Opozita i ka kërkuar maxhorancës ngritjen e komisionit hetimor për veprimtarinë e KAYO-s. Në konferencën e kryetarëve kryetari i Grupi Parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi se kompania KAYO ka shpenzuar 34 milionë euro nga buxheti i shtetit pa prodhuar asgjë. Ai shprehet se i vetmi fitues i këtyre parave është Ron Yefet, për të cilin thotë se është mik i kryeministrit Rama.
Sipas tij, e vërteta është që Ron Yefet sillet si ministër i Mbrojtjes dhe e thotë hapur që ka trafik të armëve, ndërsa shton se del hapur që u janë shitur armë vendeve në konflikt. Në funs, Bardhi thotë se ngritja e komisionit hetimor nuk ka nevojë për lejen e maxhorancës, pasi këtë e lejon Kushtetuta.
Marrë nga Dosja.al