KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Presidenti Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Presidenti Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
AktualeBotaOpinionPolitike

Presidenti Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën

Përditësimi i fundit: 4 Mars, 2025 11:06 am
129 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Shtëpia e Bardhë tha të hënën vonë se Presidenti Donald Trump ka vendosur të pezullojë ndihmën për Ukrainën.

“Presidenti ka qenë i qartë se ai është i përqendruar te paqja”, i tha Zërit të Amerikës një zyrtar i lartë i administratës në një deklaratë të dërguar nëpërmjet postës elektronike. “Ne kemi nevojë që partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi gjithashtu. Ne po e pezullojmë dhe po e shqyrtojmë ndihmën tonë, për t’u siguruar që ajo po ndihmon për një zgjidhje”, tha zyrtari i cili nuk deshi të identifikohet.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha në fjalimin e tij të natës të hënën se vendi i tij ka nevojë për “paqe të vërtetë dhe të drejtë”, si dhe garanci për t’u siguruar që Rusia të mos e kërcënojë përsëri Ukrainën në të ardhmen.

“Ishte pikërisht mungesa e garancive të sigurisë për Ukrainën 11 vjet më parë që e lejoi Rusinë të fillonte me pushtimin e Krimesë dhe luftën në Donbas”, tha zoti Zelensky. “Më pas, mungesa e garancive të sigurisë e lejoi Rusinë të nisë pushtimin në shkallë të gjerë. Dhe tani, për shkak se ende nuk ka garanci të përcaktuara sigurie, është Rusia ajo që po e vazhdon këtë luftë”.

Më herët të hënën, Presidenti Trump vuri në dukje se një marrëveshje për mineralet e rralla është thelbësore për vazhdimin e mbështetjes amerikane për Ukrainën dhe tha se do të bënte një njoftim për këtë çështje të martën, gjatë një sesioni të përbashkët të Kongresit.

Presidenti Trump ka nxitur përfundimin e luftimeve, por zoti Zelensky ka shprehur frikën se zoti Trump po përpiqet të zgjidhë konfliktin me kushte më të favorshme për Moskën sesa për Kievin.

Të hënën, presidenti i prirë ndaj biznesit i mëshoi qëndrimit të tij gjithnjë e më të prerë: nëse Ukraina dëshiron të mbijetojë, Zelensky duhet të bëjë një marrëveshje.

“Mund të bëhet shumë shpejt”, tha Presidenti Trump. “Tani, ndoshta dikush nuk dëshiron të bëjë një marrëveshje dhe nëse dikush nuk dëshiron të bëjë një marrëveshje, unë mendoj se ai person nuk do të jetë vërdallë për shumë kohë. Ai person nuk do të dëgjohet shumë gjatë, sepse besoj që Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje. Unë besoj se me siguri populli i Ukrainës dëshiron të bëjë një marrëveshje. Ai ka vuajtur më shumë se kushdo tjetër”.

Më herët gjatë së hënës në një postim në mediat sociale, Presidenti Trump kundërshtoi vlerësimin e zotit Zelensky se fundi i luftës së Rusisë me vendin e tij “është ende shumë, shumë larg”, duke e quajtur atë “deklaratën më të keqe”.

“Amerika nuk do ta durojë atë për shumë kohë!” shtoi ai.

Para se Presidenti Zelensky të arrinte në Uashington të premten, marrëveshja ishte hartuar në vija të gjera. Ajo synonte të lejojë investimet amerikane në eksplorimin e mineraleve të rralla tokësore.

Por, zoti Zelensky kishte këmbëngulur në nevojën për garanci të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk ishin në projektin fillestar.

“Është ende e paqartë se cili është në të vërtetë plani i zotitTrump”, i tha Zërit të Amerikës në një intervistë në platformën Zoom, Anna Borshchevskaya, një bashkëpunëtore e lartë në Institutin e Uashingtonit për Politikat e Lindjes së Afërt. “Ajo që ne mund të shohim gjithashtu dhe që doli gjatë fundjavës, është se Evropa po bën më shumë për t’iu kundërvënë Rusisë”.

Pasi takimi në Shtëpinë e Bardhë u prish pas shkëmbimeve të ashpra mes zotit Zelensky me Presidentin Trump dhe nënpresidentin JD Vance, zoti Zelensky fluturoi përtej Atlantikut për t’u takuar me aleatët evropianë. Ai u përshëndet ngrohtësisht nga kryeministri britanik Keir Starmer.

“Britania do të luajë një rol udhëheqës, nëse është e nevojshme dhe së bashku me të tjerët, me trupat në terren dhe avionët në ajër”, tha kryeministri Starmer duke folur në Parlament. “Zoti kryetar, është e drejtë që Evropa të marrë përipsër barrën më të rëndë për të mbështetur paqen në kontinentin tonë. Por, për të pasur sukses, kjo përpjekje duhet të ketë gjithashtu mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Regjistrimi i diasporës, Celibashi: Mund ta shtyjmë deri më 9 mars
Artikulli tjetër Presidenti Trump: Zelensky duhet të jetë më mirënjohës ndaj mbështetjes amerikane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.