Kosovë 1.579 persona vazhdojnë të figurojnë si të zhdukur nga lufta e fundit.

Votimin nga galeria e Parlamentit Evropian e ndoqën banorë të Vukovarit, familjarë të personave të zhdukur dhe të vrarë, si dhe ish-të burgosur të kampeve, të cilët kishin udhëtuar në Strasburg me ftesë të Resslerit.

Rezoluta kishte nxitur reagime edhe në Serbi para votimit. Studentët që tash kanë ardhur në pushtet e kundërshtuan dokumentin, duke pretenduar se ai nuk i merr parasysh viktimat serbe.

 

Marrë nga Politico.eu

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Trafiku ajror drejt Gjirit Persik devijohet papritur! Kuvajti intercepton dronët iranianë

Korrupsioni u shtua, thonë 6 në 10 shqiptarë

Gjykata Kushtetuese kalon në senacë plenare tre ankime kundër akteve të qeverisë

Dy gazetarë në konkurencë, publikojnë nga një libër për “McGonigal”

Rama i nxjerr në treg spitalet publike, do menaxhohen nga privatët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trafiku ajror drejt Gjirit Persik devijohet papritur! Kuvajti intercepton dronët iranianë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Nëntor, 2026
SHBA shpall tarifa të reja doganore, ndaj BE-së dhe Kinës
Aktuale Analize Bota Finance Politike 26 Nëntor, 2026
PD çon reformën territoriale në Kushtetuese
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Politike 26 Nëntor, 2026
27 dhjetori, data e zgjedhjeve presidenciale në Serbi
Aktuale Analize Politike Rajoni 26 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.