KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim
AktualeBotaFokusKomentPolitike

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

Përditësimi i fundit: 2 Gusht, 2025 9:50 am
249 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur mbi tre vjet më parë.

Putin tha se është në favor të angazhimit në bisedime me Ukrainën, por se pritjet për rezultatet nuk duhet të jenë “të mëdha”.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një takimi me udhëheqësin bjellorus, Alayksandr Lukanshenka, në Valam, ishull në veriperëndim të Rusisë.

“Në mënyrë që të arrihet një zgjidhje paqësore, na duhen bisedime serioze, jo publike. Kjo duhet të ndodhë në heshtje, në qetësinë e procesit të negociatave”, tha Putin, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

“Nëse udhëheqja ukrainase beson se tani nuk është koha e duhur, se duhet pritur, atëherë ne jemi të gatshëm të presim”.

Këto deklarata ishin përgjigje ndaj komenteve të bëra nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se negociatat e mirëfillta do të jenë të mundshme vetëm pas një ndërrimi të pushtetit në Moskë.

Megjithatë, më 1 gusht Zelensky u shpreh se është i hapur për dialog.

Pas deklarimeve të Putinit, ai shkroi në X se “nëse këto janë sinjale të një vullneti të sinqertë për ta përfunduar luftën me dinjitet dhe për të vendosur një paqe vërtet të qëndrueshme – dhe jo thjesht përpjekje për të fituar kohë për luftë apo për të shtyrë sanksionet – atëherë, Ukraina edhe një herë konfirmon gatishmërinë e saj për t’u takuar në nivel liderësh në çdo moment”.

Moska dhe Kievi rinisën bisedimet e drejtpërdrejta në maj për herë të parë që nga viti 2022. Tri rAundet pasuese të bisedimeve rezultuan me shkëmbime të të burgosurve dhe trupave të pajetë të ushtarëve, por nuk sollën asnjë përparim drejt ndalimit të luftimeve.

Deklaratat e dy udhëheqësve vijnë në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, ka rritur presionin ndaj Moskës duke e paralajmëruar me sanksione të ashpra. Ai po ashtu në fillim të muajit u vendosi palëve 50 ditë kohë që të pajtoheshin për një armëpushim. Por, më pas ai tha se i jep Rusisë 10 deri në 12 ditë kohë për përfundimin e luftës së nisur në shkurt të vitit 2022.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?

Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kisha Ortodokse Serbe mohon akuzat se po diskutohet statusi i saj në Kosovë
Artikulli tjetër Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 5 Nëntor, 2026
Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.