KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Putini dëshiron t’i japë fund zgjerimit të NATO-s
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Putini dëshiron t’i japë fund zgjerimit të NATO-s
AktualeBotaKomentPolitike

Putini dëshiron t’i japë fund zgjerimit të NATO-s

Përditësimi i fundit: 28 Maj, 2025 12:47 pm
271 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kushtet e Presidentit Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim për të ndaluar zgjerimin e NATO-s në lindje dhe për të hequr një pjesë të sanksioneve ndaj Rusisë, sipas tre burimeve ruse me njohuri për negociatat.

Burimet ruse thanë se Putini dëshiron një premtim “me shkrim” nga fuqitë e mëdha perëndimore për të mos zgjeruar aleancën ushtarake të NATO-s drejt lindjes – shkurtim për përjashtimin zyrtar të anëtarësimit të Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë.

Rusia gjithashtu dëshiron që Ukraina të jetë neutrale, të hiqen disa sanksione perëndimore, një zgjidhje të çështjes së aseteve sovrane ruse të ngrira në Perëndim dhe mbrojtje për folësit rusë në Ukrainë.

“Putini është gati të bëjë paqe, por jo me çdo çmim”, tha një burim i lartë rus me njohuri mbi mendimin e nivelit të lartë të Kremlinit, i cili foli në kushte anonimiteti.

Burimi i parë tha se, nëse Putini e kupton se nuk është në gjendje të arrijë një marrëveshje paqeje sipas kushteve të tij, ai do të përpiqet t’u tregojë ukrainasve dhe evropianëve përmes forcës ushtarake se “paqja nesër do të jetë edhe më e dhimbshme”.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë vazhdimisht se dëshiron t’i japë fund konfliktit më vdekjeprurës evropian që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ka treguar zhgënjim në rritje me Putinin në ditët e fundit, duke paralajmëruar të martën se udhëheqësi rus po “luante me zjarrin” duke refuzuar të angazhohej në bisedime për armëpushim me Kievin, ndërsa forcat e tij shënuan përparime në fushën e betejës.

Pasi foli me Trumpin për më shumë se dy orë javën e kaluar, Putin tha se kishte rënë dakord të punonte me Ukrainën për një memorandum që do të përcaktonte skicat e një marrëveshjeje paqeje, duke përfshirë kohën e një armëpushimi. Rusia thotë se aktualisht po harton versionin e saj të memorandumit dhe nuk mund të vlerësojë se sa kohë do të zgjasë kjo.

Kremlini nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi raportimin e Reuters. Putini dhe zyrtarët rusë kanë thënë vazhdimisht se çdo marrëveshje paqeje duhet të adresojë “shkaqet rrënjësore” të konfliktit, një referencë ndaj qëllimeve të deklaruara të luftës të Moskës për “denazifikimin” dhe demilitarizimin e Ukrainës.

 

Marrë nga Balkanweb.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ambasadori francez: Kosova mund të vetizolohet nëse s’i dëgjon miqtë
Artikulli tjetër Prezantohet raporti tranzicionit i BERZH-it

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.