KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria rikthen kompensimin e TVSH-së në bujqësi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria rikthen kompensimin e TVSH-së në bujqësi
AktualeAnalizeEkonomiKryesorePolitike

Qeveria rikthen kompensimin e TVSH-së në bujqësi

Përditësimi i fundit: 29 Tetor, 2025 6:37 pm
233 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Brenda paketës fiskale për vitin 2026 do të jetë edhe rishikimi i ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me fokus korrigjimi i skemës së rimbursimit në bujqësi. Ministria e Financave ka parashikuar që fermeri të kompensohet me një normë prej 10% për tatimin mbi vlerën e shtuar. Aktualisht kjo normë tatimore është 0%.

Kompensimi prej 10% sipas Ministrisë së Financave do të jepet direkt në llogarinë e fermerit, dhe kostoja në një vit parashikohet të arrijë në 1.5 miliardë lekë ose gati 15 milionë euro. Pjesë e ndryshimeve tatimore që do të nisin të zbatohen nga viti 2026 do të jetë edhe paketa për “Paqen fiskale”.

Ministria e Financave ka përcaktuar që të gjitha borxhet e papaguara të para 10-viteve do të fshihen kundrejt pagesës së një përqindjeje të caktuar. Procesi ligjor i fshirjes së detyrimeve do të zbatohet gjatë vitit 2026, thotë Ministria e Financave. Pak javë më parë përmes një informacioni zyrtar nga Drejtoria e Tatimeve, Report TV mësoi se përfitojnë të paktën 213 mijë tatimpagues, që rezultojnë me detyrime tatimore të papaguara.

Mësohet se janë 355 milionë euro detyrime me vjetërsi mbi 10-vjeçare, të cilat praktikisht do të fshihen përmes kësaj paqeje fiskale, duke i çliruar bizneset nga statusi debitor.

Përfituesit e dytë më të mëdhenj do të jenë ata që kanë borxhe me vjetërsi deri 5-vjeçare. Për këto subjekte parashikohet fshirje e gjobave dhe e kamatave, por pagim i detyrimit. Deri në fund të qershorit, borxhi me këtë vjetërsi ishte 62,9 miliardë lekë ose gati 630 milionë euro, bashkë me kamatëvonesat. Kategoria e tretë janë subjektet me borxhe nga 5-10 vjet. Kush realizon pagesën e detyrimit tatimor (pra të tatimit të papaguar) me 1 këst, merr zbritje 50% për gjobat e kamatat, ndërsa kush i paguan në disa pjesë merr ulje 25%. Borxhet me këtë vjetërsi arrijnë në vlerën 72.7 miliardë lekë ose 727 milionë euro.

 

Marrë nga Report TV

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e qeverisë
Artikulli tjetër Tiranë, e reja indoneziane lind foshnjën dhe e braktis në banesë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.