KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e qeverisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e qeverisë
AktualeKomentKryesorePolitike

Të premten në SPAK, por sot Belinda Balluku drejtoi mbledhjen e qeverisë

Përditësimi i fundit: 29 Tetor, 2025 6:35 pm
254 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria miratoi disa vendime sot për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë në disa bashki si Belsh, Përmet, Skrapar, Elbasan. Ajo që bie në sy në njoftimin e qeverisë është se mbledhja drejtohej nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Drejtimi i mbledhjes së qeverisë nga Balluku nuk është hera e parë që ndodh. Kjo është një procedurë rutinë sa herë që kryeministri Rama udhëton jashtë vendit.

Por lënia e stafetës tek Belinda Balluku këtë të mërkurë është bërë në kontekstin e hetimit të SPAK, ku ajo është thirrur bashkë me një avokat në lidhje me tenderin e supervizimit të tunelit të Llogarasë.

Ditët e fundit Balluku ka dalë në media për një takim me homologët për energjinë, pastaj për prezantimin e drejtorit të ri të portit të Durrësit Liburn Aliu dhe së fundmi duke prezantuar drejtorin e ri të DPRRTRSH-së, Kreshnik Bajraktari.

Mesazhi që numri dy i qeverisë po jep për publikun është se pozitat e saj nuk janë lëkundur dhe “Bela” është ende e preferuara e Ramës në mbikqyrjen e punëve të qeverisë.

Por se çfarë mendon Edi Rama nuk është e lehtë për t’u dekriptuar. Si momenti më flagrant i lojës së dyfishtë që bën me vartësit e tij është dalja publikë që bëri publikisht me Erjon Veliajn para se ky të arrestohej. Pas një viti që e kishte shmangur kryebashkiakun e Tiranës, Rama doli brenda ditës në dy aktivitete me të duke dhënë sinjale se e mbështeste në punën e tij. Nuk kaluan as dy javë dhe Veliaj u arrestua.

Publikisht, Rama e mbrojti kryebashkiakun edhe disa javë pas arrestimit, ndërsa në një prononcim për DW, kur u pyet për Belinda Ballukun, ai dha një përgjigje sterile, të vështirë për t’u deshifruar. “Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës” u shpreh Rama.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Franca, vendi që gjeneron më shumë të ardhura nga shitja e lojtarëve
Artikulli tjetër Qeveria rikthen kompensimin e TVSH-së në bujqësi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.