KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: FSHF dënon aktet e dhunës në derbin Partizani-Tirana
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > FSHF dënon aktet e dhunës në derbin Partizani-Tirana
FokusOpinionSportiZhvillim

FSHF dënon aktet e dhunës në derbin Partizani-Tirana

Përditësimi i fundit: 11 Shkurt, 2025 9:40 am
184 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Federata e Futbollit dëshiron të sqarojë opinion publik në lidhje me sjelljen dhe qëndrimin e Policisë së Shtetit në ndeshjen e kategorisë “Abissnet Superiore”, Partizani-Tirana të luajtur në stadiumin “Arena e Demave” të dielën.

Federata ka ndjekur të gjitha procedurat dhe protokollin standard për organizimin e ndeshjes, duke vënë në dijeni përmes shkresave Policinë e Shtetit dhe në bashkëpunim me klubin e Partizanit, që ishte pritës, ka marrë masat përkatëse për sigurinë e ndeshjes dhe me shoqërinë private të sigurisë fizike.

Dëshirojmë të sjellim në vëmendje se Ligji për Sportin Nr. 105/2020 i ndryshuar në nenin 51 thotë se “ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucionale e organeve të Policisë së Shtetit”.

Përveç ligjit për sportin, vitin e kaluar është firmosur një memorandum bashkëpunimi mes Federatës së Futbollit dhe Ministrisë së Brendshme, që e bën të qartë se Policia e Shtetit “merr përsipër ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në stadiumet dhe mjediset sportive”.

Sipas këtij memorandumi, Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me FSHF-në, harton dhe zbaton masa shtesë sigurie për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, spektatorëve dhe palëve të interesuara, nëpërmjet Policisë së Shtetit.

Për t’u kthyer te derbi i të dielës, Policia e Shtetit ka mbërritur me vonesë në stadiumin e Partizanit, duke lënë hapësirë për përplasjen e tifozerive jashtë stadiumit, siç duket qartë pa asnjë plan masash, që zakonisht bëhet publik gjithmonë para ndeshjeve derbi.

Madje, Policia nuk mori përsipër fillimisht për të shoqëruar ekipin e Tiranës drejt stadiumit, gjë që solli edhe shtyrjen e ndeshjes me 30 minuta.

Siç u pa, në momentin që forcat e policisë erdhën në stadium dhe morën kontrollin e situatës, duke bërë detyrën e tyre, nuk pati incidente mes tifozëve.

Gjithashtu, u konfirmua se stadiumi i Partizanit është i përshtatshëm për të pritur ndeshje të këtij niveli dhe mjafton që policia të kryejë detyrën e vet funksionale që ia ngarkon ligji për të siguruar rendin në mjediset sportive.

Federata shpreh keqardhje për incidentet dhe për lëndimin e disa tifozëve dhe efektivëve të policisë, por thekson se këto incidente erdhën si pasojë e mungesës së përgjegjësisë nga ana e zyrtarëve të policisë.

Ky në fakt nuk është rasti i parë kur Policia e Shtetit refuzon të bëjë detyrën dhe të bashkëpunojë me klubet dhe Federatën, pasi edhe në raste të tjera nuk ka pranuar të marrë përsipër sigurinë e ndeshjeve për arsye të pabazuara. Dhe pavarësisht se përmes shkresave kanë refuzuar të bëjë detyrën, sërish efektivët e Policisë së Shtetit janë paraqitur para ndeshjeve dhe kanë marrë kontrollin e rendit dhe sigurisë.

Federata është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha institucionet për mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe garave sportive. Por nëse kjo lloj qasjeje do të vazhdojë edhe në të ardhmen, Federata është e detyruar të rishikojë qëndrimin e saj dhe të marrë masa ekstreme deri në pezullimin e garave kombëtare të futbollit për një afat të pacaktuar.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Veliaj mesazhe nga qelia: Tani nuk kam më detyrimin të hesht
Artikulli tjetër Seanca plenare në Kuvend, në qendër arrestimi i Veliajt

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.