KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Përditësimi i fundit: 16 Nëntor, 2026 9:32 am
128 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Asambleja e mbajtur të shtunën (14.11) në Gjirin e Lalëzit në Shqipëri duhej të shërbente për të vendosur në lëvizje strukturat socialiste për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Kryeministri Edi Rama u prit me duartrokitje nga anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste. Por me të marrë fjalën, kërkoi ndërprerjen e transmetimit për mediat. “Dua të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë, me familjen time politike” – tha ai.

Rama kërkon disiplinë

Pas dyerve të mbyllura, sipas një burimi të pranishëm në mbledhje që foli për Deutsche Welle-n, në qendër të vëmendjes u vunë dy emra: Plarent Ndreca dhe Elisa Spiropali. Rama kërkoi masa ndaj tyre për shkak të qëndrimeve kritike publike.

Pas Ramës, fjalën e mori vetë deputetja Spiropali. Ish-kryetarja e Kuvendit kundërshtoi akuzat, duke këmbëngulur se qëndrimet e saj nuk ishin kundër Ramës, por kundër mënyrës se si bëheshin emërimet dhe se si disa individë, sipas saj, shfrytëzonin pushtetin.

Në debat ndërhynë edhe deputetët socialistë Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erion Braçe. Të tre kundërshtuan përjashtimin e Spiropalit nga partia, duke mbështetur masa më të buta. Propozimi i Ramës nuk u hodh në votim. Pas përfundimit të Asamblesë, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, sqaroi se Spiropali dhe Ndreca përjashtohen nga forumet e partisë, por mbeten anëtarë të saj.

Veliaj sfidon Ramën me mocion mosbesimi

Rreth një orë përpara nisjes së Asamblesë, Erion Veliaj u kishte dërguar kolegëve socialistë një letër dhjetëfaqëshe nga burgu i Fierit. Në të, kryebashkiaku i Tiranës kërkonte aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit ndaj Edi Ramës. Si argument kryesor, ai paraqiste përqendrimin e vendimmarrjes në duart e kryetarit dhe dobësimin e forumeve të partisë.

“Edi Rama ka qenë një reformator i rëndësishëm i Partisë Socialiste. Por unë besoj se sot ai është kthyer në pengesën kryesore për reformimin e saj”– shkruante Veliaj.

Rama nuk e komentoi kërkesën për mocion mosbesimi. Në fjalimin e transmetuar për mediat, ai u ndal në paraburgimin e kryebashkiakut të Tiranës.

“Është një paraburgim absurd dhe mbetet një çështje e demokracisë” – tha Rama, duke shtuar se “nuk mund t’i marrësh ti kryeqytetit kryetarin e zgjedhur dhe t’ia mbyllësh brenda pa gjyq, por nga ana tjetër nuk mund të thuash që ky nuk mund të zëvendësohet se është në detyrë?”

Kërkesa për mocion mosbesimi është episodi më i fundit i përplasjes mes Ramës dhe Veliajt. Ky i fundit e ka akuzuar më herët kryeministrin se përmes ministrit të Drejtësisë i kishte kërkuar të hiqte dorë nga drejtimi i Bashkisë së kryeqytetit. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i ka mohuar këto pretendime.

Socialistët nisin fushatën për zgjedhjet vendore

“Partia Socialiste është zyrtarisht në fushatë” – deklaroi sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, pas përfundimit të Asamblesë. Socialistët nisin kështu përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, të cilat do të zhvillohen sipas ndarjes së re territoriale, me 46 bashki në vend të 61.

“Duhet të diskutojmë nga sot deri në 9 maj që të merremi vesh ‘çfarë Shqipërie duam’” – tha Rama, duke theksuar se duhet komunikim i drejtpërdrejtë me qytetarët.

Ndryshime u njoftuan edhe në organizimin e socialistëve në Tiranë. Rama shkarkoi Erion Veliajn nga drejtimi politik i PS-së në kryeqytet, ndërsa Albana Koçiu dhe Ervin Demo u propozuan si bashkëdrejtues të organizimit partiak në Bashkinë e Tiranës. “Drejtimi politik do të vazhdojë nga Ogerta Manastirliu” – sqaroi Klosi.

Asambleja miratoi gjithashtu platformën “Këshilltari i Bashkisë sime” për përzgjedhjen e kandidatëve për këshillat bashkiakë. Aplikimi do të jetë i hapur edhe për të interesuar jashtë propozimeve të forumeve partiake. Platforma do të drejtohet nga tre deputetët socialistë Bora Muzhaqi, Ermal Pacaj dhe Pirro Vengu.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çeki/ Qindra mijëra në protestë, kundër ligjit të medias publike
Artikulli tjetër Marina franceze kap nëndetëse në Atlantik, dyshohet se po transportonte kokainë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.