KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: ‘Pazaret’ për detin rikthehen në tryezë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > ‘Pazaret’ për detin rikthehen në tryezë?
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoni

‘Pazaret’ për detin rikthehen në tryezë?

Përditësimi i fundit: 25 Maj, 2026 10:49 am
14 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Greqia duket se po synon të riaktivizojë negociatat me Shqipërinë për çështjen e kufirit detar, një proces që prej vitesh ka mbetur i ngrirë.

Në këtë kuadër, ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Tiranë, ku pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

Sipas raportimeve të mediave greke, Dendias do të nisë axhendën e tij me një takim me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Më pas, ai do të pritet në një takim edhe nga kryeministri Edi Rama. Në program është përfshirë gjithashtu një drekë pune në rezidencën qeveritare.

Vizita e ministrit grek parashikon edhe një takim me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin.

Mediat në Athinë theksojnë se dy vendet po përpiqen të shfrytëzojnë klimën aktuale pozitive në marrëdhëniet bilaterale për të shtyrë përpara diskutimet mbi ndarjen e zonave detare, çështje e cila prej kohësh ka mbetur pezull.

Ndërkohë, në një postim disa kohë më parë ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare shqiptare, Artur Meçollari, ka artikuluar akuza të forta lidhur me mënyrën se si po trajtohet procesi për dërgimin e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Duke iu referuar marrëveshjes detare të vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2010, Meçollari pretendon se qeveria aktuale greke e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis po tenton të tërhiqet nga disa dakordësi të arritura gjatë negociatave të vitit 2018 mes Tiranës dhe Athinës.

Sipas tij, dy janë çështjet kryesore ku pala greke nuk është më në një linjë me marrëveshjet e mëparshme:

  • Vija e drejtë bazë e Shqipërisë, për të cilën Meçollari thotë se ishte njohur nga pala greke gjatë negociatave të vitit 2018, duke i dhënë Shqipërisë një avantazh prej rreth 40 km² në ndarjen detare;
  • Njohja e Protokollit të Firences të vitit 1925, i cili, sipas tij, ishte përfshirë në draftin e dakordësuar në 2018, edhe pse nuk ishte ratifikuar nga Greqia.

Meçollari akuzon gjithashtu qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama se, me dakordësinë për ta çuar çështjen në Hagë në tetor të vitit 2020, po favorizojnë interesat e qeverisë Mitsotakis në dëm të Shqipërisë.

Sipas tij, në të njëjtën linjë shkon edhe emërimi i Ferit Hoxhës si ministër i Jashtëm, duke qenë se ai ka qenë kryenegociator i marrëveshjes detare të vitit 2009.

Marrëveshja Shqipëri-Greqi e vitit 2009

Duke qenë se gjatë regjimit komunist (1944-1991) në Shqipëri, “çështja e detit”, kishte mbetur si e neglizhuar, çështja e kufizimit të zonave detare mbeti e hapur pas përmbysjes së regjimit komunist.

Në vitin 2009, mes Qeverisë së Shqipërisë të drejtuar nga Sali Berisha dhe Qeverisë së Greqisë së drejtuar nga Kostas Karamanlis u nënshkrua një marrëveshje në Tiranë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, marrëveshje e cila u nënshkrua nga ministritë e jashtme të të dy vendeve.

Marrëveshja në fjalë u kundërshtua nga Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) në atë kohë në opozitë, e drejtuar nga kryeministri aktual Edi Rama, parti e cila marrëveshjen e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, duke e konsideruar si të “papajtueshme me Kushtetutën”.

Partia Socialiste, përdori disa argumente dhe pretendime për të kundërshtuar marrëveshjen e cila në fund të shqyrtimit u rrëzua dhe nuk kaloi për miratim në parlament, duke theksuar se “Nuk ishte i nevojshëm përcaktimi i kufirit të hapësirave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, pasi ky kufi ka qenë i përcaktuar më parë” dhe se “Negocimi dhe hartimi i marrëveshjes është kryer në fshehtësi dhe në mungesë të transparencës.

Rifillimi i negociatave dhe vendimi për t’u drejtuar në gjykatën ndërkombëtare

Pas rrëzimit në vitin 2010 të marrëveshjes Shqipëri-Greqi për zonat detare çështja kaloi në “heshtje”, por mbeti përsëri një çështje e hapur dhe pa zgjidhje përfundimtare mes vendeve.

Në prill të vitit 2018, Qeveria e Shqipërisë e drejtuar nga kryeministri Rama dhe Qeveria e Greqisë e drejtuar nga Alexis Tsipras filluan zyrtarisht bisedimet zyrtare për çështjen e kufizimit të zonave detare mes dy vendeve, ndërkohë pas disa raundesh negociatash nuk u arrit një marrëveshje përfundimtare dhe negociatat u ndërprenë.

Nga ana tjetër, pretendimet e Greqisë për zgjerimin e ujërave në Detin Jon, kanë shkaktuar reagime të shpeshte edhe të zyrtarëve të lartë të Shqipërisë. Kryeministri Rama ka ripërsëritur disa herë qëndrimet e tij në lidhje me pretendimet e Greqisë për zgjerimin e ujërave territoriale në Detin Jon, duke theksuar se “e drejta e 12 miljeve ushtrohet aty ku është e mundur”.

Kryeministri Rama, në lidhje me këtë çështje ka deklaruar muaj më parë se drejta e 12 miljeve buron nga Konventa Ndërkombëtare e të Drejtës së Detit. Sipas Ramës, Shqipëria e ka ushtruar në vitin 1990 të drejtën e saj të shtrirjes në ato milje, “në bazë të asaj konvente ndërkombëtare të vitit 1982.”

Ish-kryeministri Berisha, i cili ishte kreu i qeverisë në kohën kur u nënshkrua marrëveshja e vitit 2009 e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, në një nga qëndrimet e tij publike gjatë muajit gusht të vitit 2020, ka theksuar se vendimi i Greqisë që të zgjerojë në 12 milje ujërat e saj territoriale, “për Shqipërinë është dëmtues dhe në raport me klimën konfliktuale që ekziston në rajon konkretisht midis Turqisë dhe Greqisë, është problematik dhe me implikime serioze”.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të zhdukurit e komunizmit, kërkohet veprim nga prokuroria

Kush i financon grataçelat në Tiranë?

Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha miliona € Vilma Nushit

Integrimi, jo vetëm për të marrë “merita” politike

Biznesi kërkon rregulla, jo falje

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Biznesi kërkon rregulla, jo falje
Artikulli tjetër Integrimi, jo vetëm për të marrë “merita” politike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qiratë dhe banesat “në qiell”, mijëra qytetarë spanjollë dalin në rrugë
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 25 Maj, 2026
Po kalonte rrugën për në shkollë, 7-vjeçari përplaset për vdekje, në aksin Elbasan-Librazhd
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Maj, 2026
Mbi 100 raste të dyshuara për dhunë e abuzim seksual, në çerdhe e shkolla në Francë
Analize Bota Fokus Opinion Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
Shqipëria ndan nga buxheti më pak lekë për paga, se Rajoni
Analize Finance Kryesore Rajoni Sociale 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.