KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pas debateve maratonë, Kuvendi miraton me 80 vota pro buxhetin e 2027-ës/ Rrëzohen amendamentet e opozitës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pas debateve maratonë, Kuvendi miraton me 80 vota pro buxhetin e 2027-ës/ Rrëzohen amendamentet e opozitës
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitike

Pas debateve maratonë, Kuvendi miraton me 80 vota pro buxhetin e 2027-ës/ Rrëzohen amendamentet e opozitës

Përditësimi i fundit: 27 Nëntor, 2026 8:38 am
56 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas më shumë se 14 orësh debatesh të forta, përplasjesh politike dhe replikash mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi ka miratuar me 80 vota pro dhe 20 kundër buxhetin e shtetit për vitin 2027, që këtë vit kaloi pragun historik të 10 miliardë eurove. Të gjitha amendamentet e opozitës u rrëzuan.

Seanca plenare e kësaj të enjteje u shoqërua me një klimë të tensionuar politike, ku në qendër të diskutimeve ishin jo vetëm projektbuxheti dhe ndryshimet fiskale, por edhe aktet normative të qeverisë për tubimet, të cilat kanë shkaktuar debate të forta mes palëve politike.

Deputetët e opozitës kundërshtuan ashpër paketën antidhunë, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të kufizuar të drejtën kushtetuese për protestë. Në të njëjtën kohë, mazhoranca mbrojti nismën e qeverisë, duke argumentuar se masat synojnë parandalimin e akteve të dhunës dhe mbrojtjen e institucioneve, pronës publike dhe private.

Një prej momenteve më të rëndësishme të seancës ishte edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dispozitës që parashikon gjobën prej 5 mijë lekësh për bllokimin e rrugëve gjatë protestave. Ky vendim u bë shkak për replika të forta mes deputetëve të opozitës dhe kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, lidhur me kompetencat e Kuvendit për vijimin e shqyrtimit të akteve normative.

Gjatë diskutimeve nuk munguan as përplasjet personale. Sali Berisha u përfshi në replika me ministrin e Kulturës, Blendi Gonxhja, ndërsa debat pati edhe me deputetin socialist Erion Braçe. Nga ana tjetër, Ulsi Manja shkëmbeu akuza me kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe deputetin Erald Kapri.

Pavarësisht tensioneve dhe kundërshtimeve të opozitës, mazhoranca vijoi procedurën parlamentare deri në votimin e projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2027. Në momentin e votimit të buxhetit, kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit.

Miratimi i tyre me shumicë votash shënon përmbylljen e një prej proceseve më të rëndësishme parlamentare të këtij viti, ndërsa debati politik pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, veçanërisht në prag të protestës së paralajmëruar më 28 nëntor.

Miratimi i tyre me shumicë votash shënon përmbylljen e një prej proceseve më të rëndësishme parlamentare të këtij viti, ndërsa debati politik pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, veçanërisht në prag të protestës së paralajmëruar më 28 nëntor.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush jep llogari për dhunën në protesta?

Kush është shqiptari që po ndihmon Evropën të sfidojë dominimin amerikan dhe kinez në AI?

Përse disa protesta rrëzojnë qeveritë dhe të tjerat jo?

Tirana blindohet për 28 Nëntorin, 2 mijë policë në terren për protestën

Letra e fundit e Gianni De Gennaros: “Një ortek gënjeshtrash po më merr përpara”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A po shkëputet Lista Serbe nga Beogradi?
Artikulli tjetër Kuvendi miraton me shumicë votash aktet normative të paketës antidhunë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kështu foli… Spiropali!
Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Nëntor, 2026
Nju-Jorku përfshin 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Nëntor, 2026
Sfida e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, largimi edhe më masiv i ‘trurit’
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Nëntor, 2026
Shqipëria kryeson Europën për banimin, në pronësi
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 27 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.