KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Samiti Ballkani Perëndimor-BE: Ç’ofertë ka kancelari Merz?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Samiti Ballkani Perëndimor-BE: Ç’ofertë ka kancelari Merz?
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoni

Samiti Ballkani Perëndimor-BE: Ç’ofertë ka kancelari Merz?

Përditësimi i fundit: 5 Qershor, 2026 8:48 am
151 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Edi Rama , kryeministri i Shqipërisë, e përshkruan marrëdhënien e vendit të tij me Bashkimin Evropian si një histori dashurie asimetrike. Prej më shumë se njëzet vitesh, Shqipëria ka marrë një premtim, por ftesa për martesë ende nuk ka ardhur. A mund ta vijë kjo ftesë më ai 5 qershor, në Tivat të Malit të Zi, ku pritet të takohen liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor?

Çfarë propozon Berlini

Kancelari gjerman Friedrich Merz u dërgoi një letër krerëve të BE-së më 18 maj. Fokusi kryesor i saj ishte Ukraina, por letra ndalej edhe te kandidatët e tjerë: gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavia, të cilëve u ofroheshin „zgjidhje inovative për të përshpejtuar rrugën e tyre drejt BE-së.“

Propozimi i Merzit korrespondon me atë që ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul e kishte prezantuar zyrtarisht në fillim të majit gjatë një fjalimi në Fondacionin Konrad Adenauer në Berlin: anëtarësimi me faza ose gradual. Ky model daton nga viti 2021 dhe është ideuar nga European Policy Centre në Beograd dhe Centre for European Policy Studies në Bruksel. Katër faza. Secila me përfitime konkrete në këmbim të reformave konkrete.

Mali i Zi drejt anëtarësimit të plotë

Por pikërisht këtu nis dallimi: për disa vende të rajonit, integrimi gradual mund të jetë një hap përpara; për vendet kryesuese si Mali i Zi dhe Shqipëria, ai mund të duket edhe si një devijim nga qëllimi kryesor — anëtarësimi i plotë.

Podgorica dëshiron t’i mbyllë të gjithë kapitujt negociues këtë vit dhe të bëhet anëtare e BE-së qysh më 2028. Kjo konfirmohet edhe nga sinjalet e fundit gjermano-franceze. Sekretari gjerman i Shtetit Günther Krichbaum dhe ministri francez për Europën Benjamin Haddad vizituan Podgoricën më 1 qershor, ku mbështetën hapur anëtarësimin e plotë të Malit të Zi. „Duam ta ftojmë Malin e Zi në klubin europian sa më shpejt të jetë e mundur“, tha Krichbaum. Ai theksoi se destinacioni përfundimtar mbetet anëtarësimi i plotë.

Nikola Xaviereff nga Këshilli Gjerman për Politikë të Jashtme — DGAP — thotë se modeli nuk është parashikuar për vendet që janë më afër qëllimit. „Mendoj se Mali i Zi dhe Shqipëria janë nga njëra anë — dhe pastaj katër vendet e tjera janë nga ana tjetër“, i thotë ai DW-së — Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova. Modeli u ndërtua për të dytët.

Shqipëria mirëpret edhe zgjidhjet e ndërmjetme

Shqipëria, e cila shpreson të anëtarësohet deri në vitin 2030, e mirëpriti propozimin. „Nuk bëhet fjalë për krijimin e një Europe me dy klasa“, tha kryeministri Rama në Bruksel më 26 maj, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. „Bëhet fjalë për të ecur drejt një Europe plotësisht të integruar — me disa faza dhe disa lëvizje kreative.“

Edhe më parë, Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq e kishin promovuar modelin me një artikull të përbashkët në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. Rama e argumenton këtë gatishmëri për kompromis me „dashurinë e pakushtëzuar të Shqipërisë për BE-në“. Por Xaviereff ka një interpretim tjetër: „Si Rama, ashtu edhe Vuçiq, përpiqen të largojnë vëmendjen nga problemet e brendshme — mungesa e aftësisë për të përmirësuar sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, pavarësinë e institucioneve demokratike“, tha ai për DW.

Përshpejtim apo një dhomë tjetër pritjeje?

Për qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, modeli gradual mund të ketë më shumë kuptim, nënvizon Xaviereff. Këto vende janë më larg anëtarësimit të plotë — dhe mund ta përdorin modelin për t’iu afruar BE-së ndërkohë. „Por modeli ka arritur në limite“, vë në dukje analisti nga Berlini.

Disa pjesë të tij tashmë janë realitet. Plani i Rritjes i BE-së mundëson fonde investimi për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit të plotë. Shqipëria dhe Mali i Zi janë bërë pjesë e SEPA-s — transfertat ndërkufitare në euro tani kushtojnë vetëm një pjesë të vogël të kostos së mëparshme. Heqja e tarifave roaming me BE-në pritet të përparojë në vitin 2026. E reja që ofron Merz: qasje e privilegjuar në pjesë të tjera të tregut të përbashkët dhe statusi i vëzhguesit në institucionet e BE-së.

Vullneti politik mbetet kyç

Përvoja me zgjerimin e BE-së tregon se edhe modelet teknike, si anëtarësimi gradual, varen në fund nga vullneti politik i shteteve anëtare. Kjo shihet sërish në kontekstin e letrës së Merzit. Ajo vjen në një moment kur po rritet presioni për ta afruar më shpejt Ukrainën — dhe paralelisht Moldavinë — me BE-në.  Nikola Xaviereff i sheh „zgjidhjet inovative“ edhe si një mënyrë për Berlinin dhe Brukselin që të ruajnë fytyrën politike: kandidatëve u ofrohet diçka konkrete, pa u premtuar menjëherë anëtarësimi i plotë.

Prandaj Xaviereff pret nga samiti i Tivatit sidomos më shumë qartësi për vullnetin politik të shteteve të BE-së. Sipas tij, vendimtare është një garanci e qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të anëtarësohen me të drejta të plota pasi të kenë përfunduar negociatat e anëtarësimit.

Duke mbetur te metafora e Ramës: Merz nuk sjell në Tivat një ftesë për martesë, por një ofertë për bashkëjetesë të rregulluar politikisht — me më shumë afrim, me të drejta vëzhguesi, por pa anëtarësim të plotë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje
Artikulli tjetër Putini i hapur për dialog, por me kushte

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.