KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Protestues serbë me biçikleta çojnë fushatën kundër korrupsionit në Parlamentin Europian
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Protestues serbë me biçikleta çojnë fushatën kundër korrupsionit në Parlamentin Europian
AktualeAnalizeFokusPolitikeRajoni

Protestues serbë me biçikleta çojnë fushatën kundër korrupsionit në Parlamentin Europian

Përditësimi i fundit: 7 Prill, 2025 9:33 am
256 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dhjetëra çiklistë serbë janë duke i bërë 1.300 kilometra rrugë drejt Parlamentit Evropian në Strasburg, për ta tërhequr vëmendjen në lidhje me fushatën e vendit të tyre kundër korrupsionit.

Protestuesit me biçikleta u mirëpritën në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, më 5 prill, pasi ishin nisur dy ditë më herët nga Novi Sadi i Serbisë.

Shembja e një strehe prej betoni në stacionin e trenit në Novi Sad nëntorin e kaluar vrau 16 njerëz dhe nxiti protesta gjithëkombëtare në Serbi.

Protestuesit e fajësojnë Qeverinë për korrupsion dhe dështim.

Protestuesit tani po përpiqen të fitojnë mbështetje edhe jashtë Serbisë dhe nga ligjvënësit e BE-së.

“Shpresojmë për ndryshim; shpresojmë për një vend më të mirë dhe shpresojmë për më të mirën”, tha Stefan, i cili ishte në mesin e studentëve protestues që mbërritën me biçikleta në Budapest.

Kryetari i Budapestit, Gergely Karacsony, shprehu mbështetjen e tij për çiklistët serbë, ashtu si edhe disa studentë serbë që studiojnë në kryeqytetin hungarez.

“Jam këtu për të mbështetur miqtë, familjen dhe të gjithë ata që po përpiqen të ndryshojnë diçka në Serbi, që ta bëjmë Serbinë një vend më të mirë për të jetuar për të gjithë ne”, tha një studente.

Studentët në Serbi kanë qenë forcë shtytëse pas protestave kundër Qeverisë në vendin e tyre dhe kanë kërkuar nga ajo t’i bëjë publike të gjitha dokumentet që lidhen me punimet e ndërtimit në stacionin të trenit të Novi Sadit.

Autoritetet pretendojnë se i kanë bërë publike të gjitha “dokumentet në dispozicion”, por protestuesit e hedhin poshtë këtë pretendim.

Studentët planifikojnë të udhëtojnë me biçikleta përmes katër vendeve – Hungarisë, Sllovakisë, Austrisë dhe Gjermanisë – përpara se të arrijnë në Francë brenda rreth dy javësh dhe në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Ndërkohë, në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiç emëroi të dielën Gjuro Macutin, profesorin e mjekësisë pak të njohur, si mandatar për kryeministër në mes të krizës politike.

Vuçiq, një nga themeluesit e Partisë Progresive Serbe në pushtet që nga viti 2012, e paraqiti këtë si “lëvizje e ndryshimeve të mëdha”.

Më 28 janar, kryeministri Millosh Vuçeviç dha dorëheqjen pas javësh protestash masive që kërkonin përgjegjësi për aksidentin fatal. Vuçiç tha se e kishte pranuar dorëheqjen me keqardhje, sepse, siç këmbënguli ai, Vuçeviç “nuk bëri asgjë të gabuar”.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për 4 serbë të arrestuar në Gjakovë
Artikulli tjetër Elon Musk dhe DOGE: Reformatori radikal para largimit?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Aktuale Finance Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale 28 Tetor, 2026
Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.