KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Regjistrohet kallëzim penal për “Albanian Files” dhe autorin Edi Rama
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Regjistrohet kallëzim penal për “Albanian Files” dhe autorin Edi Rama
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeSociale

Regjistrohet kallëzim penal për “Albanian Files” dhe autorin Edi Rama

Përditësimi i fundit: 9 Nëntor, 2026 11:03 am
172 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Iluzioni se Edi Rama do të marrë ndonjë goditje nga SPAK është përkundur sërish, mbi një valë tjetër thashethemesh, duke marrë shkas nga një shkresë që ka firmosur kreu i prokurorisë spciale, Klodian Braho, me të cilën konfirmon se është regjistruar një procedim penal në lidhje me librin “Albanian Files”.

Procedimi ka të bëjë me kallëzimin që bënë në prokurorinë speciale 11 ekspertë, aktivistë dhe protestues ndaj kryeministrit Edi Rama, funksionarëve të tjerë publikë dhe subjekteve private të lidhura me projektet turistike në Zvërnec, Baks-Rrjoll dhe Divjakë-Karavasta.

Në një shkresë të datës 6 nëntor, drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho pranon se procedimi penal nr. 97 është regjistruar më 10 shtator 2026 dhe ndodhet në hetim.

Kjo do të thotë se është hapur zyrtarisht një çështje penale për verifikimin e fakteve të kallëzuara nga aktivistët, por shkresa e Klodian Brahos nuk përcakton cilët persona janë regjistruar me emër nën hetim apo cilat vepra penale po hetohen.

Bazuar në të dhënat që dolën në librin “The Albanian Files” aktivistët ngritën dyshime për shpërdorim detyre, ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë dhe grup të strukturuar kriminal, duke pasur në qendër të kallëzimit Edi Ramën.

Tre rastet në fokus

Në Zvërnec, kallëzimi lidhet me projektin turistik “Zvernec Peninsula”, në zonën e mbrojtur Pishë-Poro-Nartë. Sipas materialeve të paraqitura, punimet kryhen nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”. Kallëzuesit kërkojnë verifikimin e miratimeve administrative dhe mjedisore, si dhe transparencën e strukturës së pronësisë. Projekti është kundërshtuar nga banorë dhe aktivistë për ndikimin në mjedis dhe kufizimin e aksesit në bregdet.

Në Baks-Rrjoll, çështja përfshin resortin “Baks Bay”, të njohur më herët si “Blue Borgo”, të kompanisë “Gener 2”. Projekti parashikon 35 blloqe rezidenciale, nga një deri në dhjetë kate, në rreth 147,2 hektarë mes Lagunës së Vilunit dhe Ranës së Hedhun. Kallëzuesit kërkojnë hetimin e vendimeve të KKT-së dhe sqarimin e statusit të investitorit strategjik. Banorët kanë kundërshtuar projektin dhe kanë ngritur pretendime pronësie mbi tokën.

Në Divjakë-Karavasta, kallëzimi i referohet masterplanit “Kingscoast”, të depozituar në tetor 2023. Sipas kallëzuesve, ai parashikon zhvillim urban brenda parkut kombëtar, ndërsa territori figuron ende si zonë e mbrojtur. Kërkohet të verifikohet përputhshmëria e projektit me kufizimet ligjore dhe mjedisore.

Iluzioni se SPAK do të rrëzojë Ramën

Shpresa se SPAK do të hetojë dhe do të procedojë Edi Ramën kryeministër është e vjetër po aq sa krijimi i prokurorisë speciale. Për momentin, heroi që vërvit shpatën e drejtësisë mbi kokën e të korruptuarve rezulton të jetë Klodian Braho, por dikur ka qenë Altin Dumani dhe para tij, Arben Kraja.

Deri më tani, asnjë prej tyre nuk ka guxuar ta thërrasë në prokurori Ramën. Emri apo firma e kryeministrit implikohet në dosjet e inceneratorëve ku ai ka vënë firmën për t’i dhënë bonus një kompanie që nuk ekzistonte, tek “McGonigal” ku ai takohet personalisht me shefin e korruptuar të FBI në kryeministri, tek dosja “Balluku” ku ka dhënë porosi për ndarjen e tenderave etj. Sërish, Rama nuk është marrë asnjëherë në pyetje, as për një verifikim faktesh apo deklaratash që lidhen me të.

Por fakti se prokurorët kanë një vijë të kuqe në punën e tyre, nuk do të thotë se kanë qëndruar duarkryq në këto vite. Përkundrazi, hetimet e SPAK kanë çuar në arrestimin e Sali Berishës, në burgosjen e Ilir Metës dhe përndjekjen e disa prej ish-bashkëpuntorëve të Ramës brenda Partisë Socialiste.

Opozita ka vite që akuzon SPAK se është përdorur për eleminimin e kundërshtarëve politikë të Ramës. Së fundmi, këtyre zërave i është bashkuar edhe Erion Veliaj që e fajëson kryeministrin për arrestimin e tij.

E megjithatë, ideja se Ramën do ta rrëzojë SPAK-u nuk shuhet kollaj. Ajo rikthehet herë pas here me të njëjtën kënaqësi sikur rishihet një film i bukur, që të kënaq me personazhet, batutat, por sidomos me fundin e lumtur.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pse protestat në Shqipëri janë ndryshe nga ato në Europë?
Artikulli tjetër Sindikata e Universiteteve mbështet protestat studentore, kërkon përshtatjen e kalendarit akademik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.