KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Raporti i Progresit, BIRN: SPAK merr notë pozitive, qeveria në vendnumëro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Raporti i Progresit, BIRN: SPAK merr notë pozitive, qeveria në vendnumëro
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Raporti i Progresit, BIRN: SPAK merr notë pozitive, qeveria në vendnumëro

Përditësimi i fundit: 4 Nëntor, 2025 7:14 pm
133 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Raporti i Progresit i Komisionit Europian për Shqipërinë, i publikuar të martën, vlerëson me “proges të mirë” punën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, në kuftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërkohë që ecuria në fusha të tjera që lidhen me qeverisjen ka marrë përgjithësisht nota negative ose mesatare.

Në fushën e demokracisë, Komisioni Europian rezervon kritika për zgjedhjet e fundit parlamentare, duke iu referuar raportit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR për “mungesën e kushteve të barabarta dhe abuzimin me burimet publike” dhe rekomandon një reformë e plotë zgjedhore.

Edhe puna e Kuvendit cilësohet si “pjesërisht efektive” për shkak të polarizimit politik, mungesës së dialogut mes mazhorancës dhe opozitës dhe kufizimin në proceset e konsultimit publik. “Kuvendi pengohet gjithashtu nga mbikëqyrja e kufizuar mbi ekzekutivin, ndërsa politizimi i emërimeve parlamentare në pozicione të larta të institucioneve kushtetuese apo të pavarura të krijuara me ligj mbetet një çështje serioze,” theksohet në raport.

Në këtë kontekst, kërkohet që “procesi i integrimit duhet të jetë më gjithëpërfshirës, ndërpartiak dhe i mbështetur nga mekanizma efektivë konsultimi”.

Raporti ka risjellë në vëmendje shqetësimet për punën, metodologjinë dhe ndikimin e komisionit të posaçëm parlamentar anti-korrupsion në legjislaturën e kaluar, që u drejtua nga Fatmir Xhafaj. Në kapitullin për demokracinë, në një fjali të vetme, KE thekson se “ndarja e kompetencave midis qeverisjes vendore dhe asaj qendrore mbetet problem”.

Për administratën publike vlerësimi është “mesatar”, ndërsa kërkohet që qeveria të kufizojë përdorimin e akteve normative për ndryshimet buxhetore dhe të rikthehet në proceset e rregullta të rishikimit të buxhetit.

Shqipëria vlerësohet me “përparim të mirë” në përafrimin me acquis të BE-së në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë në përgjithësi, po veçohet puna e SPAK si efektive.

“Kapaciteti dhe efektiviteti i SPAK për të goditur grupet e krimit të organizuar është rritur dhe përdorimi i hetimeve financiare është përmirësuar,” thuhet në raport.

Gjithsesi në këtë kapitull, rekomandimet nga viti i kaluar konsiderohen të zbatuara pjesërisht dhe mbeten në masë të madhe të vlefshme për vitin që vjen për rritjen e hetimeve financiare ndaj krimit të organizuar, përfshirë trafikimin e paligjshëm, terrorizmin dhe pastrimin e parave; të bëjë operativ observatorin kombëtar të drogës dhe të të adresojë çështjen e kërkesave të pabazuara për azil nga shtetasit shqiptarë drejt vendeve të Unionit.

“Është bërë përparim i mirë në zbatimin e rekomandimeve të vitit të kaluar, përmes rritjes së kapaciteteve të SPAK në hetimet financiare, forcimit të luftës kundër pastrimit të parave dhe sekuestrimit të aseteve të lidhura me krimin e organizuar. SPAK ka konsoliduar më tej bashkëpunimin ndërkombëtar, veçanërisht me shtetet anëtare të BE-së dhe agjencitë e BE-së, për hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale me rrezik të lartë, duke dhënë rezultate të para të prekshme,” thuhet në raport.

Pavarësisht progresit të punës së SPAK, në përgjithësi Shqipëria vlerësohet si “mesatarisht e përgatitur” në luftën kundër krimit të organizuar dhe i kërkohet të përshpejtojë përafrimin e kuadrit ligjor dhe të forcojë kapacitetet e zbatimit të ligjit dhe të përmirësojë efikasitetin e hetimeve, përfshirë zhvillimin e analizës kriminale dhe financiare.

Edhe në kapitullin për luftën kundër korrupsionit, puna e SPAK shihet si konsolidim i “rezultateve pozitive” dhe “përparim i prekshëm” drejt krijimit të një bilanci të qëndrueshëm.

Por nga ana tjetër, raporti vë në dukje se “korrupsioni mbetet i përhapur në sektorë të cenueshëm…” dhe “bashkëpunimi me organet e zbatimit të ligjit mbetet i dobët”.

Në këtë kuadër, kërkohet që forcimi i hetimeve dhe ndjekjes penale “të sigurojë më shumë dënime përfundimtare, në veçanti në nivelet e larta, përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive që burojnë nga vepra korrupsioni…’, përmirësim ligjor për parandalimin e korrupsionit dhe efektivitet në transparencën e kontrollit e deklaratave të pasurisë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI)

Në fushën ekonomike kërkohet rritje e transparencës dhe llogaridhënies për ndërmarrjet shtetërore, përfshirë publikimin e raporteve vjetore të performancës financiare dhe forcmimin e kuadrit të menaxhimit të Investimeve publike.
Kapitulli për prokurimin publik vlerësohet me notë negative si ”përparim i kufizuar” në përafrimin e kuadrit ligjor me acquis të BE-së dhe kërkohet që të përmirësohen procedurat konkurrruese të prokurimeve dhe përmirësim të ligjeve në fushën e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private (PPP) dhe të sigurojë zbatimin e Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) në lidhje me marrëveshjet ndërqeveritare me vende të treta në fushën e prokurimit publik.

Gjyqësori dhe të drejtat themelore janë vlerësuar në “nivel përgatitjeje të moderuar dhe të mirë” dhe shihet si përparim në forcimin e pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e gjyqësorit si pasojë e procesit të vetingut.

Megjithatë, KE vëren se mbeten sfidë emërimet e anëtarëve jo-magjistratë të KLGJ dhe KLP dhe presionet për të ndikuar në sistem.

“…Janë vërejtur ende përpjekje në rritje nga zyrtarë publikë apo figura politike për të ushtruar ndikim apo presion të padrejtë mbi sistemin gjyqësor, gjë që mbetet një çështje e shqetësimit serioz,” thuhet në raport.

Në kapitullin e të drejtave themelore, KE e vlerëson çështjen e të drejtës së pronës si problem të vazhdueshëm dhe konkretisht si ecuri të ngadaltë në procesin e regjistrimit dhe digjitalizimit të pronave dhe mangësi në transparencë dhe integritet të Kadastrës. KE kërkon që të përmirësohet aspekti i kompensimeve dhe i së drejtës në rastet e shpronësimeve.

Liria e shprehjes vijon të mbetet një shqetësim për Brukselin dhe pse fusha vlerësohet me “përparim të kufizuar”.

“Situata mbetet kryesisht e pandryshuar, pasi pavarësia dhe pluralizmi i medias vazhdojnë të ndikohen nga mbivendosja e interesave politike dhe biznesit, mungesa e transparencës së burimeve të financimit, përqendrimi i lartë i pronësisë mediatike, si dhe nga frikësimi dhe kushtet e pasigurta të punës për gazetarët,” thuhet në raport.

Në fushën e mjedisit raporti vëren se Shqipëria ka një nivel të kufizuar përgatitjeje dhe nuk ka bërë përparim gjatë periudhës së raportimit, ndërsa kërkohet miratimi i ligjeve për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit.

Komisioni paralajmëron se ligji i ri “Paketa e Maleve” mund të ketë pasoja për përdorimin e tokës dhe menaxhimin mjedisor. Po ashtu i vihet theksi mungesës së zhvillimeve në cilësinë e ujit, ajrit dhe mbrojtjen e klimës, dhe kërkohet zbatim më i fortë të legjislacionit mjedisor e klimatik në përputhje me acquis të BE-së.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rikthimi në detyrë i Veliajt, Rama: Meqë nuk u shkarkua, të lirohet
Artikulli tjetër Egnatia shpëton humbjen me 10 lojtarë, Partizani i pafat, ndan pikët me Vorën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.