KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sa e rrezikuar është Shqipëria nga terrorizmi?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Sa e rrezikuar është Shqipëria nga terrorizmi?
KryesoreOpinionPolitike

Sa e rrezikuar është Shqipëria nga terrorizmi?

Përditësimi i fundit: 27 Dhjetor, 2024 11:11 am
127 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për terrorizmin. Si çdo vit, në mes të dhjetorit publikohet një raport i tillë dhe sa i takon Shqipërisë, thuhet se kanë vijuar përpjekjet për të luftuar terrorizmin, mirëpo rreziqet mbeten.

“Kërcënimi nga terrorizmi në Shqipëri përfshin përpjekjet e simpatizantëve të ISIS për të radikalizuar të rinjtë shqiptarë në dhunë, përdorimin e Shqipërisë si vend burimi ose tranziti për para ose materiale nga terroristët, dhe potencial për radikalizimin në dhunë nga të kthyerit nga Siria”, thuhet në raport sa i takon vitit 2023, raporton “Pamfleti”.

Më tej theksohet se Shqipëria u angazhua në reforma në infrastrukturën dhe menaxhimin e burgjeve, duke përfshirë ngritjen dhe mbështetjen e një njësie analitike brenda Drejtorisë së Inteligjencës, e cila do të rrisë menaxhimin e të burgosurve ekstremistë të dhunshëm, siç janë terroristët e dënuar.

Sipas raportit, janë në paraburgim 9 meshkuj shqiptarë të akuzuar për terrorizëm, teksa rreth 25 gra dhe fëmijë shqiptarë janë ende në kampet siriane. Shqipëria ka riatdhesuar nëntë gra dhe 28 fëmijë nga Siria, vijohet më tej.

Në raport përmenden dhe disa rastesh dënimesh për terrorizëm.

Shkurt: Dënimi i të pandehurit Ibrahim el Salih Lekica për nxitje të terrorizmit në rrjetet sociale, me katër vjet burgim.

Korrik: Dënimi i të pandehurit Bledar Zeneli për nxitje terrorizmi, falsifikim dokumentesh dhe armëmbajtje pa leje, me pesë vjet burg.

Korrik: SPAK akuzoi nëntë gra dhe 14 burra për pjesëmarrje në një organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në veprime ushtarake në një shtet të huaj për anëtarësim dhe aktivitete në emër të ISIS-it në verilindje të Sirisë. Një gjyq kundër nëntë grave është në vazhdim. Urdhër-arrestet kundër burrave u lëshuan në tetor 2023.

Nëntor: Dënimi i Gazmend Çollakut për nxitje terrorizmi, me katër vjet burgim.

Dhjetor: Konfirmohet dënimi i shtetasit iranian Bijon Pooladrag, i cili më parë ishte dënuar dhe dënuar me 15 vjet burgim për përgatitjen e akteve terroriste kundër Muxhahedin-e-Khalq.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hakmarrje ndaj Turqisë për rrëzimin e Assadit, Rusia dhe Irani po komplotojnë
Artikulli tjetër Tre përbindësha ngjitur

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.