KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Riarmatosja që po trondit aleancën franko-gjermane
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Riarmatosja që po trondit aleancën franko-gjermane
AnalizeBotaFokusOpinionPolitikeZhvillim

Riarmatosja që po trondit aleancën franko-gjermane

Përditësimi i fundit: 12 Nëntor, 2025 11:51 am
168 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Për dekada me radhë, Bashkimi Evropian është mbështetur mbi një rregull të pashkruar: Gjermania drejtonte ekonominë, ndërsa Franca ushtrinë. Por ky rend i vjetër po rrëzohet me shpejtësi. Ndërsa Gjermania përgatitet të bëhet fuqia kryesore ushtarake e Evropës, balanca politike e kontinentit po tronditet. Franca po përpiqet të ruajë rolin e saj, ndërsa në Poloni, rritja e fuqisë ushtarake gjermane ngjall njëkohësisht kujtime të errëta nga e kaluara dhe shpresën se boshti Berlin-Varshavë mund të bëhet mburoja më e fortë ndaj Rusisë, shkruan Politico.

“Gjermania duhet të marrë përgjegjësi më të madhe”

Pritjet ndaj Berlinit janë të mëdha.

“Ngado që shkoj në botë, nga Baltiku në Azi, të gjithë kërkojnë që Gjermania të marrë më shumë përgjegjësi”, ka thënë Christoph Schmid, deputet socialdemokrat dhe anëtar i Komisionit të Mbrojtjes në Bundestag.

“Sot ekziston pritja që Gjermania më në fund ta përputhë fuqinë e saj ekonomike me fuqinë ushtarake”, shtoi ai.

Një Gjermani e fortë në ekonomi dhe në ushtri po bëhet realitet, dhe pjesa tjetër e Evropës do të duhet të përshtatet.

Rritja më e madhe ushtarake që nga ribashkimi

Plani i Berlinit është të shpenzojë 153 miliardë euro në vit për mbrojtjen deri në vitin 2029, rreth 3.5% e PBB-së – rritja më e madhe ushtarake që nga ribashkimi i dy Gjermanive.

Për krahasim, Franca synon të arrijë 80 miliardë euro deri në vitin 2030, ndërsa Polonia këtë vit pritet të shpenzojë 44 miliardë euro, që përbën 4.7% të PBB-së – më shumë se çdo shtet tjetër i NATO-s.

Këto lëvizje po ndihen fort edhe në Bruksel. Një zyrtar i BE-së e quajti ndryshimin “tërmet politik”, ndërsa një diplomat tjetër u shpreh më prerë: “Është zhvillimi më i rëndësishëm që po ndodh në nivel të BE-së sot”. Pyetja që po qarkullon është: sa “evropiane” do të jetë kjo ngritje ushtarake gjermane?

“Gjermania e para” – Berlini po ndërton ushtrinë për vete

Përgjigjja shihet në politikat e prokurimit. Berlini po i reziston përpjekjeve të Komisionit Evropian për të marrë rol më të madh në blerjet e armatimeve dhe po e përdor nenin 346 të Traktatit të BE-së për të favorizuar kompanitë vendore.

Dokumentet e brendshme tregojnë se Gjermania planifikon të miratojë në Bundestag kontrata mbrojtjeje me vlerë 83 miliardë euro deri në fund të vitit 2026, ndërsa “lista e dëshirave” afatgjate e Bundeswehrit kap 377 miliardë euro.

Më pak se 10% e kontratave do të shkojnë te furnizuesit amerikanë – një kthesë e madhe pas dekadash bashkëpunimi me Uashingtonin. Pjesa më e madhe e fondeve do të qëndrojë brenda Gjermanisë.

Franca në siklet

Në Paris, kjo lëvizje shihet me skepticizëm dhe shqetësim.

Pavarësisht përpjekjeve të presidentit Emmanuel Macron për afrime, mosbesimi ndaj Berlinit mbetet i rrënjosur.

“Ndjenja është mes kujdesit dhe frikës. Do të jetë e vështirë të bashkëpunosh me ta, sepse do të jenë shumë dominues”, ka thënë një zyrtar francez i mbrojtjes.

Ai shtoi me ironi: “S’kanë nevojë të pushtojnë Alsacën dhe Moselën (dy rajone që kanë qenë pikë beteje historikisht për Francën e Gjermaninë) – mjafton t’i blejnë”.

Përveç aspektit historik, Franca shqetësohet edhe për rolin gjeopolitik që Gjermania synon të marrë, sidomos pas tensioneve rreth projektit të përbashkët të avionit luftarak FCAS – një nismë 100-miliardëshe që po pengohet nga mosmarrëveshjet teknike dhe politike. Për Parisin, ky projekt lidhet drejtpërdrejt me strategjinë bërthamore franceze.

Varshava e përshëndet, por me kujdes

Në Poloni, megjithatë, riarmatosja e Gjermanisë shihet si e domosdoshme.

“Polonia është bërë shembull për NATO-n në aspektin e shpenzimeve ushtarake. Por nuk mund të kërkojmë nga të tjerët të shpenzojnë më shumë për mbrojtje, dhe pastaj t’i themi Gjermanisë: ‘Jo ti’ “, ka thënë ish-ambasadori Marek Magierowski.

Megjithatë, kujtimet e së kaluarës mbeten të gjalla.

“Çdo herë që Gjermania kombinon fuqinë ekonomike me atë ushtarake, historia na kujton frikën”, u shpreh zëvendësministri polak i mbrojtjes, Paweł Zalewski.

Ai shtoi se forcimi i Gjermanisë është përgjigje ndaj sinjaleve nga SHBA-ja për ulje të pranisë amerikane në Evropë, dhe se Polonia e Gjermania do të jenë shtyllat kryesore të mbrojtjes në krahun lindor të NATO-s.

Por edhe këtu ekziston pasiguri për shkak të rritjes së partisë ekstreme AfD në Gjermani, e cila shihet si pro-ruse.

“Nëse AfD vjen në pushtet, kjo është shqetësuese. Programi i tyre flet për rishikim të kufijve me Poloninë – diçka që nuk duhet hapur kurrë në Evropë”, ka thënë një zyrtar polak.

Qendra e fuqisë po zhvendoset drejt lindjes

Të gjitha këto zhvillime tregojnë se qendra e gravitetit politik dhe ushtarak e Evropës po zhvendoset drejt lindjes.

Gjermania po bëhet jo vetëm motori ekonomik, por edhe shtylla e industrisë ushtarake evropiane, ndërsa Franca po ruan rolin e saj përmes armëve bërthamore, e Polonia po shfaqet si një fuqi e madhe konvencionale në krahun lindor të NATO-s.

Për Bashkimin Evropian, ky është një test vendimtar: a do të arrijë të kanalizojë këtë energji në struktura të përbashkëta, apo do të përballet me një fragmentim të ri të mbrojtjes?

Për momentin, veprimet e Berlinit shihen më shumë si marrje përgjegjësie sesa si kërkim dominimi. Por edhe mbështetësit pranojnë se shkalla e ndryshimit është e frikshme.

“Po, është diçka e madhe, madje pak e frikshme. Por Gjermania është pjesë e BE-së dhe e NATO-s – dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë deri atëherë”, ka thënë një diplomat i BE-së.

 

Marrë nga Politico.eu

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “New York Times”: Diella nuk është mënyra për të qeverisur një vend
Artikulli tjetër Nga Parisi në Damask! 6 statuja antike romake vidhen në muzeun sirian

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.