KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “PasqyrAlbania” e Ramës, një emër i ri për një premtim të vjetër
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “PasqyrAlbania” e Ramës, një emër i ri për një premtim të vjetër
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

“PasqyrAlbania” e Ramës, një emër i ri për një premtim të vjetër

Përditësimi i fundit: 31 Gusht, 2026 4:48 pm
25 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Pas një stine të nxehtë protestash kundër modelit të tij të qeverisjes, kryeministri Edi Rama u rikthye me një zgjidhje “deus ex machina” për të kanalizuar ankesat dhe pakënaqësitë e qytetarëve – një platformë të quajtur “PasqyrAlbania”.

Në takimin e mbajtur me kabinetin e tij qeveritar dhe drejtuesit e Partisë Socialiste më 24 gusht në Pogradec, Rama tha se çdo hall apo shqetësim i qytetarëve i adresuar në platformë do të ndiqej në kohë reale dhe do të merrte përgjigje.

“Nuk mund të jenë kërkesat dhe ankesat e njerëzve si shishet që hidhnin letrat e amaneteve nga anijet kur mbyteshin në oqean,” deklaroi Rama.

Por larg të qenit një risi, platforma “PasqyrAlbania” është një emër i ri për një premtim të vjetër.

Prej fundit të vitit 2021, qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka lançuar një platformë të ngjashme të njohur si “Shqipëria që duam”; një strukturë shtetërore e rregulluar përmes ligjit për bashkëqeverisjen.

Premtimet politike dhe dispozitat ligjore parashikonin që prej asaj kohe atë që Rama premton sot; një ndërveprim në kohë reale mes qytetarëve dhe institucioneve, duke garantuar përgjigje për hallet e shqetësimet e tyre, por dhe ndikimin e tyre në politikat qeverisëse.

E pyetur se çfarë nuk funksionoi me platformën ‘Shqipëriaqëduam’ që kërkohet të zgjidhet me platformën e re, zyra e shtypit pranë Kryeministrit sugjeroi se “PasqyrAlbania” do të ishte “një eksperiencë krejt e re” dhe se do të përfshinte si komponentë të saj edhe ‘Shqipëria që duam”, së bashku me e-Albanian”.

“Por njëkohësisht edhe vetë ato do të jenë në një version të ri, ku Inteligjenca Artificiale do të marrë një rol që deri sot ka munguar,” tha për BIRN zyra e shtypit pranë kryeministrit.

Për analistët e politikës, oferta e re e Ramës tregon se ai i sheh problemet e qeverisjes si probleme komunikimi dhe tenton t’i korrigjojë ato përmes anashkalimit të institucioneve dhe centralizimit të marrëdhënieve mes qytetarëve dhe kryeministrit.

“Në thelb, më shumë duket si një version i ri i një ideje të vjetër sesa si një filozofi e re qeverisjeje,” e komentoi gazetari Lutfi Dervishi platformën “PasqyrAlbania”, duke e krahasuar atë me platformën e mëparshme dhe ligjin për bashkëqeverisjen.

Sipas Dervishit, edhe pse teknologjikisht platforma e re mund të jetë më e avancuar, “risia teknologjike nuk duhet ngatërruar me përgjegjësinë institucionale”.

“Në një administratë që funksionon normalisht, qytetari nuk duhet të ketë nevojë për një mekanizëm të posaçëm që ta detyrojë administratën të bëjë atë që duhet të bëjë,” shtoi ai.

Operacion PR për problemet e qeverisjes

Përgjatë 13 viteve në pushtet, marrëdhëniet me publikun së bashku me propagandën e përditshme mbi sukseset e qeverisë kanë qenë një tipar kryesor dallues i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Në pasqyrën e botës virtuale të qeverisë, projektet e mëdha të investimeve publike publikoheshin në 3D, përpara se ato në të vërtetë të nisnin punën në terren, ndërsa një pjesë e mirë e tyre rezultoi më vonë të përfundonin në afera korruptive me zyrtarë të lartë të hetuar apo gjykuar për korrupsion.

I sfiduar prej tre muajsh nga protestat e përditshme qytetare, të cilat njihen ndryshe si “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri Rama prej javësh ka premtuar një reformim të marrëdhënies mes qeverisjes dhe qytetarëve, fillimisht përmes një dokumenti të emërtuar prej tij si “Besa” dhe më pas përmes platformës “PasqyrAlbania”.

Megjithatë, shumë dyshojnë se problemet e mprehta të qeverisjes mund të lustrohen sërish përmes komunikimit.

Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike i tha BIRN se Rama po përpiqet që ta shfrytëzojë ‘operacionin e përmirësimit të komunikimit’ për të justifikuar të gjitha problemet që ka shkaktuar qeverisja e tij.

“Problemi është që qeverisja i shërben një pakice njerëzish, jo të gjithëve. Pakica merr frytet, shumica merr ‘komunikim’,” theksoi Hasimja.

Edhe Eduart Gjokutaj, drejtues i organizatës ALTAX me fokus te transparenca dhe politikat e qëndrueshme të zhvillimit, thotë përmirësimi i kanalit të komunikimit nuk e zgjidh ‘krizën e besimit’.

“Ajo lidhet me mbajtjen e premtimeve, transparencën e vendimmarrjes, respektimin e institucioneve, kontrollin mbi pushtetin dhe llogaridhënien për rezultatet. Nëse qytetari dëgjohet, por institucionet nuk mbajnë përgjegjësi për atë që premtojnë dhe bëjnë, platforma rrezikon të kthehet në një instrument për menaxhimin e pakënaqësisë dhe jo në një reformë të qeverisjes,” tha Gjokutaj.

Gjokutaj beson se edhe në qoftë e suksesshme, nisma “PasqyrAlbania’ nuk përbën në vetvete “një model të ri qeverisjeje”.

“Përndryshe, kemi një instrument të ri për një mekanizëm të njohur,” theksoi ai.

Për gazetarin Dervishi, ky mekanizëm krijon edhe një paradoks, pasi qeveria mund të marrë kreditet për korrigjimin e një problemi që e ka prodhuar vetë ose që nuk e ka zgjidhur përmes institucioneve të saj.

“Pas 13 vitesh në pushtet, pyetja nuk është më vetëm sa mirë komunikon qeveria me qytetarin, por pse duhet ndërhyrja nga lart për të marrë një përgjigje normale nga institucionet dhe administrata,” tha Dervishi.

Sipas tij, kjo pyetje lidhet drejtpërdrejt edhe me “Pasqyrë Albania”, që kryeministri e ka prezantuar si një mënyrë të re për t’u drejtuar institucioneve me kërkesa apo shqetësime dhe për të ndjekur në kohë reale trajtimin dhe përgjegjësitë për zgjidhjen e tyre.

Rama ofrohet si “Zgjidhja’

Gjatë aktivitetit të zhvilluar në Pogradec, kryeministri ofroi gjithashtu një shembull praktik të filozofisë së tij për komunikimin me qytetarët përmes një videoje virale takimi me një të moshuar nga një fshat i Pogradecit.

Pasi e priti me orë të tëra që ta takonte, i moshuari i kërkoi Ramës që të shtronte një rrugë 4 kilometra në fshatin e tij, pa iu drejtuar më parë institucioneve.

Për Lutfi Dervishin, ky rast tregon modelin e komunikimit që Rama ka ndërtuar dhe vijon të ndërtojë, duke e centralizuar atë.

“Ai shmang ndërmjetësit: administratën, institucionet, median, opozitën dhe shpesh edhe vetë ministrat. Dhe e paraqet veten si ‘Zgjidhja’. Në fund krijohet një raport ku qytetari me një problem nuk përballet më me ‘shtetin’, por i drejtohet qendrës së pushtetit për zgjidhje,” thotë Dervishi.

Sipas tij, kjo krijon një paradoks; “centralizimi paraqitet si ilaç për mosfunksionimin e një administrate tashmë tejet të centralizuar”.

Në këtë këndvështrim, shton ai, “nismat e reja të komunikimit nuk adresojnë domosdoshmërisht arsyet e pakënaqësisë së shprehur përmes protestave, por rrezikojnë ta zhvendosin debatin nga problemet e qeverisjes te marrëdhënia e drejtpërdrejtë e qytetarit me kryeministrin”.

Dhe pikërisht ky është ‘rreziku kryesor’, pasi siç argumenton Dervishi, “në demokraci marrëdhënia duhet të jetë qytetar–institucion, jo qytetar–kryeministër”.

Edhe për Gjokutat,j ky rrezik ekziston nëse nëse platforma krijon perceptimin se zgjidhja e problemit vjen nga ndërhyrja e kryeministrit apo drejtuesve politikë dhe jo nga funksionimi normal i institucionit.

“Kjo do ta forconte më tej marrëdhënien personale qytetar–pushtet, në vend të marrëdhënies qytetar–shtet,” tha Gjokutaj.

“Qeverisja nuk mund të ndërtohet mbi idenë se çdo problem i qytetarit duhet të zgjidhet përmes ndërhyrjes së qeverisë qendrore. Në një shtet funksional, qytetari nuk duhet të kërkojë favor apo ndërhyrje politike për të marrë një shërbim që ligji ia garanton. Përgjegjësia duhet të jetë e institucionit dhe jo e liderit,” përfundoi ai.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Pasqyrë” për çmimet teksa Shqipëria paguan si Europa

Si u paraqit Shqipëria si një nga “shtetet destabilizuese” të Malit të Zi

Të paguash dy herë për shëndetin dhe të besosh më pak

Kosovë/ Çfarë ka pas 6 votave të LDK-së kundër Sejdiut?

Irani/ Shterpësi në strategjitë e Mossad-it

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pajisjet izraelite që bllokuan TikTok-un dyshohet se përgjuan SPAK-un
Artikulli tjetër Shqipëria, kampione Europe në “llaç e tulla”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 2 Shtator, 2026
355 milionë euro pasuri të sekuestruara në Bari: Gjurma e parasë, deri në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Fokus Sociale 2 Shtator, 2026
Helmohen 120 persona nga ndotja e ujit të pijshëm, në Fushë Arrëz
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 2 Shtator, 2026
Transporti urban do t’i rikthehet normalitetit, qeveria premton subvencionimin e naftës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 2 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.