KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: PD: Tirana 2030, projekti i pabarazisë dhe klientelizmit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > PD: Tirana 2030, projekti i pabarazisë dhe klientelizmit
AktualeKomentKorrupsionKryesorePolitike

PD: Tirana 2030, projekti i pabarazisë dhe klientelizmit

Përditësimi i fundit: 10 Gusht, 2025 6:10 pm
297 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dhënë një deklaratë për mediat nga selia blu. Vangjeli u shpreh se arkitekti italian Stefano Boeri, miku i kryeministrit Edi Rama, aktualisht është nën hetim në Itali për afera korruptive të lidhura me “zgjerim të pakontrolluar ndërtimi”.

Ajo tha më tej se vizioni i tij urban në Shqipëri nuk lidhet me nevojat e komuniteti. Vangjeli gjatë deklaratës për shtyp përmendi disa nga projektet e tij në Tiranë, për të cilat tha se nuk kanë asnjë lidhje me banorët e thjeshtë.

Ajo tha se nga gjitha këto projekte ndajnë të njëjtën filozofi: “përfitimi i pushtetit dhe oligarkëve, ndërsa qytetari i thjeshtë mbetet i përjashtuar nga vendimmarrja dhe përfitimi.” Partia Demokratike kërkon hetim të menjëhershëm të të gjitha këtyre projekteve në Shqipëri dhe sjelljen e të gjithë përgjegjësve përpara drejtësisë.

DEKLARATA E PLOTË E VANGJELIT: 

Arkitekti italian Stefano Boeri, miku personal i Kryeministrit Edi Rama, me biznes të zyrtarizuar në zemër të Bllokut në Tiranë, aktualisht është nën hetim në Itali për afera korruptive të lidhura me ‘zgjerim të pakontrolluar ndërtimi’.

Në Shqipëri, vizioni urban i tij nuk lidhet aspak me nevojat e komunitetit, por me një model zhvillimi të diktuar nga interesat klienteliste të Ramës, duke anashkaluar konsultimin publik dhe pa asnjë ndjeshmëri ndaj identitetit historik të qytetit.

Ndërkohë që Tirana vuan nga mungesa e hapësirave publike, gjelbërimit, transporti publik si dhe shërbime të tjera bazë për qytetarët, Boeri hartoi projekte të cilat shërbejnë vetëm për zbukurimin e fasadës së një pushteti të korruptuar që nuk ka asnjë lidhje me banorët e thjeshtë.

E konkretisht projektet që mbajnë emrin e tij janë:

‘Vertical Forest Tirana’

‘Tirana Riverside’

‘Tirana 2030’

‘Kubi i Bllokut’

‘Blloku ëest’

‘Pylli Orbital 030’ , etj …

Të gjitha këto projekte ndajnë të njëjtën filozofi: përfitimi i pushtetit dhe oligarkëve, ndërsa qytetari i thjeshtë mbetet i përjashtuar nga vendimmarrja dhe përfitimi.

Diferenca qëndron në faktin se ndërsa në Itali drejtësia funksionon dhe nga hetimet nuk përjashtohet askush i dyshuar si shkelës i ligjit, në Shqipëri miqtë e KM përjashtohen nga hetimet  pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme nga opozita dhe Partia Demokratike për ndërtime pa kriter, pastrim parash dhe abuzime me planifikimin urban.

Sot, ndërkohë që Stefano Boeri përballet me drejtësinë italiane, qyteti i Tiranës përballet me pasojat e një modeli urban të ndërtuar mbi korrupsion, mungesë transparence dhe marrëveshje klienteliste.

Partia Demokratike insiston në kërkesën e saj për hetim të menjëhershëm të të gjitha këtyre projekteve në Shqipëri dhe sjelljen e të gjithë përgjegjësve përpara drejtësisë.

E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi betonin e pabarazisë, propagandës dhe shpërdorimit të pushtetit.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ministrja e Drejtësisë në Kosovë: Dyshohet se gjyqtari Radomir Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe
Artikulli tjetër Mijëra njerëz protestojnë në Izrael, kundër planit të Netanyahut për pushtimin e plotë të Gazës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.