KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke
AktualeAnalizePolitikeRajoni

Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke

Përditësimi i fundit: 2 Gusht, 2025 9:54 am
252 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Kroacia  organizoi paradën e saj ushtarake me rastin e 30-vjetorit të operacionit “Stuhia” (Oluja) të enjten, më 31 korrik. Ndërsa Beogradi, nga ana tjetër, po përgatit paradën e tij për datën 20 shtator.

Përgjigja ndaj një parade me paradë është vetëm një vazhdim i garës shumëvjeçare të armatimit që po zhvillohet midis Serbisë dhe Kroacisë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e lidh pothuajse çdo blerje armësh me Kroacinë dhe armët e saj. Ai shpesh e ka shpallur Serbinë si “fuqinë më të fortë ushtarake në rajon”.

Por ndërsa parada ushtarake në Beograd pritet, si një lloj uverture për promovimin e oficerëve të rinj, e cila është planifikuar për të shtunën, më 2 gusht 2025, ajo tashmë po kritikohet shumë paraprakisht.

Për kritikët e regjimit, fakti që për shkak të të ashtuquajturit “Ćacilend” (siç quhet vendi ku janë mbledhur mbështetësit e Vuçiqit  në Beograd) në qendër të Beogradit, promovimi u zhvendos në kazermat në Banjica, tregon mungesën e respektit të qeverisë aktuale për Ushtrinë e Serbisë. Një poshtërim i tillë i Ushtrisë shihet si një mesazh se “Caciland” është më i rëndësishëm për Vuçiqin sesa forcat e armatosura të vendit.

Gjenerimi i intolerancës

“Nuk ka dyshim se Serbia dhe Kroacia po konkurrojnë për modernizimin e forcave të tyre të armatosura. Kroacia  është në NATO, por ende e sheh Serbinë si sfidën më të madhe të sigurisë. Edhe Serbia e sheh Kroacinë në të njëjtën mënyrë”, thotë analisti ushtarak Aleksandar Radiq për DW.

“Nuk mund t’i reduktojmë marrëdhëniet midis serbëve dhe kroatëve vetëm tek paradat ushtarake dhe armët. Në një farë mënyre është e habitshme që 30 vjet pas Operacionit Stuhia po krijohet kaq shumë intolerancë. Pas asaj ngjarjeje tragjike serbët nuk janë më të rëndësishëm në Kroaci për sa i përket numrit dhe rolit të tyre. Por Beogradi dhe Zagrebi kanë gjetur qartë një mënyrë për të vazhduar të gjenerojnë urrejtje dhe intolerancë”, tha Radiq për DW.

Paradë apo maskaradë?

“Unë i quaj këto parada si farsë që i shërbejnë vetëm publikut vendas”, thotë gazetari Davor Lukaç për DW. “Kroacia, si anëtare e NATO-s, nuk kërcënohet nga Serbia. Paradat ushtarake për të cilat po flasim shërbejnë vetëm për të rritur moralin dhe propagandën, sepse ata po përpiqen të tregojnë fuqinë e armëve të tyre, të cilat ndryshe nuk mund t’i përdorin kundër askujt në rajon.”

Edhe pse disa analistë besojnë se parada ushtarake kroate është një mesazh për Beogradin, Aleksandar Radiq beson “se ky rivalitet nuk është motivi për zhvillimin e paradës”.

“Kroacia i kushton shumë rëndësi përkujtimit të Operacionit Stuhia, ndaj edhe pritej që diçka e tillë të organizohej. Por tani kemi një paradë serbe dhe shtrohet pyetja se cili është motivi për organizimin e saj? Pavarësisht se sa Vuçiqi përpiqet ta paraqesë atë si një shfaqje fuqie ndaj Kroacisë, kjo paradë ka shumë më tepër të bëjë me problemet e tij të brendshme dhe protestat. Data e 20 shtatorit nuk ka asnjë rëndësi për Serbinë, nuk ka asnjë arsye për këtë paradë dhe mund të themi se është organizuar për t’i treguar Serbisë rebele se ‘Unë jam më i fortë se ti’. Ai kështu do të shpallë fitoren ndaj revolucionit me ngjyra”, thekson Radiq.

Serbia është ende në ligën e dytë

Si një moment domethënës në këtë garë rajonale armatimesh, Aleksandar Radiq thekson edhe anëtarësimin e Kroacisë në NATO, që “i jep asaj mundësinë për të blerë lloje të ndryshme armësh, sipas specifikimeve moderne, të cilat nuk janë në dispozicion të Serbisë. Kjo është arsyeja pse Serbia tani ka një përzierje armësh ruse, kineze, franceze dhe të gjitha kufizimet që sjell një gamë e tillë e larmishme. Duhet përmendur edhe trajnimi ushtarak i NATO-s –  ka njëfarë bashkëpunimi, por nuk ka gjasa që NATO t’i lejojë Serbisë qasje në të gjitha nuancat e trajnimit modern sipas standardeve të NATO-s”, tërheq vëmendjen Radiq.

Kush e mbështet “revolucionin me ngjyra”?

Gjatë muajve të protestave në Serbi, Kroacia u identifikua si një vend kyç që mbështeste të ashtuquajturin “revolucion me ngjyra”. Më vonë, u fajësuan disa vende të tjera perëndimore dhe shërbime sekrete, por nuk dihet nëse vërtet ka vende dhe shërbimet sekrete të përziera në protesta.

Kroacia mbeti kështu i vetmi vend i emëruar publikisht, ndërsa vendet perëndimore të paidentifikuara mbetën pjesë e paketës tabloide që përhapte retorikë anti-perëndimore në Serbi.

“Kjo është e rëndësishme për regjimin dhe Vuçiqin, sepse ende ka shumë refugjatë nga Krajina në Serbi”, thotë Lukaç, duke shtuar se “votuesit këtu ende besojnë, edhe pse është absolutisht e pamundur, se një luftë me Kroacinë është e mundur”.

“Qeveria po e shtyn vazhdimisht këtë. Për tridhjetë vjet, trauma e luftës në Kroaci është përdorur për të ruajtur tensionet si në Serbi ashtu edhe në Kroaci”, vëren Lukaç.

Një vlerësim i ngjashëm bëhet nga Aleksandar Radiç, i cili thotë se “Vuçiç po u dërgon mesazhe serbëve nga Krajina që janë votues të rëndësishëm dhe që kanë traumën e Operacionit Stuhia, si dhe qarqeve nacionaliste që kanë një ndjenjë revanshizmi ndaj Kroacisë”.

Sipas tij, kjo nuk është rastësi. “Është një situatë e pakëndshme për qeverinë. Shumica në Serbi beson se shërbimet e huaja të inteligjencës po e shkatërrojnë Serbinë, por qeveria, natyrisht, nuk do të thotë kurrë se është ndonjë vend perëndimor, sepse kjo nuk është shumë e përshtatshme dhe e zgjuar. Ndaj mbetet vetëm Kroacia”, përfundon Radiq.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qytetarët protestojnë pranë Kuvendit, përplasen me policinë

DEA amerikane ngre alarmin për mafien shqiptare

Gjykata e Tiranës liron protestuesit pas tubimit të së hënës

Brajan Gruda merr zyrtarisht ftesën nga Gjermania

Itali/ Ministri i Arsimit merr zarfin kërcënues me një plumb brenda

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim
Artikulli tjetër Venecia, tarifa për turistët i sjell qytetit 5,4 milion euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

FAZ ngre pikëpyetje për proporcionalitetin e dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Fokus Opinion Rajoni Sociale Zhvillim 17 Shtator, 2026
Tromp: Specialja u krijua për ta kënaqur Serbinë, jo për drejtësi
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 17 Shtator, 2026
Vukushiç: Dënimet e Speciales janë shumë të larta, krahasuar me ato nga gjykatat tjera për krime të ngjashme
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 17 Shtator, 2026
Shqipëria, ‘parajsa’ e pensionistëve italianë
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.