Kuvendi ka zhvilluar dje pasditet seancën plenare të radhës . Në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.1.2025. Gjithashtu në rend dite janë njoftime si dhe diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.
Që në nisje në Kuvendit, kryedemokrati ka kërkuar fjalën për procedurë. Por në momentin që nisi të fliste, kryeparlamentarja Elisa Spiropali i ka ndërprerë fjalën, pasi sipas saj nuk ishte për procedurë. Kjo ka sjell reagimin e deputetëve të PD-së, të cilët protestuan, duke kërkuar që ti jepet fjala.
Deputeti socialist Petro Koçi, mori fjalën i pari në seancën e djeshme plenare në Kuvend. Koçi përmendi 21 janarin, ndërsa u ndal gjithashtu edhe të arrestimi i kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Lidhur me këtë Koçi u shpreh se opozita e ka quajtur SPAK-un një organizatë kriminale dhe sipas tij ka bërë gabim, pasi SPAK po vendos drejtësi.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur te arrestimi i Erion Veliajt. Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si përgjegjës kryesorë të aferave korruptive që akuzohet Veliaj. Berisha ngre akuza se Veliaj është arrestuar me urdhër të Ramës, ndërsa i bën thirrje këtij të fundit se nuk mund të fshehë aferat e tij me arrestimin e Veliajt dhe Ajola Xoxës.
Tensione janë regjistruar gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Teksa Kryetari i PD-së, Sali Berisha ishte duke folur nga foltorja e Kuvendit, Spiropali i ka kërkuar të mbarojë fjalën pasi kishte mbaruar koha, por Berisha ka refuzuar të lërë foltoren. Gjatë debatit për përfundimin e kohës së tij, Berisha iu drejtua Spiropalit duke thënë “te Erjoni do shkosh edhe ti”, duke iu referuar kryebashkiakut të arrestuar sot.
Kryedemokrati Sali Berisha përfundoi fjalëne tij në foltoren e Kuvendit, por deputetët demokratë kanë kërkuar që ai të vijonte. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali këmbënguli që Berisha kishte përfunduar me minutazhin dhe se nuk mund të bëhej më transferimi i minutave. Deputeti demokrat Flamur Noka ka shkuar pranë foltore ku ndodhej dhe Berisha në atë moment. Njëkohësisht aty u afruan dhe dy Gardistë. Noka tentoi të afrohej pranë vendit të kryeparlamentares, por Gardistët e penguan. Në këtë moment ai shtyu njërin prej tyre. Spiropali iu drejtua deputetit duke i thënë: “S’ke pse më afrohesh!”
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, mbajti fjalën në foltoren e Kuvendit. Balla iu drejtua kryedemokratit Sali Berisha i cili hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ndaj qeverisë. Balla i tha Berishës se ai duhet të bëjë kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për akuzat që thotë. Ai iu drejtua dhe emigrantëve duke u kërkuar që të regjistrohen për votën e 11 majit në zgjedhjet parlamentare.
Deputeti demokrat Flamur Noka nga foltorja e Kuvendit ka thumbuar deputetët e mazhorancës lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Veliaj. Noka ka hedhur thumba duke thënë se deputetëve të opozitës u ka rënë një hije e zezë. Ai shprehet optimist për zgjedhjet e 11 Majit, teksa shprehet se në këtë datë përfundon mandati i PS dhe fitorja është e Partisë Demokratike.
Marrë nga Dosja.al