KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Raporti i “Venecias” për mandatin e Xhaçkës, PS: S’ka pasur krizë kushtetuese
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Raporti i “Venecias” për mandatin e Xhaçkës, PS: S’ka pasur krizë kushtetuese
KomentPolitikeZhvillim

Raporti i “Venecias” për mandatin e Xhaçkës, PS: S’ka pasur krizë kushtetuese

Përditësimi i fundit: 10 Dhjetor, 2024 2:07 pm
134 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Klotilda Bushka ka dhënë një deklaratë për mediat pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka.

Bushka thotë se bazuar në opinionin e Komisionit të Venecias, është e qartë se pikëpyetjet në lidhje me votimin për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në rastin në fjalë kanë qenë të drejta dhe të bazuara në argumenta tërësisht kushtetuese dhe ligjore.

Ajo shton se Komisioni i Venecias vë ekuilibrin mes respektit të ndërsjelltë, midis nevojës për të pasur të drejtë deputetët që të votojnë të lirë dhe detyrimin për të zbatuar vendime të qarta të Gjykatës Kushtetuese. Bushka thekson se nuk ka pasur asnjë krizë kushtetuese për një situatë që kërkonte zgjidhje kushtetuese.

Klotilda Bushka: Bazuar në opinionin e Komisionit të Venecias, e qartë se pikëpyetjet në lidhje me votimin për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në rastin në fjalë kanë qenë të drejta dhe të bazuara në argumenta tërësisht kushtetuese dhe ligjore dhe ato lidhen me integritetin e  autonomisë parlamentare, të drejtën e pakicës parlametare që t’i drejtohet direkt Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit, rolet kushtetuese të Kuvendit sipas përcaktimeve në ligj dhe në kushtetutë. Ky proces, përfshirë marrjen e opinionit në Komisionin e Venecias, pati një karakter teknik dhe u trajtua nga ne në argumenta juridikë.  

Ne besojmë se një vendim gjykate, nuk mund të bëhet objekt i diskursit politik dhe koha na dha të drejtë. Ashtu si nënvizon Komisioni i Venecias, Kuvendi e njeh detyrueshmërinë e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka qëllim të mos i zbatojë. Këto vendime duhet të jetë të tillë që Kuvendi të jetë në gjendje që t’i zbatojë. Tashmë është e qartë se Kuvendi e dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese vetëm kur vlerëson se deputeti përdor pasuri publike apo përfiton prej saj.

Gjykata Kushtetuese në rolin e vet ka kompetencën e interpretimit të Kushtetutës dhe jo të krijimit të normave të reja kushtetuese. Edhe këtë herë ky proces u kërkua me qëllim qartësimin e zgjidhjeve të duhura kur ekzistojnë paqaartësi juridike. Nuk ka pasur asnjë krizë kushtetuese për një situatë që kërkonte zgjidhje kushtetuese dhe angazhim domethënës për sqarimin e aspekteve të rëndësishme, respektim të parimeve të shtetit të së drejtës, autonomisë parlamentare, sigurisë juridike dhe ruajtjes së balancave në demokraci. Komisioni i Venecias vë ekuilibrin mes respektit të ndërsjelltë, midis nevojës për të pasur të drejtë deputetët që të votojnë të lirë dhe detyrimin për të zbatuar vendime të qarta të Gjykatës Kushtetuese.

 

Marrë nga JavaNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas rënies së Assadit, mijëra sirianë rreshtohen në pikat kufitare
Artikulli tjetër Zvicra po shqyrton mundësinë për vendosjen e “taksave të migracionit”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.