KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD/ Debate tek ‘Etika’, shtyhet mbledhja të martën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD/ Debate tek ‘Etika’, shtyhet mbledhja të martën
AktualeAnalizeKomentKryesorePolitike

PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD/ Debate tek ‘Etika’, shtyhet mbledhja të martën

Përditësimi i fundit: 19 Dhjetor, 2025 11:22 am
512 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Me debate dhe tensione filloi mbledhja e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Takimi vjen pasi Grupi Parlamentar i PS-së, ka kërkuar përjashtimin e 29 deputetëvet të Partisë Demokratike pas kaosit dhe incidenteve të rënda që u shkaktuan në Kuvend. Anëtarët e opozitës kanë kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura dhe pretendojnë se përjashtimi i tyre është i padrejtë.

“Do të duhet që mbledhja të jetë e hapur. Po kërkoni të përjashtoni 29 deputetë të opozitës pa të drejtë. Kërkoj që të na vini në dispozicion provat dhe që ato të jenë publike”, është shprehur deputeti demokrat Saimir Korreshi.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi shtyrjen e mbledhjes me qëllim që opozita të njihet me provat. Bardhi pretendoi se Partia Socialiste ka përfshirë në kërkesën për masa disiplinore edhe deputetë që nuk janë përfshirë në kaos, duke kërkuar të fshijë opozitën nga Kuvendi.

“Secili deputet që ka firmosur për pezullimin e mandatit për 60 ditë, 30 ditë apo 10 ditë duhet të tregohen të përgjegjshëm. Të tregohen të përgjegjshëm dhe të paraqesin fakte. Të mos vijnë këtu dhe të akuzojnë me terma të Sigurimit të Shtetit. Na quajnë grupazh, kur në fakt gjykata e ka treguar se grup i strukturuar kriminal është qeveria e Edi Ramës. Këtu ju keni përfshirë deputetë që nuk kanë bërë asgjë në Kuvend, por keni dashur të fshini opozitën nga Kuvendi, sepse doni një Kuvend njëpartiak. Thojeni këtu: qëllim keni pasur pengesën tonë në Këshillin e Imuniteteve, prandaj edhe ua caktuat mbledhjen në orën 9. Kështu që propozoj të shtyhet mbledhja për javën tjetër dhe secili deputet të njihet me provat”, tha Bardhi.

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës, ku do të shqyrtohet kërkesa e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës është shtyrë për të martën në orën 10:00.

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare:

-60 ditë për: Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata.  E njëjta masë është kërkuar edhe për deputetët Flamur Noka dhe Klevis Balliu.

-30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti, si dhe për Gazmend Bardhin dhe Sali Berishën.

-10 ditë ndaj deputetëve Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi. E njëjta masë edhe për: Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha dhe Kliti Hoti.

Seanca e fundit e sesionit parlamentar të këtij viti e mbajtuar një ditë më parë (18 dhjetor) u mbyll pas një orë tensionesh dhe përplasjesh nga ana e opozitës, duke e shndërruar sallën e Kuvendit në një ‘arenë përplasjesh’. Sherre, konflikte fizike, zaptim karrigesh, flurim i shisheve të ujit dhe ndezje flakadanësh, përshkruajnë seancën e fundit plenare të këtij viti. Mes tensioneve u betua edhe Endri Shabani si Avokati i ri i Popullit, ndërsa mazhoranca kaloi në votim projektligjet.

 

Marrë nga Zëri.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm I jepte informacion mafies shqiptare, arrestohet ish-drejtuesja e policisë në Ekuador
Artikulli tjetër Protestuesit e Partisë Mundësia para Kuvendit, për Ballukun

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.