KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama e fshin Spiropalin nga forumet, por harron nenin 37 të statutit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rama e fshin Spiropalin nga forumet, por harron nenin 37 të statutit
AnalizeFokusKryesorePolitikeZhvillim

Rama e fshin Spiropalin nga forumet, por harron nenin 37 të statutit

Përditësimi i fundit: 17 Nëntor, 2026 11:10 am
87 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Në Partinë Socialiste, Edi Ramës mund t’i mjaftojnë pak minuta për të larguar dikë nga forumet drejtuese. Nuk nevojitet as votim, as ndonjë procedurë e dukshme. Por në rastin e Elisa Spiropalit, kryeministri duket se ka harruar një hollësi: statutin e partisë që drejton.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, Rama kërkoi largimin e Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga forumet e PS-së. Pavarësisht kundërshtimeve që u shprehën në mbledhje, largimi u shpall nga Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, i cili pranoi se nuk ishte zhvilluar votim.

Por a mund të përjashtohet Elisa Spiropali nga Asambleja Kombëtare vetëm me urdhrin e Ramës?

VNA është konsultuar me variantin përfundimtar të statutit të miratuar të Partisë Socialiste, një dokument që nuk gjendet i aksesueshëm publikisht online.

Neni 37, pika 2, përcakton shprehimisht se anëtarë ex officio të Asamblesë Kombëtare janë edhe anëtarët e partisë që kanë mbajtur më parë funksionin e Kryetarit të Kuvendit.

Elisa Spiropali e ka mbajtur këtë funksion. Për rrjedhojë, anëtarësia e saj në Asamblenë Kombëtare nuk buron nga ndonjë votim apo emërim i kryetarit të PS-së, por drejtpërdrejt nga statuti.

Ndërkohë, neni 38 përcakton se Asambleja Kombëtare zgjedh Kryesinë, ndërsa neni 22 parashikon shkarkimin nga organet e zgjedhura partiake si masë disiplinore, sipas procedurave përkatëse.

Kështu, Elisa Spiropali mund të mos jetë më anëtare e Kryesisë së PS-së, por sipas statutit ajo mbetet anëtare e Asamblesë Kombëtare, për shkak të funksionit të saj të mëparshëm si kryetare e Kuvendit.

Nëse do të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë, nëse do ta kundërshtojë vendimin e Ramës apo do ta pranojë në heshtje përjashtimin e shpallur, kjo mbetet për t’u parë.

Deri atëherë, Partia Socialiste gjendet përballë një situate të pazakontë: kryetari e ka shpallur Spiropalin të larguar nga forumet, ndërsa statuti i partisë vazhdon t’i rezervojë një vend në Asamblenë Kombëtare.

 

Marrë nga VNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çelësi i Tiranës dhe kënga e Brukselit
Artikulli tjetër Korrupsioni i Gjylametit dhe Sallës me ushqimet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.