KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: RTSH si simbol i dështimit të shtetit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > RTSH si simbol i dështimit të shtetit
KryesoreOpinionPolitikeSociale

RTSH si simbol i dështimit të shtetit

Përditësimi i fundit: 20 Janar, 2026 12:13 pm
256 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Transmetuesi Publik në Shqipëri, është sot një monument i dështimit institucional. Pas më shumë se tre dekadash tranzicion, RTSH nuk është bërë kurrë zëri i qytetarëve, por ka mbetur një relike e shëmtuar e propagandës.

Në vend që të ishte shkolla e gazetarisë dhe gardiani i së vërtetës, ai është shndërruar në një megafon të pushtetit, duke përsëritur sukseset imagjinare të udhëheqësve, ashtu si në kohën e komunizmit. Kjo është një tradhti e hapur ndaj taksapaguesve shqiptarë, të cilët çdo muaj financojnë një makinë propagande me paratë e tyre.

Një fole militantësh

Skandali bëhet edhe më i madh kur sheh listat e punonjësve: mbi 1100 persona në bordero. Ky numër i fryrë, e ka kthyer RTSH-në në një fole gjigante ku vegjetojnë militantë, familjarë dhe servilë të partive. Ndërkohë, profesionistët e vërtetë janë larguar ose janë dëbuar me dhunë.

Shqiptarët paguajnë rreth 9 milionë euro në vit vetëm nga taksa e televizorit. Kësaj i shtohen edhe 13 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat nga reklamat. Janë dhjetëra miliona euro që avullojnë çdo vit në një humnerë korrupsioni.

Abuzime pa fund

Raportet e përvitshme të Kontrollit të Lartë të Shtetit flasin për tendera fiktivë, dieta luksoze në hotele të shtrenjta të Evropës, dreka e darka me çmime marramendëse. Një vjedhje e organizuar në emër të një shërbimi publik që nuk ekziston.  Megjithatë, problemi nuk është mungesa e investimeve teknologjike.

RTSH ka shpenzuar dhjetëra miliona euro për pajisje moderne dhe kalimin në platforma digjitale. Por këto investime kanë mbetur të paralizuara nga mentaliteti i vjetër dhe burokracia e fryrë. Institucioni prodhon borxhe të panevojshme dhe vonesa të pafundme në pagesat ndaj autorëve të jashtëm të programeve.

Në vend që teknologjia e re të sillte efikasitet dhe transparencë, ajo është mbytur nga një kulturë administrative që favorizon klientelizmin dhe ngadalësinë. Kështu, ekranit publik i mungon energjia krijuese dhe dinamika që do ta bënte konkurrues në tregun mediatik.

Hipokrizia e pushtetit

Kryeministri Rama e ka quajtur publikisht RTSH-në një dështim total. Por ky është kulmi i hipokrizisë. Sepse është vetë ai që emëron dhe shkarkon drejtorët sipas tekave të pushtetit. Drejtorët vijnë si miq të qeverisë dhe largohen pasi kanë kryer misionin e radhës.

Ky qark i mbyllur e ka shndërruar pavarësinë e RTSH-së në një gënjeshtër ligjore. Qëndrimi i Ramës ndaj RTSH-së tregon edhe narcizmin e tij ekstrem: çdo gjë që ai nuk e sheh, nuk e ndjek dhe nuk e konsideron të vlefshme, shpallet si e pavlerë dhe duhet mbyllur.

Ky perceptim personal i shndërruar në politikë publike, është dëshmi e arrogancës së pushtetit, ku institucionet nuk gjykohen mbi bazën e misionit dhe rolit të tyre, por mbi shijet e një individi të vetëm.

Hija e kullave

Deklaratat për mbylljen e RTSH-së duket se fshehin një plan më të errët: lakminë për truallin e çmuar në qendër të Tiranës. Çmimi për metër katror në atë zonë, është sot më i larti në treg. Pra hija e kullave të betonit po bie mbi godinën historike të televizionit publik.

Institucioni lihet qëllimisht të kalbet, të zhytet në borxhe, derisa kapitullimi final të duket i pashmangshëm. Pastaj, zgjidhja e vetme shpallet shembja e godinës dhe dhënia e territorit oligarkëve. Ky do të ishte akti final i grabitjes së pasurisë kombëtare në emër të reformës. Por pas këtij skenari fshihet një dramë më e madhe: zhdukja e kujtesës kolektive.

RTSH nuk është thjesht një ndërtesë, por një arkiv i historisë audiovizive të vendit. Shembja e tij do të thotë fshirja e një kapitulli të tërë kulturor, duke e zëvendësuar me beton dhe qelq. Në vend të një institucioni publik, qytetarët do të trashëgojnë një tjetër kullë anonime, pa identitet dhe pa kujtesë.

Simbol i tranzicionit të pafund

RTSH është sot simboli i një shteti që nuk do t’u shërbejë qytetarëve, por vetëm vetes. Një dëshmi e gjallë se tranzicioni shqiptar, nuk ka pasur kurrë qëllim zhvillimin, por vetëm pasurimin e një elite. Ky institucion, është sot pasqyra ku shihen të gjitha plagët e tranzicionit: mungesa e meritokracisë, kapja e institucioneve, korrupsioni i përditshëm dhe arroganca e pushtetit.

RTSH nuk është thjesht një televizion i dështuar, por një metaforë e Shqipërisë që nuk arrin të dalë nga hija e së shkuarës. Sa kohë që ky simbol mbetet i kapur, edhe shpresa për një shtet modern e të drejtë mbetet e varrosur nën themelet e kullave.

 

Marrë nga Tesheshi.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Banka e Shqipërisë noton në euro/ Rezerva valutore thyen rekord

Nafta po mbyt transportin publik/ Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Hungaria krijon superagjencinë kundër oligarkëve

Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë

32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çfarë fshihet pas vrasjes së bosit të drogës, Jani Aliaj?
Artikulli tjetër Deklaratat e Ramës për televizionin publik ngrenë shqetësime te organizatat mediatike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

86 ditë protesta kundër Ramës, qytetarët me pankarta përballë SPAK-ut
Aktuale Analize Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
Ekzekutohen babë e bir në Dukagjin/ Autorët pritë në fshatin Xhan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
Irani vë 10 milion dollarë për kokën e djalit të presidentit amerikan
Analize Bota Fokus Kryesore Politike Sociale 24 Gusht, 2026
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 5 vatra aktive
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.