KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Presidenti amerikan takohet me princin saudit të kurorës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Presidenti amerikan takohet me princin saudit të kurorës
AktualeAnalizeBotaPolitike

Presidenti amerikan takohet me princin saudit të kurorës

Përditësimi i fundit: 14 Maj, 2025 7:56 am
162 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që pas marrjes së postit presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u prit në Arabinë Saudite nga një numër i madh përfaqësuesish të oborrit mbretëror dhe botës së biznesit. Gjatë aderimit në Riad avioni presidencial i Trump u eskortua nga avionët luftarakë arabo-saudit, princi i kurorës Mohammed bin Salman e priti atë personalisht në aeroport.

Arabia Saudite është stacioni i parë i Trump në kuadrin e një udhëtimi kushtuar kryesisht marrëdhënieve ekonomike në rajonin e Gjirit Persik. Pritja e përzemërt në aeroport u pasua nga një pritje madhështore në pallatin mbretëror në Riad. Limuzina e presidentit Trump u shoqërua nga një gardë kalorësish. Duke ecur në korridoret e gjata të ndërtesës impozante Trump përshëndeti dhjetëra përfaqësues sauditë të qeverisë dhe ekonomisë.

Trump dhe bin Salman nënshkruajnë marrëveshje ekonomike

Presidenti i SHBA-së në këtë udhëtim shoqërohet nga anëtarët të rëndësishëm të kabinetit dhe përfaqësues të ekonomisë, ndër të tjerë nga ministri i Jashtëm, Marco Rubio dhe këshilltari Elon Musk. Pas pjesëmarrjes në një samit të shteteve të Gjirit Persik, Trump bashkë me Musk donin të prezantoheshin në një forum investimesh. Bin Salman qysh në janar me marrjen e postit nga Trump i premtoi SHBA-së investime në shumën e 600 miliardë dollarëve.

Trump dhe bin Salman nënshkruan fillimisht një marrëveshje ekonomike dhe më pas shikonin se si ministrat e tyre vendosën një sërë marrëveshjesh duke shtrënguar duart. Ndër këto marrëveshje bën pjesë bashkëpunimi në fushën e energjisë, të drejtësisë, mbështetja e autoriteteve doganoore dhe bashkëpunimi ndërmjet Smithsonian Museum dhe institucioneve saudite. Gjithashtu të dy vendet ranë dakord për biznese në fushën e armatimeve në vlerën 142 miliardë dollarë. Arabia Saudite në bazë të këtyrë marrëveshjeve do të marrë mallra armatimi dhe shërbime nga një duzinë sipërmarrjesh të SHBA-së në sektorin e mbrojtjes. Ndër të tjera synohet modernizimi i aviacionit ushtarak saudit, i sistemeve të mbrojtjes nga ajri dhe mbrojtjes së kufijve, rrugëve detare dhe sistemeve të komunikacionit.

Trump e cilësoi bin Salman si mik

Trump theksoi gjatë vizitës raportet e mira të tij me princin e kurorës. “Unë besoj vërtetë se ne e vlerësojmë shumë njeri-tjetrin”, tha republikani në një dalje të shkurtër të përbashkët para medias në Riad përpara fillimit të bisedimeve. Trump e quajti princin e kurorës mik. Ai sërish vendosi që vizitën e parë zyrtare jashtë vendit si president ta zhvillojë në Arabinë Saudte, sepse ajo ka premtuar të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA.

Vizita në Katar dhe në Emirate

Në forumin saudito-amerikan të investimeve, ministri saudit i Investimeve Chalid al-Falih theksoi rritjen e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve: “Ndërsa energjia mbetet edhe më tej gurthemeli i marrëdhënieve tona, ne i kemi katërfishuar investimet dhe mundësitë e biznesit në mbretëri”, tha Falih. “Nëse sauditët dhe amerikanët i bashkojnë forcat, ndodhin gjëra shumë të mira.” Në forum morën pjesë edhe ministrat e Financave të të dy vendeve, Scott Bessent dhe Mohammed Al Dschadaan, si dhe shefi i Blackrock Larry Fink dhe CEO i Blackstone Stephen Schwarzman.

Trump do të vazhdojë turin në Gjirin Persik edhe me vizitat në Katar dhe Emirate, ku gjithashtu në fokus do të jenë marrëdhëniet ekonomike.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshimin e politikës së jashtme ndaj Serbisë
Artikulli tjetër Netanjahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.