Protestuesit grekë i vendosën flakën mbrëmjen e djeshme sheshit Sintagma dhe paralementit gjatë një debati për mocionin kundër qeverisë për trajtimin e një fatkeqësie vdekjeprurëse hekurudhore dy vite më parë në Tempi.
Qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis i mbijetoi mocionit të mosbesimit pas 157 votave pro nga ligjvënënsit dhe 136 të tjera kundër.
Mocioni u prezantua të mërkurën nga katër parti opozitare, të udhëhequra nga partia socialiste Pasok, duke akuzuar qeverinë e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për shmangie nga përgjegjësia për përplasjen, dështimin për të rregulluar çështjet kritike në hekurudhë dhe për fshehjen e provave që do të ndihmonin në zbardhjen e shkaqeve të katastrofës.
Protestat shpërthyen në momentin që Mitsotakis merr fjalën në dhomën e parlamentit, ku në drejtim të tij hidhen disa fletushka ku shkruhej “Dil jashtë” dhe “Fajtor”. Fjala e kryeministrit është ndërprerë disa herë nga të pranishmit në sallë, deri në një moment që nga parlamenti u përjashtua dhe deputeti i partisë “Demokracia e Re”, Dimitris Kyriazidis. Shkak ishte sulmi i tij i pahijshëm ndaj Zoe Kostantopoulou, i cili ngjalli reagime dhe u dënua nga të gjitha partitë në parlament.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis lajmëroi dhe disa ndryshime të rëndësishme institucionale nisur nga rishikimi i nenit 86 të Kushtetutës greke, që lidhet me trajtimin penal të ministrave, por edhe të ndryshojë kuadrin ligjor që përcakton mënyrën e përzgjedhjes së gjyqtarëve suprem.
Gjithashtu Mitsotakis njoftoi një diskutim pararendësor për planin 12-vjeçar të armatimit të vendit në javët në vijim. Diskutimi do të pasohet nga një konferencë e mbyllur nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias në Komisionin e Armatimeve të Kuvendit.
Marrë nga Newsbomb.al